Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Nën duvak

Filmi

Nën Duvak


Lënda

PSIKOLOGJI


Përgatitur nga

Sabina Dishallari, SH. M. "Gjon Buzuku" Prizren

Gyltene Isufi, SH. M. "Zenit" Prishtinë

Arbnesha Kusari, SH. M. "Hajdar Dushi" Gjakovë

Nën duvak
Nën Duvak

Përshkrimi i filmit

“Paqi nevojë për mu, aq sa keni për pare” Filmi dokumentar “Nën Duvak” trajton martesën tradicionale në Malësinë e Hasit, se si në të kaluarën vajzat janë martuar. Shikuar në mënyrë kronologjike vajzat dhe gratë në shoqërinë tonë në përgjithësi më shumë kanë shërbyer në kujdesin familjar në përgjithësi, thuajse as pak nuk janë marrë në konsideratë mendimet apo vendimet që kanë të bëjnë me jetën e tyre, siç janë; shkollimi apo martesa.

Tek ky film gjejmë kryesisht se cila ka qenë mundësia në mes të përzgjedhjes apo dëshirave në raport me familjen lidhur me vendimin e martesës, që do të thotë se përzgjedhja e partnerëve për martesë nuk përcaktohej nga dashuria por ishin prindërit ata që vendosni për fëmijët e tyre sa i përket martesës, ku imponimi ndërlidhet si mohimi i të drejtave të njeriut.

Duvaku në këtë film është një mbulesë që mund të themi krijon ndalesa për vizionin e saj për të ardhmen. Qysh nga fëmijëria vajzat janë rritur me idenë se duhet të hynë në martesë, të krijojnë familje, janë këshilluar brez pas brezi në këtë mënyrë jetese. Kujdesi për mirëqenien e saj, psiko – social, nuk ka ekzistuar, por është krijuar izolimi dhe neglizhimi ndaj dëshirave, qëllimeve dhe ëndrrave të vajzave. E gjithë kjo mund të ketë ndikuar në mos krijimin e identitetit personal dhe përgjithësimin e tipareve të vetëpersonalitetit.

Paja (qeizi) që i jepet nusës ose vajzës konsiderohet si trashigëmi ekonomike që ajo e sjell nga shtëpia e prindërve për tek burri. Zakonet dhe traditat e martesës janë të bazuara edhe në Kanunin e Lekë Dukagjinit, mirëpo nëse analizojmë në detaje filmin shohim shumë konvertime të kulturave orientale tek ajo shqiptare. Nusja qysh në arritje përcjellet me disa rite një ndër to ku ajo thotë: “Paqi nevojë për mu, aq sa keni për pare”.

Kur e analizojmë në kontekstin kohor të tanishëm, ajo trajtohet më shumë si vegël materiale dhe shfrytëzuese për familjen ku do të jetoj. Vendosja e tre plisave në kokë simbolizon lindjen e djemëve. Në vazhdimësi të filmit kemi inserte se si gruaja trajtohet si pronë e burrit, e në ato rrethana një gjë e tillë konsiderohet si çështje normale, ku burri është ai që merr vendime për jetën e saj. Krahasimi i jetës familjare dhe i marrëdhënieve martesore në ditët e sotme me ato të priudhave të hershme, tregon se familja ka ndryshuar në mënyrë të dukshme si i përket mënyrës së stilit të jetesës.

Njësia mësimore

Karakteristikat e jetës së të rriturve (Karakteristikat kryesore të përshtatjës në martesë) (kl. XII)
Të menduarit (Mendimi dhe vendimmarrja për sjellje të sukseshme) (kl. XII)
Seksualiteti dhe Gjinia (Rolet Gjinore) (kl. XI)

Fushat e kurrikules

Shoqëria dhe mjedisi, Gjuhë dhe komunikim.

Përshtatshëm për

Shkallën 4, 5, 6 Klasat IX, X, XII.

Kompetencat

Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit,
Kompetenca e të menduarit,
Kompetenca për jetë, punë dhe mjedis,
Kompetenca qytetare.

Rezultatet e të nxënit

-Aftësim për mësim gjatë gjithë jetës,
-Promovimi i vlerave kulturore dhe qytetare.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Nën Duvak

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke e parë problemin lokal në kontekst global, dhe përfundimisht të merren veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambientin e klasës.

Shikoni Filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë njohja dhe respektimi i ideve, ndjenjave dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për ta marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe ti kuptojnë më mirë të njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Nën duvak
Nën Duvak

Pikat e diskutimit

  1. Si e përceptoni martesën në këtë film?
  2. Cili është roli vendimmarrës i personave në këtë film?
  3. Cilat janë pasojat e martesave të hershme?
  4. Krahasimi i martesave në periudha kohore
  5. Çfarë ndikimi ka imponimi i martesës në gjendjen emocionale?
  6. Mungesa shkollore, pasojë e inferioritetit në shoqëri
  7. Patriarkaliteti dominant në familje dhe shoqëri


Aktivitetet

Evokim – Brainstorming (Stuhi mendimesh)

Në fillim të orës mësimore pyesim nxënësit se çfarë njohurie kanë për martesën tradicionale në shoqërinë tonë dikur dhe tani. Bëjmë një hyrje të shkurtër dhe shkëmbejmë pyetje dhe përgjigje rreth asaj se çka kemi në fokus. Më pas shikojmë filmin.

Realizimi – Këndet

Pas përfundimit të filmit marrim mendimet e përgjithshme për filmin, më pastaj nxënësit i informojmë për referencat që do të marrin në lidhje me filmin, ku do të kenë mundësinë të shënojnë në fletë ndonjë detaj nga ajo që shohin, që do të ju shërbej si pikë reference për diskutim. Ndahen në dy grupe dhe shënojnë pikat e diskutimit që do të realizohen.

Reflektim

Pasi përcaktohemi për pikat e diskutimit i ndajmë nxënësit në dy grupe ku diskutohet. Grupi i parë do të mbrojë pikën e diskutimit: Martesa bashkëkohore dhe rolet gjinore; Grupi i dytë do të mbrojë pikën e diskutimit: Martesa tradicionale dhe rolet gjinore. Të dy nga grupet, do të mbrojnë gjithë përmbledhjen e diskutimit. Detyrë për nxënësit: Sygjerojmë nxënësit në mënyrë individuale të mbledhin më shumë materiale për këto dy pika diskutimi dhe të reflektojnë me një ese të analizuar me kritikën e tyre.

PSIKOLOGJI
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore.

Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor. Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Lexo më shumë në këtë temë:

UN Women Digital Library

Learn about SDG’s

Gender stereotyping

Gender Equality Training

Për të kërkuar shfaqjen e filmit, vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësit.