Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Përbrenda

Filmi

Përbrenda


Lënda

PSIKOLOGJI


Përgatitur nga

Sabina Halili - Dishallari, SH. M. "Gjon Buzuku" Prizren

Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "Film & Factual Media: Educating 4 Equality". Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Përbrenda
Përbrenda

Përshkrimi i filmit

Në këtë film dokumentar “Përbrenda” trajtohet veprimtaria dhe jeta e një familje në qëndër të Prizrenit. Aty shohim një ambient pak të izoluar, por Ergjani është nje djalë i ri, i cili i jep harmoni familjes dhe veprimtarisë së tij. Ai flet me shume pasion për profesionin e tij prej kasapi si dhe për historinë e familjës së tij, të cilët i kanë lënë si trashëgimi këtë shtëpi e cila ka qenë mjaftë e vjetër dhe vazhdon të jetë në vendin e njëjtë, por me disa ndryshime pozitive në
strukturën e shtëpisë.

Në këtë film shohim emocione të vetëdijshme siç janë krenaria, që Ergjani e ka ndaj profesionit të tij, pastaj e kemi ndjenjën e turpit që e ka përjetuar gjyshi i gjyshes së Ergjanit dhe nga kjo ndjenjë ai është fshehur duke e vendosur një kapelë për t’iu shmangur kontaktit me të tjerët.

Kurse Ergjani ka një lidhje të mirë me të tjerët dhe familjën, ku shohim një pranim social dhe në të njëjtën kohë shmang përjashtimin nga tjerët. Pra, në këtë film shohim se emocionet janë universale dhe kan funksion adaptues.

Njësia mësimore

Fushat e sjelljes emocionale

Fushat e kurrikules

Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën; 5, 6; Klasa: XI

Kompetencat

I. Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit - Komunikues efektiv (I.7 Shpreh mendimin e lirë, opinionin dhe qëndrimin për një temë të caktuar nga jeta, shkenca, shoqëria, duke përdorur forma të ndryshme të komunikimit me gojë me shkrim etj.)
II. Kompetenca e të menduarit - Mendimtar kreativ (II.1 Në forma të ndryshem prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjës dhe të klasifikimit të informatave për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvilimin aktual lidhur me temën përkatëse.)
III. Kompetenca e të nxënit – Nxënës i suksesshëm (III. 2. Në mënyrë efektive shfrytëzon përvojat paraprake gjatë zgjidhjes së situatave të ndryshme në jetën e përditshme apo gjatë kryerjës së një detyre, ndan përvojat me të tjerët për mënyrat më praktike të shfrytëzimit të përvojave pararake në arritjen e dijeve të reja.)
VI. Kompetenca qytetare – Qytetar i përgjegjshëm (VI. 1. Shpjegon të drejtat, detyrat dhe përgjegjësit e individit në raste të ndryshme, si: në shtëpi, në klasë, në shkollë, në shoqëri, dallon rastët kur hyjnë në konflikt me njëri-tjetrin dhe paraqet alternativa të zgjidhjës së tyre.

Rezultatet e të nxënit

Sipas kurrikulës së Kosovës objektivat që synohen të arrihen përmes këtij filmi dokumentar janë: Të përgjithshmet | Aftësim për mësim gjatë gjithë jetës, Përgjegjësia ndaj vetes si dhe shoqërisë, Aftësimi për jetë dhe punë në kontekste të ndryshme shoqërore.

Sipas lëndës dhe njësisë mësimore qëllimet që duhët të arrihen përmes këtij filmi dokumentar janë: Nxënësi njeh rolin e evolucionit në shprehjen e emocioneve, Nxënësi vlerëson funksionin adaptues të emocioneve, Nxënësi shpjegon intelegjencën emocionale.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Përbrenda

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Përbrenda
Përbrenda

Pikat e diskutimit

  1. Çfarë ju shtyen të mendoni ky film dokumentar?
  2. Shpjegoni funksionin adaptues dhe universal të emocioneve sipas Çarls Darvinit?
  3. Çfarë funksioni kanë emocionet?
  4. Çfarë është inteligjenca emocionale?
  5. Çfarë rëndësie ka familja në ushtrimin e profesionit dhe në gjendjen emocionale të individit?


Aktivitetet

Harta e konceptit

Mësimdhënësja fillimisht shënon konceptet kryesore në tabelë dhe ju drejton pyetje nxënësve, për të marrë përgjigje rreth këtij koncepti: Çfarë rëndësie kanë emocionet në jetën tonë?

Veprimtari me lexim të drejtuar (VLD) dhe shikimi i filmit

Fillimisht nxënësve ju lëshohet filmi dhe pastaj nxënësit ndahën në grupe. Gr.1 Roli i evolucionit në emocione; Gr.2 Funksionet adaptuese të emocioneve; Gr.3 Inteligjenca emocionale. Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksi mësimor dhe shikimi i filmit i nxit nxënësit ta diskutojnë këtë temë. Pasi nxënësit janë gati, ata i diskutojnë informacionet me mësimdhënësin/en. Njohuritë e nxënësve plotësohen me informacione të tjera nga mësimdhënësi/ja.

Shkrim i lirë

Interpretoni emocionet tuja që keni ndaj shkollimit tuaj të tanishëm pasi që kjo është veprimtari e juaj momentale apo çfarë emocione keni ndaj shkollës

PSIKOLOGJI
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.