Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Filmi i shkurtër i shfaqur, tregon një ngjarje të shpëtimit apo nxjerrjes së një personi që kishte rënë në lumin Drin, që fatkeqësisht kishte përfunduar me fatalitet.
Narracioni i filmit bëhet në vetën e parë dhe të tretë. Personazh kryesor i filmit është Sylë Shala, që gjatë jetës së tij kishte nxjerrë nga lumi rreth 100 persona i shtyrë nga vullneti i tij i lirë dhe nga ndjenjat humane.
—Unit 9: Time for a Stay; The Shepherd boy, (Joint sentences) - conjunctions.
—Gjuhët dhe komunikimi
Shkalla V;
Klasa XI;
Niveli pre-intermediate, Moduli 2.
◎ Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit;
◎ Kompetenca e të menduarit (mendimtar inovativ dhe kritik);
◎ Kompetenca personale (individ i shëndoshë);
◎ Kompetenca qytetare (qytetar i përgjegjshëm).
⦿ Mëson lidhëzat të cilat përdoren për bashkimin e fjalive në periudha dhe konceptin e narracionit. Çka është narracioni dhe mënyrat e tregimit të ngjarjes.
⦿ Bën dallimin ndërmjet personazhit kryesor nga tregimi “The Shepherd Boy” (Teksti shkollor: New Headway) dhe personazhit nga filmi dokumentar “Time”.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
—Ritregohet ngjarja nga filmi;
—Identifikohet narratori;
—Diskutohet sjellja dhe vlerat humane të personazhit kryesor nga filmi "Time".
—Shkruani një tregim, të cilin ua kanë treguar prindërit tuaj në fëmijërinë tuaj të hershme.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.
Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.