Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

I kujt është flamuri

Filmi

I kujt është flamuri?


Lënda

GJUHË ANGLEZE


Përgatitur nga

Driton Mallaku, SH. M. "Gjon Buzuku" Prizren

Fatlume Hyseni, SH. M. “Xhavit Ahmeti” Gjilan

Jeta Rexha, SH. M. "Hajdar Dushi" Gjakovë

Merita Shala, SH. M. "Ahmet Gashi" Prishtinë

I kujt është flamuri
I kujt është flamuri?

Përshkrimi i filmit

“Dihet se me gjenerata të tëra kanë jap jetën për flamurin kombëtar Kuq e Zi, nuk ka kuptim ta kemi këtë flamur, kur as me referendum, as me votë nuk e kemi pas të drejtën me zgjedhë”. Filmi dokumetar “I kujt është flamuri” trajton temën e simbolit të flamurit të shtetit të ri të Kosovës dhe identitetin kosovar.

Gjithashtu në këtë film bëhet gërshetimi i flamurit Kuq e Zi dhe flamurit të Kosovës që njihet si flamur me gjashtë yje, e që ngareh linja paralele në mes të këtyre dy identiteve të përkatësisë kombëtare dhe identitetit.

“Gëzuar ditëlindjen Kosovë”

Njësia mësimore

Filmi dokumentar si një instrument për përmirësimin e procesit të mësimdhënies, si dhe zhvillimin e të menduarit kritik tek nxënësit trajton tema të ndryshme që evokojnë fenomene të ndryshme sociale.

Fushat e kurrikules

Gjuhët dhe Komunikimi, Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën kurrikulare 5 dhe 6, klasa XI - XII.

Kompetencat

I. Kompetenca e të mësuarit,

II. Kompetenca qytetare,

III. Kompetenca personale,

IV. Kompetencat e komunikimit dhe të shprehurit.

Rezultatet e të nxënit

Kultivimi i identitetit personal, kombëtar, përkatësia etnike. Promovimi i vlerave të përgjithshme kulturore dhe qytetare. Zhvillimi i përgjegjësinë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit.

GJUHË ANGLEZE
DokuLab
I kujt është flamuri?

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar. Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me nxënësit. Ky proces ndihmon nxënësit që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke e parë problemin lokal në kontekst global, duke praktikuar anët pozitive dhe rrjedhimisht të merren veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambientin e klasës.

Shikoni Filmin. Nxënësit e shikojnë filmin në grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, nxënësit reflektojnë mbi filmin e shikuar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat, emocionet dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera unike që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenjave dhe vlerave të ndryshme, ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri, duke krijuar kështu një diversitet.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për ta vazhduar këtë më tej, nxënësit inkurajohen të lidhin filmin dhe çështjet në jetën e tyre personale dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Nxënësit i konsiderojnë veprimet që mund t’i ndërmarrin për të adresuar inferioritetin, vetëbesimin e vetëvlerësimin në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve edhe atyre të nivelit ndërkombëtar.

GJUHË ANGLEZE
DokuLab
I kujt është flamuri
I kujt është flamuri?

Pikat e diskutimit

  1. Identitet kombëtar, etniciteti, dilemat.
  2. Cili flamur e përfaqëson identitetin e qytetarëve të Kosovës?
  3. Përceptimet e qytetarëve lidhur me simbolet e Republikës së Kosovës
  4. Pranimi ose mohimi i simboleve, konkretisht flamurit të Kosovës nga gjeneratat e reja dhe të vjetra
  5. Përceptimi i simbolit të flamurit të Kosovës nga komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë
  6. Dashuria për simbolet e shtetit të Kosovës, respekti, krenaria
  7. Lidhja emocionale me flamurin e Kosovës dhe flamurin Kuq e Zi: si një kujtim dhe marrëdhënie me kombin shqipëtar të cilit i përkasin
  8. Si kanë ndikuar rrethanat shoqërore në përceptimin dhe pranimin e indentitetit të kosovarëve
  9. Pjesa përbërëse e historisë në raport me flamurin Kuq e Zi dhe flamurin e Kosovës
  10. Ndikimi i institucioneve e sidomos ato arsimore në arsimimin e gjeneratave dhe ngritjene vetëdijës për simbolet shtetërore
  11. Sa i përfaqëson kosovarët flamuri dhe sa e paraqet thelbin e shtetit
  12. Tekstet shkollore në paraqitjen e historisë së Kosovës deri te shpallja e Pavarësisë dhe krijimit të simboleve shtetërore.


Aktivitetet

Evokim – Brainstorming (Stuhi mendimesh)

Ora e mësimit fillon diskutimin lidhur me dy çështje kryesore për debat: Me cilin flamur identifikoheni dhe cila është përkatsia e juaj etnike? Flamuri kuq e zi apo flamuri i Kosovës me yje? Kosovar apo Shqipëtar? Cila është lidhja emocionale që keni në raport me këta flamuj? Dashuri, respekt, krenari, kujtim, mohim, apati.

Realizimi – Ditari dy pjesësh

Nxënësit zgjedhin nga një paragrafë nga teksi apo shkëpusin pjesë nga filmi dokumentar, për të komentuar arsyen e zgjedhjes. Më pas i tregohet nxënësve që fleta të ndahet në mes me një vijë vertikale kurse në anën e majtë shkruhen citatet nga teksti, kurse në të djathtë komentet.

Reflektim - Diskutim në çift dhe grup

Nxënësit ndahen në dy grupe (Pro dhe Kundër) dhe diskutohet çështja e pranimit apo mohimit të flamurit të Kosovës dhe identitetit Kosovar.

GJUHË ANGLEZE
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore.

Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor. Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Filmat tjerë që korespondojnë me këtë temë dhe të cilat mund të përdoren për trajtimin e temave të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm janë: Solar Mamas, The Invisibles, Nuk jam vetëm, Kosovatrans, A Woman Captured.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit, vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënësit