Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Bushi

Filmi

Bushi


Lënda

PSIKOLOGJI


Përgatitur nga

Feride Thaçi, SH. M. "Ulpiana" Lipjan

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Bushi
Bushi

Përshkrimi i filmit

Një vajzë pa babë, një film me një tregim të trishtë për periudhen e luftës në Kosovë.

Fillimi i filmit të jep ndjesi pozitive karakterizuar me nostalgjinë dhe entuziazmin për kujtimet e fëmijërisë me plotë detaje, ngjyra dhe gjallëri.

Megjithatë, entuziazmi dhe gjallëria zbehen në vijimin e rrëfimit të ngjarjes traumatike të vajzës e cila jetoi ditë ankthi dhe tmerri gjatë luftës në pamundësi komunikimi me familjen fillimisht, dhe me lajme të hidhura që kanë lënë gjurmë të pashlyera në kujtesën e saj, përjetësisht.

Njësia mësimore

Faktorët që ndikojnë në kujtesë

Fushat e kurrikules

Shoqëria dhe mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën: 5, 6
Klasa: XI dhe XII

Kompetencat

I. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit,
II. Kompetenca e të menduarit- mendimtar kreativ.
III. Kompetenca e të nxënit-nxënës i suksesshëm,
V. Kompetenca personale- Individ i shëndoshë,
VI. Kompetenca qytetare- Qytetar i përgjegjshëm.

Rezultatet e të nxënit

Identifikon faktorët që ndikojnë në kujtesë;
Krahason llojet e interferencave në kujtesë;
Zhvillon strategji për përmirësimin e kujtesës, bazuar në kuptimin tonë për të;
Vlerëson mënyrën se si bëhet regjistrimi dhe përdorimi i informacionit të kujtesës.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Bushi

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Bushi
Bushi

Pikat e diskutimit

  1. Shumica e njerëzve, sidomos kur ata rriten në moshë, dëshirojnë një kujtesë më të mirë. A është e vërtetë kjo për ju? A do të dëshironit të hiqnit kujtimet e vjetra? Pse?
  2. Si e perceptoni mbajtjen mend dhe rrëfimin e zonjës në film?
  3. Cilat janë efektet pozitive dhe negative të mbajtes mend?


Aktivitetet

Tipi i orës: Zhvillim; Struktura e orës: ERR; Evokimi: (10 min)

“Shkrim i lirë” përmes një shembulli personal ilustroni rastin që verteton se “çështjet jo të zakonshme janë më të lehta për tu mbajtur mend” (leximi i disa shkrimeve përzgjedhet në mënyrë të rastit).

Realizim kuptimi: (22 min) Shikimi i filmit dhe leximi i tekstit (teknika ruaje fjalën e fundit për mua)

Në realizim kuptimi fillimisht shikohet filmi pastaj ora vazhdon me leximin e tekstit fq.65-66 dhe njëkohësisht nxënësit udhëzohen që gjatë leximit të tekstit të përcaktohen për një apo më shumë pjesë që për ata janë më interesante, gjithashtu, nga nxënësit kërkohet që të identifikojnë pjesë mësimi që ndërlidhen me filmin dokumentar të shikuar paraprakisht.

Reflektimi: (13 min) Teknika “diskutim përmes shqyrtimit të përbashkët” ku pikat e përgatitura për diskutim janë:

—Kujtesa afatgjate është si një kartë krediti magjike me para të pakufizuara dhe pa datë skadimi; —Shumica e njerëzve, sidomos kur ata rriten në moshë, dëshirojnë një kujtesë më të mirë. A është e vërtetë kjo për ju? A do të dëshironit të hiqnit kujtimet e vjetra? Pse? —Si e perceptoni mbajtjen mend dhe rrëfimin e zonjës në film? —Cilat janë efektet pozitive dhe negative të mbajtes mend?

PSIKOLOGJI
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.