Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Kosovatrans

Filmi

KosovaTrans


Lënda

SOCIOLOGJI


Përgatitur nga

Arbnesha Kusari, SH. M. "Hajdar Dushi" Gjakovë

Fatlume Hyseni, SH. M. “Zenel Hajdini” Gjilan

Feride Thaçi, SH. M. "Ulpiana" Lipjan

Jehona Luma, SH. M. "Ulpiana" Lipjan

Kujtesa Salihu - Keka, SH. M. “Xhavit Ahmeti” Gjilan

Sabina Dishallari, SH. M. "Gjon Buzuku" Prizren

Kosovatrans
KosovaTrans

Përshkrimi i filmit

Ky film dokumentar ka në objektiv çështjen e një adoleshenti transgjinor në Kosovë. Në film është rrëfimi në vetën e parë i një adoleshenti që nga momenti kur vëren shenjat e para që i pëlqejnë gjërat jokonvencionale e deri tek paragjykimet nga shoqëria dhe rrethi. Qysh nga fëmijëria, ky personazh nuk është ndjerë kurrë rehat me të qenurit i gjinisë mashkullore.

Gjithmonë e kanë tërhequr lodrat dhe gjësendet femërore, por duke qenë se është kritikuar nga prindërit e tij si dhe vet është ndjerë konfuz, ka filluar të besoj që është duke
bërë gjëra të gabuara dhe të papranueshme për shoqërinë. Me kalimin e viteve, gjendja psikike dhe emocionale e tij është përkeqësuar sidomos në periudhen e pubertetit, kur djaloshi bie në depresion dhe përjeton krizë të identitetit gjinor.

Filmi trajton një temë që është shumë pak e përmendur e lëre më e trajtuar në shoqërinë tonë, kjo edhe paraqitet qartë në film. Së pari, identifikimi personal, vështirësitë në zbulimin e identitetit, pranimi gradual i tij pavarësisht rrethanave dhe ndikimi i faktorëve siç janë familja, shoqëria e mbi të gjtha stereotipet e krijuara për vajza dhe për djem. Protagonisti rrëfen momentin se si është ndjerë kur ka vendosur për herë të parë buzëkuq, një produkt i prodhuar enkas për gra.

Rrëfimi vazhdon me përshkrimin e momenteve kur për herë të parë motra e tij kupton gjendjen e personazhit. Paraqet reagimin e saj fillestar dhe në fund pranimin e të vëllaut si transgjinor, e cila vjenë gradualisht si pasojë e informimit më të madh të saj për këtë realitet. Filmi përfundon me protagonistin i cili kthehet jetës normale duke pranuar realitetin për identitetin e tij/saj.

Njësia mësimore

Zhvillimi i të menduarit kritik tek nxënësit trajton tema të ndryshme që evokojnë fenomene të ndryshme sociale dhe kulturore.

Fushat e kurrikules

Gjuhët dhe komunikimi

Përshtatshëm për

Shkallën kurrikulare 5, klasa X dhe XI.

Kompetencat

I. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit (komunikon dhe gjykon në mënyrë të shëndoshë);

II. Kompetenca e të menduarit (zhvillimi i të menduarit kritik, pasurimi me njohuri të reja);

III. Kompeteca qytetare (promovimi i vlerave demokratike dhe qytetare);

IV. Kompetenca personale (zhvillimi i identitetit personal, njohja dhe respektimi i diversitetit).

Rezultatet e të nxënit

Zhvillimi i përgjegjësisë ndaj vetvetës, ndaj të tjerëve (shoqërisë dhe mjedisit); Kultivimi i identitetit personal dhe kombëtar.

SOCIOLOGJI
DokuLab
KosovaTrans

Shfaqja e facilituar

Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambientin e klasës.

Shikoni Filmin. Nxënësit e shikojnë filmin në grup.

Pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë njohja dhe respektimi i ideve, ndjenjave dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

SOCIOLOGJI
DokuLab
Kosovatrans
KosovaTrans

Pikat e diskutimit

  1. Si ndikojnë faktorët social dhe kulturor te koncepti për veten, qëndrimet, paragjykimet, stereotipet?
  2. Krijimi i identitetit gjinor.
  3. Lidhja social-emocionale me personat që na rrethojnë.


Aktivitetet

Evokim – Brainstorming (Stuhi mendimesh)

1. Çfarë njohuri kanë nxënësit rreth identitetit personal dhe identitetit gjinor (kl. XII)? 2. Çfarë kuptoni me pargjykim, stereotipizim dhe diskriminim (kl. XI)?

Realizimi – Kuptimi

Shikimi i filmit, ditari dy pjesësh, gjatë dhe pas shikimit të filmit nxënësve u kërkohet të mbajnë shenime në formë “citati” dhe komenti”.

Reflektimi

Diskutim në çifte

SOCIOLOGJI
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore.

Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor. Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Filmat tjerë që korespondojnë me këtë temë dhe të cilat mund të përdoren për trajtimin e temave të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm janë:

Solar Mamas
The Invisibles
Nuk jam vetëm
Kosovatrans
A Woman Captured

Lexo më shumë në këtë temë:

UN Women Digital Library

Learn about SDG’s

Gender stereotyping

Gender Equality Training

Për të kërkuar shfaqjen e filmit, vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësit.