Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Bushi

Filmi

Bushi


Lënda

EDUKIMI MEDIATIK


Përgatitur nga

Fjolla Gashi, SH. M. "Sami Frashëri" Prishtinë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Bushi
Bushi

Përshkrimi i filmit

Rrëfimi i zonjës në film është një dramë në vete, realitet i trishtuar i luftës në Kosovë ndaj civilëve të rrëmbyer në prani të familjarëve që ende nuk dihet për fatin e tyre.

Zonja në film në mes të ankthit dhe shpresës, rrëfehet për fëmijërinë e saj të hershme, bashkë me familjen e saj duke përshkruar dashurinë e veçant të babait të saj ndaj fëmijëve, kujdesi i treguar për fëmijët, duke kujtuar momente lumturie në shtëpi, në rrugë e posaqërisht në satcionin e trenit, me ato bisedat e këndshme si babë e bijë.

Fliste me nostalgji për të, dhe me lot në sy, tregonte për rrugën dhe vizitat që i bënin bashkë tek të afërmit e tyre, ku tregon që hekurudha dhe treni janë pjesë e paharrueshme dhe e pashlyeshme në jetën e saj dhe vazhdon të jetoj me shpresën dhe kujtimet më të mirat për Bushin (babain e saj).

Ngjarja e trishtë filloi me marrjen e babait të saj nga forcat sërbe në mënyrë të dhunshme duke mos u kthyer kurrë më në shtëpi dhe duke mos ditur gjë më për fatin e tij.

Njësia mësimore

Roli i mediave në pasqyrimin e luftës në Kosovë
Lufta e Kosovës në fokusin e mediave botërore

Fushat e kurrikules

Kurrikula me zgjedhje
Shoqëria dhe mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën: 5, 6
Klasa: X, XI dhe XII.

Kompetencat

I. Kompetenca e të menduarit (mendimtar kreativ dhe kritik)
II. Komunikues efektiv
III. Kompetenca personale (Individ i shëndoshë)
IV. Kompetenca qytetare (Qytetar i përgjegjshëm)

Rezultatet e të nxënit

-Shpjegon mënyrën e komunikimit në kohën e luftës në Kosovë;
-Njihet me ndikimin dhe rolin e mjeteve të informacionit gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe më gjerë!
-Diskuton, shpreh mendimin e vet për ngjarjen e rrëfyer në film;
-Analizon në mënyrë kritike shkaqet dhe pasojat e ngjarjeve në periudhën e luftës, si dhe tregon ngjarje të ngjashme të dëgjuara nga të afërmit e tyre që kanë përjetuar luftën;
-Krahason dokumetimin e fakteve në periudhën e luftës, dhe në kohën e sotme.

EDUKIMI MEDIATIK
DokuLab
Bushi

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

EDUKIMI MEDIATIK
DokuLab
Bushi
Bushi

Pikat e diskutimit

  1. Diskutojmë rrëfimin e gruas në film!
  2. Cilat mjete komunikimi përdoreshin në atë kohë?
  3. Hapësira mediale për rrëfimin e historive për të pagjeturit në luftën e fundit!


Aktivitetet

Evokim: Rrjeti i diskutimit

-Çka ka ndodhur në luftën e fundit në Kosovë, si dhe roli i mediave në këtë aspekt? (flasim për filmin, ngjarjen, rrefimin e gruas në film, përjetimin e saj); -A keni dëgjuar apo keni shikuar në filma/dokumetarë rrëfime të ngjajshme? Nëse po, çfarë përjetonin gjatë rrëfimit të tyre? -A po vërehet që ende mbizotron trauma?

Realizimi:

(Dy grupe) Grupi I: Të bazohen në ngjarjen e filmit dhe të tregojnë në mënyrë të detajur se çfarë roli kanë luajtur mediat tona në Kosovë për luftën e fundit dhe se a është e mjaftueshme hapsira mediale për të pagjeturit në Kosovë, a mund të bëjë media më shumë për të treguar historitë dhe ngjarjet e luftës në opinionin botëror? Grupi II: Të tregojnë se si janë shfaqur lajmet e mediave ndërkombëtare për luftën në Kosovë, kishte propagandë, kishte mosinformin të mjaftueshëm apo edhe devijim të ngjarjeve.

Reflektimi:

Pasojat: mungesë informimi, dëmtim emocional, propagandë mediale, urrejtje. -A duhet të punojnë më shumë mediet në Kosovë, duke ju dhënë hapsirën e tyre të merituar mediale që gjithë bota të ketë informimin e saktë për historinë e luftës si dhe kthimin e të pagjeturve?

Detyrë shtëpie:

Gjeni disa artikuj për të pagjeturit në luftën e fundit dhe i diskutojmë në klasë, (të hulumtojnë në masmedia).

EDUKIMI MEDIATIK
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.