Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Arti i shërimit

Filmi

Arti i shërimit


Lënda

EDUKIMI MEDIATIK


Përgatitur nga

Egzon Gashi, SH. M. "Ahmet Gashi" Prishtinë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Arti i shërimit
Arti i shërimit

Përshkrimi i filmit

Në këtë film flitet për personazhin të cilin unë e quajta Ali. Aliu një burrë që kishte ëndrruar të pikturonte, qysh në moshën 14 vjecare merret me art. Në vitin 1955 është regjistruar në shkollën 4 vjeçare në Mitrovicë së bashku me dy shokët e tij. Prej vitit 1956, 57, 58, 59 në Mitrovicë vini mjek të cilët kishin studiuar jasht vendit, dhe c’do njeri që hapte tema për duar të lënduara ose këmbë të thyer, tregonin se si të shërohet kjo thyerje, dhe pas saj fillon fizioterapia. Aliu pyeste se cka është fizioterapia, ata përgjegjeshin se fizioterapia është degë e mjeksisë. Njëra ndër deget më të mira, por nuk ka shkollë nuk ka kurs për të në këtë vend përgjegjeshin ata. Disa mjekë nga Prizreni morën iniciativën me e marrë Aliun me e dërgu në Fakultet. Aty u regjistrua si student ushtarak me të gjitha të paguara.

Në vitin e dyt Aliu, për në Prizren udhëtonte me tren i cili vinte nga Beogradi. Ku një ditë e takoi një shok të cilin e pyeti se cfarë po bënte aty. Dhe ai u pergjigj: atë që e ke dasht ti; C’ka kam dasht unë? Pyeti Aliu; Terapin a!? Po, I’u përgjegj shoku, i cili e pyeti se a mund të qëndronte për një natw në shtëpin e tij, Aliu natyrisht i tha që mundem. Ai i dha uniformen e tije dhe një pacient,i cili ishte një djal i ri që e kishte të lënduar krahun e djath. Filloi ta trajtonte ashtu si e kishte mësuar nga mjekët në Mitrovicë. Pacienti ishte i kënaqur me punën e Aliut. Pas kësaj Aliu shkoi te drejtori, të cilin e njoftoi se nuk dëshironte të bëhej mjek, por dëshironte të bëhej fizioterapeut. Pas përfundimit të kursit, filloi punë në ambulantë. Drejtori i tregoi sallën, dhe se ai nuk mund ta ndihmonte më shumë. I kërkoi ti bënte dy pacient dhe ta fillonte punën.

Në atë sallë nuk kishte as dyshek ku ti shtrinte pacientët. Iu kujtua se në Prizren i njifte dhe e njifshin të gjithë drejtorët. Të cilëve u kërkoi që ta ndihmonin për blerjen e paisjeve mjeksore. Ata i ndihmuan, vetëm se i kërkuan që të tregonte për cilat paisje kishtë nevojë, si quheshin ato, ku gjindeshin dhe sa kushtonin përafërsisht. Në atë sallën ku punonte, fillimisht u punësuan dy ndihmëse e pastaj u shtuan edhe dy të tjera. Po ashtu edhe numri i pasisjeve u rrit dhe kështu arrinte të bënte punën kënaqshëm. Dhe kështu në vitin 1975 ai shpiku 3 aparatura :

1. Përmirësimin, forcimin dhe kurimin e krahut
2. Për shpinë
3. Për gjunjë (I vet quajtur gonoterm)

Gjithashtu ai mbeti ende i fasionuar pas artit ku ende I ruante fotografitë dhe pikturat e tij. Pa art nuk mud ta shtyj, Arti shëndetësia këto dy gjërat e mija. Madje ai me shumë nostagji ruan pikturën e qytetiti te Prizrenit, të cilën milicia serbe ia kishte prerë me thikë gjatë luftës së fundit.

Njësia mësimore

—Arti na bashkon;

Fushat e kurrikules

—Lëndë me zgjedhje

Përshtatshëm për

Shkalla: V, VI;
Klasat: X, XI, XII

Kompetencat

—Kompetenca e të menduarit (mendimtar kreativ);
—Komunikues efektiv;
—Kompetenca personale (individ i shëndoshë);
—Kompetenca qytetare (qytetar i përgjegjshëm);

Rezultatet e të nxënit

◉ Njeh botën përmes artit;
◉ Shpjegon mënyren e ndikimit të artit në profesion;
◉ Analizon periudhat kohore të ushtrimit të profesionit para dhe pas luftës, atëhere kur informacioni lëviz në kohë dhe hapsirë.

EDUKIMI MEDIATIK
DokuLab
Arti i shërimit

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

EDUKIMI MEDIATIK
DokuLab
Arti i shërimit
Arti i shërimit

Pikat e diskutimit

  1. A ju pëlqeu filmi?
  2. Diskutoni rrëfimin e Aliut në film!
  3. Cila ishte mënyra e komunikimit që Aliu përdorë në këtë film?
  4. Sa ishte i rëndësishëm arti në përzgjedhjen e profesionit të Aliut ?


Aktivitetet

Parashikimi i njohurive:

Kjo fazë e orës do të fillojë duke u fokusuar në pyetjen: —A keni parë film dokumentar të ngjajshem, nese po si jeni ndier ju gjatë kësaj kohë dhe cili ishte ndikimi i medias në këtë aspekt? —Pas marrjes se mendimit të dy apo tre nxënësve, klasa ndahet në dy grupe: GRUPI I: bazohet në ngjarje dhe tregon detajet e ngjarjes (dmth. e shpjegon ngjarjen), GRUPI II: tregon për mënyrën e komunikimit dhe ndikimin e artit në përgjithësi e konkretisht në jetën e Aliut;

Ndërtimi i njohurive:

—Gjatë kësaj faze të orës mësimore, do të oganizohet loja “Topi i shfryer”, ku mësimdhëmësi fillimisht bën pyetje rreth ngjarjes, pastaj nxënësi i cili përgjigjet e bënë edhe ai pyetjen. Kështu vazhdon me 4 ose 5 nxënës;

Përforcimi i njohurive:

—Përfundimi: mungesa e informacionit, urrejtje, munges profesionalizmi, … etj.; —Vlerësimi i nxënësve më aktiv të cilët dhanë përgjegjie të sakta dhe bënë pyetje përmbajtësore; —Detyrë shtëpie: Hulumtim për rastet e ngjajshme dhe për hapsirën të cilën mediat tona u japin protgonistëve të ngjarjeve të tilla.

EDUKIMI MEDIATIK
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.

Learn about SDG’s