Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Jetë brenda ekranit

Filmi

Jetë brenda ekranit


Lënda

PSIKOLOGJI


Përgatitur nga

Sabina Halili, SH. M. "Gjon Buzuku" Prizren

Jetë brenda ekranit
Jetë brenda ekranit

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar ”Jetë brenda ekranit” përshkruan ndikimin negative të rrjetëve sociale, posaçërisht tek shkollat e mesme te ulta prej klasë 6 deri 9, ku në këtë moshë ende nuk kanë perceptime të qëndrueshme dhe kontrollë të plotë për veprimet e tyre.

Mungesa e komunikimit dhe bashkëpunimit prind–fëmijë që kemi, si dhe një përdorim i pa kontrolluar i rrjeteve sociale sjellë pasoja të përjetimit të dhunës psikologjike.

Fotografitë e postuara ju përdoren si mjete kërcenuese për t’i shfrytëzuar seksualisht, apo për qëllime tjera përfituese.

Mediat sociale në këtë kohë të teknologjisë përpos përparësive, sjellin ngacmime të formave të ndryshme që ju ndodhin të rinjëve.

Për trajtimin e kësaj dukurie duhët të përdorën mekanizma të posaçëm instistucional, duke vetëdijësuar të rinjtë dhe prindërit për pasojat e këtyre ngacmimeve mediatike në shëndetin mendor siç janë ankthi, depresioni, stresi etj.

Njësia mësimore

Stresi dhe përballimi i tij

Fushat e kurrikules

Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën; 5, 6. Klasa: XI

Kompetencat

I Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit - Komunikues efektiv (Shpreh mendimin e lirë, opinionin dhe qëndrimin për një temë të caktuar nga jeta, shkenca, shoqëria, duke përdorur forma të ndryshme të komunikimit me gojë me shkrim etj.)

II Kompetenca e të menduarit - Mendimtar kreativ (Në forma të ndryshem prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjës dhe të klasifikimit të informatave për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvilimin aktual lidhur me temën përkatëse.)

III Kompetenca e të nxënit – Nxënës i sukseshëm (Në mënyrë efektive shfrytzon përvojat paraprake gjatë zgjidhjes së situatave të ndryshme në jetën e përditshme apo gjatë kryerjës së një detyre, ndan përvojat me të tjerët për mënyrat më praktike të shfrytëzimit të përvojave pararake në arritjen e dijeve të reja)

IV. Kompetenca qytetare – Qytetar i përgjegjshëm (Shpjegon të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e individit në raste të ndryshme, si: në shtëpi, në klasë, në shkollë, në shoqëri, dallon rastët kur hyjnë në konflikt me njëri-tjetrin dhe paraqet alternativa të zgjidhjës së tyre.)

Rezultatet e të nxënit

-Përgjegjësia ndaj vetës si dhe shoqërisë,
-Evitimi i paragjykimeve ndaj të tjerëve,
-Aftësim për mësim gjatë gjithë jetës,
-Krijimi i identitetit personal.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Jetë brenda ekranit

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Jetë brenda ekranit
Jetë brenda ekranit

Pikat e diskutimit

  1. Çfarë kuptoni me stres?
  2. Cilët janë burimet e stresit?
  3. Përmendni disa grupe stresorësh?
  4. Bazuar në këtë dokumentar, cilët janë mekanizmat që kishit me i përdor për të parandaluar ngacmimet përmes mediave sociale?


Aktivitetet

Hapi I: Harta e konceptit

Mësimdhënësja fillimisht shënon konceptët kryesore në tabele dhe ju drejton pyetje nxënësve, për të marrë përgjigje rreth këtij koncepti: Cilët janë faktorët që shkaktojnë më shumë stres tek të rinjët?

Hapi II: Veprimtari me lexim të drejtuar (VLD) dhe shikimi i filmit

Fillimisht nxënësve ju lëshohet filmi dhe pastaj klasa ndahet në dy grupe. Mësimdhënësi i orienton nxënësit të marrin informacion rreth këtyre çështjeve të mësimit. Grupi 1: Stresi dhe burimet e tij. Grupi 2: Reagimet ndaj stresit. Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksti mësimor. Pasi ata e shikojnë edhe filmin besojë që janë të motivuar të mendojnë dhe të parashikojnë rreth asaj që po lexojnë. Kur nxënësit janë gati, ata i diskutojnë informacionet me mësimdhënësin/en. Njohuritë e nxënësve plotësohen me informacione të tjera nga mësimdhënësi/ja.

Hapi III: Shkrim i lirë

Bazuar në këtë dokumentar dhe në përvojat personale, cilët janë mekanizmat që do t'i përdornit për të parandaluar ngacmimet përmes mediave sociale?

PSIKOLOGJI
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Lexo më shumë në këtë temë:

Learn about SDG’s

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.