Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Muzika e dreqit

Filmi

Muzika e dreqit


Lënda

EDUKIMI MEDIATIK


Përgatitur nga

Fjolla Gashi, SH. M. "Ahmet Gashi" Prishtinë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Muzika e dreqit
Muzika e dreqit

Përshkrimi i filmit

Filmi flet për të rinjtë të cilët parapëlqejnë muzikën rock dhe metal, mirëpo ata janë të paragjykuar dhe konsiderohen si njerëz të devijuar, zanafilla e ksaj është në bazën e edukimit të çdo njërit nga ne duke filluar nga familja, në tekstet shkollore në media dhe në rrethin ku jetojmë.

Edhe pse jetojmë në shekullin XXI, të cilin mund ta konsiderojmë si shekullin e muzikës dhe përparimit të saj, në këtë listë muzikën rock nuk mund ta fusim si pjesë e llojeve të muzikës së përparimit, pasi që në mendësinë e shqiptarëve keqinterpretohet, keqkuptohet dhe paragjykohet me përmasa të mëdha.

Njësia mësimore

—Muzika dhe paragjykimet;
—Paragjykimet dhe stereotipet në media.

Fushat e kurrikules

—Kurrikuka me zgjedhje;
—Shoqëria dhe mjedisi.

Përshtatshëm për

Shkalla: V, VI;
Klasa: X, XI, XII.

Kompetencat

—Kompetenca digjitale;
—Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit;
—Kompetenca e të menduarit (mendimtar kreativ dhe kritik);
—Kompetenca personale (Individ i shëndoshë);
—Kompetenca qytetare (Qytetar i përgjegjshëm).

Rezultatet e të nxënit

◉Njeh botën e muzikës rock dhe ndikimin e saj tek të rinjtë;
◉Shpjegon se çka promovon muzika rock dhe metal;
◉Diskuton, për interpretimin e teksteve shkollore si dhe intepretimin medial për muzikën rock;
◉Analizon në mënyrë kritike mendësinë se pse janë krijuar këto paragjykime dhe stereotipe mediale.

EDUKIMI MEDIATIK
DokuLab
Muzika e dreqit

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

EDUKIMI MEDIATIK
DokuLab
Muzika e dreqit
Muzika e dreqit

Pikat e diskutimit

  1. Diskutojmë për filmin ‘Muzika e dreqit’
  2. Cilat janë paragjykimet dhe stereotipet më të shpeshta në të cilët keni hasur në media për muzikën rock?
  3. Mendoni që media mund të krijoj një realitet të ri duke ndryshuar mendësinë tonë si popull duke mos krijuar paragjykime dhe stereotipe për muzikën rock?


Aktivitetet

Parashikim i njohurive:

—Çka është muzika rock?; —Pse mendoni që mediat krijojnë streotipe dhe paragjykime për muzikën rock dhe metal?

Ndërtim i njohurive:

Nxënësit i ndajmë në dy grupe; — GRUPI I — I shkruajnë dhe i diksutojnë paragjykimet dhe stereotipet për muzikën rock dhe për të gjithë ata që e adhurojnë këtë muzikë, pastaj të dikutojnë se pse në librat shkollorë intepretohen në atë mënyrë muzika rock, dhe në fund si e paraqesin mediat?; — GRUPI II — Të krijojmë një botë pa paragjykime dhe pa stereotipe për këtë lloj muzike (rock-metal); Të gjitha opinionet, fjalët paragjykimet që u thanë tek grupi I, të marrin kthesën e një bote pa fjalë fyese ndaj komunitetit të muzikës rock dhe metal.

Përforcim i njohurive:

—Diskutim në grup se çfarë mesazhi do të duhej të përcillte media tek ne që ta ndryshoj realtitetin dhe të mos ekzistojnë paragjykimet dhe stereotipet në media.

EDUKIMI MEDIATIK
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.

Learn about SDG’s