Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Giulia

Filmi

Giulia


Lënda

PSIKOLOGJI


Përgatitur nga

Jeta Rexha, SH. M. "Hajdar Dushi" Gjakovë

Giulia
Giulia

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar “Giulia” flet për një vajzë 18 vjeç e cila jeton në Tiranë. Pasioni i saj është biçikleta. Downhill është një sport ku ajo e gjen vetën, natyra është ajo që e bënë këtë sport akoma dhe më të bukur. Ajo përjeton ndjenja fantastike teksa ecën me biçikletë mes pemëve dhe zbulon shtigje të ndryshme. Ajo përjeton adrenalinën në maksimum dhe teksa vozitë biçikletën nuk mendon asgjë tjetër përveç shtegut që ndjek dhe zhurmat e gjetheve të tokës apo frenave të biçikletës.

Downhill-in si sport e kam filluar në 2015 thotë Gulia, bashkë me dy shokë tjerë, duke zbuluar kodra të ndryshme. Mirëpo sfidat që kishte me biçikletën e detyruan atë që të punonte punë të përkohshme në call center për të mbledhur disa para dhe për të blerë një biçikletë. Nuk e kishte mbështetjen as të familjes për pasionin e saj. Mirëpo pavarësisht kësaj, Giulia filloi të merrte pjesë në gara të ndryshme dhe të triumfojë duke marrë medalje.

Njësia mësimore

Sjelljet dhe qëndrimet që nxisin shëndetin.

Fushat e kurrikules

Shoqëria dhe Mjedisi.

Përshtatshëm për

Shkallën 5. Klasa: XI.

Kompetencat

I. Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit - Komunikues efektiv (1. Shprehet përmes një forme të komunikimit, për një temë të caktuar në një material (prezantim) prej 200 fjalësh dhe veçon çështjet kryesore të ngritura në material (prezantim); 2. Diskuton në grup në mënyrë konstruktive, një diskutim në gjuhë amtare, apo në gjuhë angleze, në kohëzgjatje jo më shumë se 10 minuta, duke dhënë dhe duke marrë informata kthyese për një temë të caktuar nga ndonjë fushë mësimore formale dhe joformale etj.).

II. Kompetenca e të menduarit - Mendimtar kreativ (1. Në forma të ndryshme të të shprehurit prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informatave për fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse, p.sh., temë nga shkenca, nga kultura, nga arti, nga sporti, nga shëndetësia, nga shoqëria, nga mjedisi etj.).

III. Kompetenca e të nxënit - Nxënës i suksesshëm (Demonstron shkathtësi funksionale në lexim-shkrim, në matematikë, në jetën e përditshme, në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për kryerjen e një detyre apo aktiviteti dhe gjatë të nxënit të dijeve të reja në ndonjë fushë të caktuar mësimore).

Rezultatet e të nxënit

Sipas Kurrikulës së Kosovës objektivat që synohen të arrihen përmes këtij filmi dokumentar janë: Promovimi i vlerave të përgjithshme kulturore dhe qytetare, Zhvillimi i përgjegjësisë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Giulia

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Giulia
Giulia

Pikat e diskutimit

  1. Çfarë është psikologjia e shëndetit?
  2. Cilat janë sjelljet që promovojnë shëndetin?
  3. Ç’rëndësi kanë sjelljet e shëndetshme?
  4. Ç’rëndësi kanë sjelljet e shëndetshme?
  5. Çfarë sjellje të shëndetshme praktikoni ju?


Aktivitetet

Stuhi mendimesh

Çka kuptoni me psikologji të shëndetit?

Veprimtari me lexim të drejtuar (VLD)

Mësimdhënësi/ja ndan nxënësit në dy grupe. I orienton nxënësit të marrin informacion rreth çështjeve të mësimit. Grupi I: Studion sjelljet e shëndetshme Grupi II: Studion promovimin e sjelljeve të shëndetshme

Shkrim i lirë

Nxënësit japin mendimin e tyre rreth temës: Rëndësia e shëndetit në jetën tonë

PSIKOLOGJI
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Filmat tjerë që korespondojnë me këtë temë dhe të cilat mund të përdoren për trajtimin e temave të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm janë:

Solar Mamas
Point of No Return

Lexo më shumë për këtë temë në:

Learn about SDG’s

Gender Equality Training

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.