Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Ergys

Filmi

Ergys


Lënda

GJUHË SHQIPE


Përgatitur nga

Nuhi Kuçi, SH. M. "Skënderbeu" Kaçanik

Ergys
Ergys

Përshkrimi i filmit

Në këtë film dokumentar përjetojmë shpirtin fëmijëror të një djaloshi të quajtur Ergys, i cili është një lypës nga Shqipëria por që tash e një kohë jeton në Prizren. Gjithçka që ai ka tani janë vëllai i tij i madh, shokët e shoqet të cilët jo gjithmonë janë të mirë me të, si dhe atë shpresën e vogël e cila e mban gjallë. Ditët e tij duken gati gjithmonë njësoj, por ajo që i mungon atij janë prindërit e tij. Pavarësisht të gjithave ai sërish ka shpirtin e një fëmie sikurse të gjithë moshatarët e tij dhe mundohet të gjejë kënaqësi në gjithçka dhe çdo moment.

Përgjithësisht ky dokumentar lidhet me veprat e Migjenit në të cilat trajtohet tema e mjerimit, skamjes, vuajtjes, etj. Kërkimi i lëmoshës është i pranishëm në shumë krijime të Migjenit, andaj përmes këtij dokumentari ne mund t’i kuptojmë shumë mirë veprat e tij.

Njësia mësimore

Letërsi Shqiptare-Realizmi, Tema e Mjerimit në letërsinë shqipe.

Fushat e kurrikules

Gjuhët dhe Komunikimi, Jeta dhe Puna, Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën V dhe VI të Kurrikulës së Kosovës, Klasa XI dhe XII

Kompetencat

I. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit (1. Ritregon ngjarjen e një teksti të dëgjuar nga mjetet auditive, audiovizuale apo nga mësimdhënësi; 2. Shpreh për 3-5 minuta para moshatarëve dhe të tjerëve përjetimet dhe emocionet që e kanë shoqëruar gjatë shikimit të filmit “Ergys”)

II. Kompetenca e të menduarit (Parashtron pyetje dhe u përgjigjet pyetjeve për temën/problemin e dhënë në njërën nga format e të shprehurit)

III. (Kompetenca personale (Bashkëpunon me të tjerët pavarësisht prejardhjes, aftësive dhe nevojave të veçanta për arritjen e një qëllimi të përbashkët në aktivitet në klasë/shkollë apo jashtë saj)

IV. Kompeteca qytetare (Identifkon vlera shoqërore që kultivohen në klasë, në shkollë apo në familje si, p.sh. besimin e ndërsjellë, tolerancën, solidaritetin, respektin ndaj familjes, mirësjelljen ndaj të tjerëve, etj.)

Rezultatet e të nxënit

Të njohim personazhet e Migjenit, Diskutojnë për angazhimin e fëmijëve në punë, Roli i shoqërisë për ti mbrojtur fëmijët nga diskriminimi, Analizon personazhet e Migjenit dhe raportet me shoqërinë e mjedisin ku kanë jetuar.

GJUHË SHQIPE
DokuLab
Ergys

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke e parë problemin lokal në kontekst global, dhe përfundimisht të merren veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambientin e klasës.

Shikoni Filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre.  Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë njohja dhe respektimi i ideve, ndjenjave dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për ta marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë të njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

GJUHË SHQIPE
DokuLab
Ergys
Ergys

Pikat e diskutimit

  1. Ekonomitë familjare dikur dhe sot
  2. Cilët janë disa faktorë që i detyrojnë fëmijët të kërkojnë rrugëve “bukën e gojës”?
  3. Roli i shoqërisë, i prindërve në edukimin e fëmijëve.


Aktivitetet

Pjesa Hyrëse: Stuhi mendimesh (5 min)

Diskutohet me nxënës për faktorët që i detyrojnë fëmijët të dalin rrugëve. Tregojnë ndonjë rast që kanë parë fëmijë në rrugë duke kërkuar lëmoshë.

Pjesa Kryesore: Shikimi i filmit (10 min)

Nxënësve u kërkohet që gjatë prezantimit të filmit “Ergys” të mbajnë shënime dhe pas mbarimit të filmit të diskutojnë për to.

Rrjeti i Diskutimit (20 min)

Pas mbarimit të filmit nxënësve u shpërndahen fletë me një fragment nga vepra e Migjenit “Poema e Mjerimit“ njërit grup dhe “Luli i Vocërr” grupit tjetër, pastaj diskutojnë për pikat që janë të parapara më lartë (shënohen në tabelë).

Pjesa përfundimtare: Stuhi mendimesh (5 min)

Pyeten nxënësit nëse kanë diçka për të diskutuar për mjerimin. Japin ndonjë këshillë për edukimin e fëmijëve që të mos dalin të kërkojnë lëmoshë rrugëve.

GJUHË SHQIPE
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor. Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Filmat e rekomanduar që ndërlidhen me lëndën mësimore Gjuhë dhe letërsi shqipe janë:
Ergys
Shtojzovalle
“Mur”
“Solar Mamas”

Lexo më shumë në këtë temë:

Thënie nga Honore de Balzaku
Analiza e veprës Xha Gorio

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.