Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Time

Filmi

Time


Lënda

PSIKOLOGJI


Përgatitur nga

Nerxhivane Haziri-Gjukaj, SH. M. "Mileniumi III" Prishtinë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Time
Time

Përshkrimi i filmit

Filmi “Time” përshkruan ndikimin shoqëror, respektivisht individual, në marrëdhëniet shoqërore.

Gjatë këtyre minutave shpërfaqen vlerat njerëzore, përkatësisht altruizmi, dhembshuria, empatia, por gjithashtu shpërfaqen edhe emocione të forta të ankthit, frikës dhe humbjes, të cilat shpesh në jetën e përditshme shihen si forcë e pamposhtur njerëzore, por edhe si dëshirë e fortë për të ndihmuar të tjerët.

Njësia mësimore

Sjellje ndihmuese (Ndikimi social)

Fushat e kurrikules

Shoqëria dhe mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën 5 dhe 6,
Klasa XI dhe XII.

Kompetencat

—Kompetenca e të shprehurit dhe të menduarit;
—Kompetenca për jetë, për punë dhe mjedis;
—Kompetenca personale, kompetenca qytetare.

Rezultatet e të nxënit

—Nxënësi analizon ndikimin social në së paku dy situata jetësore;
—Nxënësi dallon vlerat njerëzore (altruizmin, dhembshurinë, empatinë);
—Nxënësit identifikojnë emocionet e frikës, të ankthit, humbjes dhe vdekjes;

PSIKOLOGJI
DokuLab
Time

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Time
Time

Pikat e diskutimit

  1. Si e kuptoni ngjarjen e shpërfaqur në film?
  2. Cilat janë vlerat kryesore që dalin në sipërfaqe në këtë film?
  3. Si shpërblehen sjelljet pozitive në kulturën dhe shoqërinë tonë?
  4. Pse ndihmojmë? Kur ndihmojmë më shumë?
  5. Çfarë fshihet pas një emocioni të ankthit, frikës?


Aktivitetet

Diskutim në klasë:

Nxënësit ndahen në grupe. Grupi i parë gjen të dhëna për altruizmin. Grupi i dytë analizon pyetjen, pse ndihmojmë?

Detyrë shtëpie:

Shkruajmë: Si ndihemi kur ndihmojmë?

Ese:

Deri në 300 fjalë: përshkruani përfitimet fizike (trupore) emocionale dhe mendimet.

PSIKOLOGJI
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.

Learn about SDG’s