Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Time

Filmi

Time


Lënda

PSIKOLOGJI


Përgatitur nga

Dalila Lekaj, SH. M. "Luciano Motroni" Prizren

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Time
Time

Përshkrimi i filmit

Filmi tregon historinë e një burri që ishte i njohur në vendin e tij por edhe në qytetet përreth si person altruist. Ai ndihmonte njerëzit të cilët në mënyrë aksidentale ose në mënyrë vetanake binin në lum.

Baca Sylë vepronte atëherë kur të tjerët kishin hequr dorë. Ai vinte në rrezik jetën e vet për të shpëtuar të tjerët ose për të nxjerrur trupat e tyre të pajetë nga dallgët e vrrullshme të lumit, vetëm e vetëm që familja të kishte një varr ku të qanin të dashurit e tyre.

Të gjitha këto ai i bënte pa asnjë kompenzim, madje edhe në rastet kur i ofroheshin të holla, ai nuk i pranonte. Me shembullin e tij baca Sylë kishte mësuar pasardhësit e vet, por edhe të gjithë ata që e njihnin se çfarë do të thotë të japësh pa kërkuar asgjë në këmbim.

Njësia mësimore

Sjellja ndihmëtare (Altruizmi) dhe agresiviteti;

Fushat e kurrikules

Shoqëria dhe mjedisi

Përshtatshëm për

Klasat XI, XII

Kompetencat

—Kompetenca qytetare dhe personale;
—Kompetenca e të menduarit;
—Kompetenca digjitale, etj.

Rezultatet e të nxënit

—Kupton sjelljen ndihmuese;
—Demonstron qëndrime tolerance për jetën personale dhe zhvillon mirëkuptimin;
—Njeh agresivitetin dhe teoritë e tij;

PSIKOLOGJI
DokuLab
Time

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Time
Time

Pikat e diskutimit

  1. —Të diskutojmë rreth filmit (personalisht), tiparet e personalitetit Baca Sylë
  2. —A njihni ju ndonjë person të afërt që ka tipare të ngjajshme me personazhin e filmit
  3. —Cili është mesazhi që ju mund të nxirrni nga ky film


Aktivitetet

Evokim:

—Në fillim bëj një studi mendimesh rreth altruizmit. Çka është altruizmi? Cila është e kundërta e altruizmit? Shikimi i filmit "Koha"? Diskutim rreth filmit, pyetje rreth filmit.

Realizim:

—Lexim i pavarur i tekstit nga njësia mësimore Altruizmi dhe Agresiviteti.

Reflektim:

—Shkruani dy raste kur ju jeni treguar altruist dhe dy raste ku jeni treguar agresiv. Diskutojnë nxënësit në klasë rastet personale.

PSIKOLOGJI
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.

Learn about SDG’s