Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Trust Me


Lënda

Gjuhë Angleze


Përgatitur nga

Fjolla Duraku Bobaj , Q. B. "Lef Nosi" Prizren

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Worksheets
Trust Me

Përshkrimi i filmit

“Trust Me” trajton disa tema shumë të rëndësishme si natyrën njerëzore, teknologjinë e informacionit, dezinforimimin dhe rëndësinë e medias në shkrim-lexim si për individët ashtu edhe për shoqërinë. Janë filmuar histori njerëzore të keqinformimit nga teknologjia e informacionit dhe ndikimi i medisas në shkrim-lexim, si pasojë e kësaj shumë histori njerëzore kanë përfunduar me trazira, humbje jete, mosbesim për tjetrin, bulizëm online, probleme të shëndetit mendor, etj. Te adoleshentët, përveç ngacmimit në ambiente shkollore që është fenomen i përhapur kemi edhe ngacmimin nga interneti. Ngacmimi në rrjete sociale përbën problem serioz në ditët e sotme.

“Trust Me” paraqet një pjesë të këtij fenonmeni ku tregohet se bulizimi online ka mjaft ndikim në psikikën e individit, krahasuar me bulizimin e drejtpërdrejtë. Filmi paraqet disa raste, sulmesh, talljesh dhe ofendimesh që cenojnë personalitetin, privatësinë e një personi, duke etiketuar negativisht, duke përdorur dobësitë e tyre. Përhapja e bulizmit kibernetik është shumë e madhe. Kjo dukuri është shumë e përhapur te adoleshentët, që supozohet se kalojnë shumë më shumë kohë se të tjerët në internet. Ngacmimi në rrjetet sociale përfshin çdo lloj fyerje, poshtërimi, përçmimi, që i bëhet një personi tjetër. Dhe kjo, nuk ndalet…

Njësia mësimore

—People who you can trust;

Fushat e kurrikulës

—Gjuhë dhe komunikim;
—Shoqëria dhe Mjedisi;

Përshtatshëm për

Shkalla: IV;
Klasa: 12.

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit - komunikues efektiv;

◎ Kompetenca e të menduarit - zhvillimi i të menduarit abstrakt (lidhja e vendimeve me pasoja, zgjedhja e problemeve, marrja e vendimeve bazuar në informacione të verifikuara);

◎ Kompetenca e të nxënit - nxënës i suksesshëm (Filmi gjithmonë ka qenë mjet tejet efikas dhe efektiv i të mësuarit. Gjërat që mësohen përmes filmave, sidomos kur na pëlqejnë, behën pjesë e jona përgjatë gjithë jetës. Mirëpo, e rëndësishme do të ishte që nxënësit përmes këtij filmi ta kuptojnë e njohin më mirë veten e vlerat e tyre dhe se kujt ti besoj);

◎ Kompetenca personale - ndërmerr veprime të pavarura dhe të përgjegjëshme, dëshmi e vetëbesimit, dëshmi për njohjen e vetes dhe të tjerëve.

Rezultatet e të nxënit

◉ Diskutim mbi vetëbesimin dhe vetëvlersimin;

◉ Rëndësia e vetëbesimit dhe vetëvlersimit në adoleshencë;

◉ Mbështetja dhe inkurajimi i mësimdhënësve ndaj nxënësve me sfida të tilla;

◉ Parandalimi i bulizmit në internet;

◉ Parandalimi i paragjykimit,

◉ Edukimi i nxënësve në lidhje me bulizmin në internet dhe pasojat e tij;

◉ Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës;

◉ Përgjegjësia ndaj vetës si dhe shoqërisë.

DokuLab
Trust Me

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
“Trust Me”
Trust Me

Pikat e diskutimit

  1. A e dini se çka nënkupton ngacmim online?
  2. Si zhvillohet ky ngacmim?
  3. Cilat janë shkaqet e këtij ngacmimi?
  4. Sa është i përhapur bulizmit kibernetik (ngacmimit në rrjetet sociale)?
  5. Cilat janë pasojat e ngacmimeve përmes rrjeteve sociale?


Aktivitetet

Parashikim i njohurive:

—Në fillim të orës mësimore pyesim nxënësit se çfarë njohurie kanë ngacmimet e të rinjve në rrjetet sociale apo bulizmi online. Bëjmë një hyrje të shkurtër dhe shkëmbejmë pyetje dhe përgjigje rreth asaj se çka kemi në fokus. Më pas shikojmë filmin.

Ndërtim i njohurive:

—Pas përfundimit të filmit marrim mendimet e përgjithshme për filmin, më pastaj së bashku konkludojnë rolin, rëndësinë dhe kujdesin të cilin duhet të kemi gjatë përdorimit të rrjeteve sociale, si dhe rrezikun që mund të kanoset tek të rinjtë.

Përforcim i njohurive:

—Duke u bazuar ne përvojën tuaj personale dhe filmin që e shikuat, tregoni rolin dhe ndikimit e rrjeteve sociale që shfaqin rrezik.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.

Learn about SDG’s