Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Nuk jam vetëm

Filmi

Nuk jam vetëm…


Lënda

PSIKOLOGJI


Përgatitur nga

Jeta Rexha, SH. M. "Hajdar Dushi" Gjakovë

Nuk jam vetëm
Nuk jam vetëm…

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar “Nuk jam vetëm” flet për një grua moderne. Aleksandra, e cila jeton në një shoqëri urbane shqiptare të shek. XXI, duke veshur dhe pasqyruar tërë kompleksitetin e saj. Si është të jesh femër në ditët e sotme?

Aleksandra rrëfen jetën e të qenurit femër, i pëlqen që është femër, nuk do të donte të ishte mashkull. Si femër që është ajo tregon për tiparet e veta si ndjeshmëria, butësia, shprehëse e ndjenjave etj.

Në bashkëbisedim me një femër tjetër, personazhi tregon se për çfarë e ngacmojnë të tjerët. Ajo tregon se të tjerët e ngacmojnë kur vishet me minifund ose ndonjë fustan. Në dhomën e saj, ajo zgjedh rrobat për të veshur dhe bëhet gati për të dalë. Tregon për ngacmimet që ka pasur në rrugë nga persona të ndryshëm. Ndërkohë që ecën rrugëve të Tiranës, ajo që të bënë përshtypje është mënyra se si e shikojnë meshkujt. Çdo femër në botë ka përjetuar të paktën një herë në jetë ngacmime në rrugë.

Njësia mësimore

Përshtypja e parë dhe skemat. Stereotipat.

Fushat e kurrikules

Shoqëria dhe Mjedisi.

Përshtatshëm për

Shkallën; 5, 6. Klasa: XI dhe XII.

Kompetencat

Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit - Komunikues efektiv (1. Shprehet përmes një forme të komunikimit, për një temë të caktuar në një material/prezantim prej 200 fjalësh dhe veçon çështjet kryesore të ngritura në material/prezantim; 2. Lexon rrjedhshëm një tekst në gjuhën amtare, të përbërë prej 3-5 paragrafëve, u përgjigjet pyetjeve të shtruara për llojin e tekstit, stilet e të shkruarit, tregon qëllimin dhe lidhjen ndërmjet përmbajtjes së paragrafëve.)

Kompetenca e të menduarit - Mendimtar kreativ (1. Në forma të ndryshme të të shprehurit prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informatave për fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse p.sh., temë nga shkenca, nga kultura, nga arti, nga sporti, nga shëndetësia, nga shoqëria, nga mjedisi etj).

Kompetenca e të nxënit - Nxënës i suksesshëm (1. Demonstron shkathtësi funksionale në lexim-shkrim, në matematikë, në jetën e përditshme, në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për kryerjen e një detyre apo aktiviteti dhe gjatë të nxënit të dijeve të reja në ndonjë fushë të caktuar mësimore; 2. Parashtron pyetje dhe shfaq mendime të strukturuara për zgjidhjen e një problemi apo detyre të caktuar, bën përmbledhjen e së paku dy veprimeve të përdorura të cilat përcaktojnë drejtimin e mëtejmë të të nxënit të vet për temën apo problemin e caktuar).

Rezultatet e të nxënit

Zhvillon përgjegjësitë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Nuk jam vetëm…

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Nuk jam vetëm
Nuk jam vetëm…

Pikat e diskutimit

  1. Çfarë kuptoni me konceptin perceptim social?
  2. Si i krijojmë ne përshtypjet për të tjerët?
  3. Përshkruani procesin e kalimit nga përshtypja e parë te skemat?
  4. Çfarë kuptoni me stereotipizim?
  5. Pse veshja është më e rëndësishme më shumë për femrat se sa për meshkujt në formimin e përshtypjeve?
  6. Pse femrat stereotipizohen më shumë se meshkujt?


Aktivitetet

Stuhi mendimesh.

Mësimdhënësi/ja organizon me klasën stuhi mendimesh për konceptin e perceptimit social.

Veprimtari me lexim të drejtuar (VLD).

Mësimdhënësi/ja nxit mendimin e nxënësve nëpërmjet pyetjeve të mëposhtme: 1. Si i krijoni ju përshtypjet për të tjerët? 2. Si i formojmë stereotipat për meshkujt dhe femrat? Më pas klasa ndahet në dy grupe. I orienton nxënësit të marrin informacion rreth çështjeve të mësimit. Grupi 1: Nxënësit japin një shpjegim për formimin e përshtypjeve dhe skemave. Grupi 2: Nxënësit japin një shpjegim për stereotipet.

Rishikim me rigrupim.

Secilit grup i ipet një fletë në të cilën shtrohet një mësim, detyrë, pyetje apo problem. Pastaj, kur grupet ta kryejnë punën në fletën e vet, fleta përcillet nga njëri grup tek tjetri derisa të gjitha grupet t`i shkruajnë mendimet e tyre për temën apo t’i plotësojnë mendimet që i kanë dhënë grupet tjera. Pyetja: Pse veshja është e rëndësishme më shumë për femrat sesa për meshkujt në formimin e përshtypjeve? Pyetja: Pse femrat stereotipizohen më shumë se meshkujt?

PSIKOLOGJI
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Lexo më shumë në këtë temë:

UN Women Digital Library

Learn about SDG’s

Gender stereotyping

Gender Equality Training

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit