Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Pa vlla

Filmi

Pa vlla


Lënda

SOCIOLOGJI


Përgatitur nga

Jehona Luma - Reçica, SH. M. "Ulpiana" - Lipjan

Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "FILM & FACTUAL MEDIA" nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë", financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Pa vlla
Pa vlla

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar “Without a Brother - Pa vlla” paraqet mentalitetin shqiptar për sa i përket lindjes së fëmijëve. Vërtet që prej vitesh është thyer disi tabuja e të kërkuarit patjetër një fëmijë mashkull nga martesa, sidomos në zonat urbane, por nuk kanë të numëruar rastet kur vajza pritet si hidhërim.

Në këtë film paraqitet shoqëria patriarkale me botëkuptime të ngurta të ndërtuara mbi të drejtën zakonore, shoqëri që akoma toleron dhunën në familje, shoqëri që akoma i bën presion gruas me i lindë katër-pesë vajza derisa ta sjellë në jetë një djalë.

Katër gra, një histori e rrëfyer në gjithë Kosovën se si është barra e të qenit vajzë, në familjet pa djem. Fatmirja, fëmija i nëntë në familje tregon se e gjithë familja e saj e ka pritur me padurim e shumë gëzim lindjen e një djali, kjo për shkak se familja kishte shtatë vajza e një djalë e që ardhja e saj në jetë e bëntë vajzen e nëntë në familje, e që sipas motrës së madhe nuk e meriton pagëzimi me emrin Fatmire pasi që ishte vajzë.

Rrëfimi i Gentës si fëmija i parë dhe i vetëm në familje përshkruan ndjenjën e “fajit” që ishte vajzë e nuk ishte djalë për t`i përmbushë kërkesat e familjes dhe rrethit.

Njësia mësimore

Familja dhe funksionet e saj;
Seksi dhe gjinia;
Ndikimet kulturore në formësimin e roleve gjinore.

Fushat e kurrikules

Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkalla V, VI.
Klasa XI, XII

Kompetencat

I. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit – Komunikues efektiv (Diskuton në mënyrë konstruktive (në gjuhë amtare dhe/ose në një gjuhë të huaj) me moshatarët dhe të rriturit për tema me interes mësimor, shoqëror ose nga jeta e përditshme, duke bërë pyetje, përgjigje dhe duke veçuar informacionin kryesor)

II. Kompetenca e të menduarit – Mendimtar kreativ (Modelon zgjidhjen e një problemi të dhënë (në klasë, apo jashtë saj) për një temë të caktuar nga një fushë mësimore, duke e zbërthyer në hapa të vegjël dhe jep sqarime të nevojshme për hapat e ndjekur në zgjidhjen e problemit, duke përdorur forma të ndryshme të të shprehurit.

III. Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis – Kontribuues produktiv (Harton një projekt (individualisht ose në grup) për organizimin e një aktiviteti me karakter
edukativ brenda ose jashtë shkollës, në të cilin identifikon dhe vlerëson resurset e nevojshme njerëzore dhe materiale që mundësojnë arritjen e objektivave të caktuara)

Rezultatet e të nxënit

Kultivimi i identitetit personal, kombëtar, i përkatësisë shtetërore e kulturore

SOCIOLOGJI
DokuLab
Pa vlla

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

SOCIOLOGJI
DokuLab
Pa vlla
Pa vlla

Pikat e diskutimit

  1. Çdo të thotë të jesh djalë/vajzë në familje?
  2. Cila është barra e të qenit vajzë, në familjet pa djem?
  3. Me çfarë paragjykime përballen familjet që kanë veç vajza?
  4. Bazuar në film, si mund t`i kapërcejmë të streotipet gjinore?


Aktivitetet

Hapi I: Harta e konceptit.

Mësimdhënësja u drejton pyetje nxënësve, për të marrë përgjigje rreth konceptit: Çfarë kuptoni me përbërjen e familjes?

Hapi II: Veprimtari me lexim të drejtuar (VLD).

Klasa ndahet në tri grupe. Mësimdhënësja i orienton nxënësit të marrin informacion rreth çështjeve të mësimit. Grupi 1: Funksioni biologjik -riprodhues në familje. Grupi 2: Në këndvështrimin social dëshira për të mos pasur vajza në familje? Grupi 3: Emri si mënyrë “që të na ndalet lindja e fëmijeve vajza”. Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksi mësimor. Ata nxiten që gjatë leximit të mendojnë dhe të parashikojnë rreth asaj që po lexojnë. Pasi nxënësit janë gati, ata i diskutojnë informacionet me mësimdhënësin/en. Njohuritë e nxënësve pasurohen me informacione të tjera nga mësimdhënësi/ja.

Hapi III: Shkrim i lirë.

Mentaliteti këtu, e kërkon që të kesh një djalë patjetër?

SOCIOLOGJI
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Lexo më shumë në këtë temë:

UN Women Digital Library

Learn about SDG’s

Gender stereotyping

Gender Equality Training

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.