Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Arti i shërimit

Filmi

Arti i shërimit


Lënda

EDUKATË QYTETARE


Përgatitur nga

Blerina Lipoveci, SH. M. T. "Nexhmedin Nixha" Gjakovë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Arti i shërimit
Arti i shërimit

Përshkrimi i filmit

Në këtë film personazh ishte një i moshuar që jetonte në qytetin e Prizrenit i cili e tregoi jetën e tij dhe pasionin për artin dhe fizioterapinë të cilat ishin dy gjëra shumë të çmueshme për jetën e tij që kur ishte i ri.

Ai ishte regjistruar në shkollën e artit prej vitit 1955-1959 në qyteti e Mitrovicës me dy shokët e tij.

Tek ai patën ndikim mjekët që shkolloheshin jashtë vendit dhe vinin në qytetin ku ai ndodhej tregonin se si sheroheshin rastet e ndryshme të njerëzve, ku tek ai lindi kurreshtja dhe pyetjet për atë profesion që ishte fizioterapia e cila si degë mungonte gjatë asaj kohe në vendin tonë, ku pastaj komuniteti i Prizrenit i ndihmoi që ai të shkonte në kurs jashtë shtetit, pastaj ai filloi punën në ambulantë por kishte mungesë të paisjeve por me kërkesen e tij tek menaxhmenti ju mundësua aparatura si dhe filloi puna duke u shtuar.

Gjatë viteve ‘75 ai i shpiku edhe mjetet e tjera të cilat i duheshin për ta kryer veprimtarinë e tij në ndihmë të komunitetit i cili kishte nevojë, por ai gjithmonë e lidhte edhe artin me shëndetësinë ku i kthehej herë pas here pikturës.

Poashtu ai kishte kontribuar si delegat i Prizrenit ku u shpall Kushtetuta e Republikës së Kosovës me 2 korrik 1990.

Njësia mësimore

—Identiteti im si pjesë e një grupi dhe e një komuniteti;

Fushat e kurrikules

—Shoqëria dhe mjedisi

Përshtatshëm për

—Shkalla V;

Kompetencat

—e të mësuarit;
—e të menduarit;
—për jetë dhe punë;
—qytetare;

Rezultatet e të nxënit

◉Diskuton, shpreh mendimin e vet dhe parashtron argumente për një temë të caktuar, apo për kuptimin e termave të reja, me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komunikimit;
◉Dëgjon me vëmendje prezantimin dhe komentet e bëra nga të tjerët rreth një teme, problemi, veprimi, duke bërë pyetje, komente, sqarime dhe propozime;
◉Bashkëvepron në mënyrë aktive, vlerëson dhe tregon vetëbesim në marrjen e vendimeve duke ndarë eksperiencat dhe respekton mendimet në grup.

EDUKATË QYTETARE
DokuLab
Arti i shërimit

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

EDUKATË QYTETARE
DokuLab
Arti i shërimit
Arti i shërimit

Pikat e diskutimit

  1. Pas shfaqjes së filmit nxënësit pyeten se çfarë panë dhe kush u paraqit në film duke i përshkruar personazhet dhe çfarë ndikimi kishte personazhi i filmit si dhe ndikimi i grupit tek individi dhe cili ishte ndikimi i individit me tipare të veçanta tek komuniteti.


Aktivitetet

Parashikimi i njohurive (10 min)

—Hapi i parë, nxënësit shikojnë filmin e shfaqur në ekran. Pasi që nxënësit shikojnë filmin fillojmë me Braistroming/Stuhi mendimesh se çfarë panë dhe kush ishin personazhet dhe a kishte pjesë të identitetit që u paraqit në film dhe cili ishte ndikimi i tij në grup dhe në komunitetin ku kishte ndodhur ngjarja.

Ndërtimi i njohurive (20 min)

—Hapi i dytë, nxënësit ndahen në grupe 4 deri në 5 nxënës dhe udhëzohen që të hapin librin dhe pjesën e parë ta lexojnë secili dhe të bashkëbisedojnë në grup ku ata do të formulojnë nga dy pyetje për grupet e tjera, të cilat i shënojnë në fleta. Fillojnë pjesë pjesë në të njejtën mënyrë për secilin paragraf. Secili nxënës është i angazhuar sepse secilit do ti bëhet pyetje ose do të përgjigjen pyetjeve.

Përforcimi i njohurive (10 min)

—Hapi i tretë, nxënësit diskutojnë rreth vendimmmarrjes individuale dhe vendimmarrjes grupore dhe i shënojnë të përbashkëtat dhe të veçantat e tyre.

EDUKATË QYTETARE
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.

Learn about SDG’s