Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Shtojzovalle


Lënda

TIK


Përgatitur nga

Litvane Spahija, SH. M. "Hajdar Dushi" Gjakovë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Worksheets
Shtojzovalle

Përshkrimi i filmit

Shtojzovallet njihen si krijesa të vogla, me një bukuri të jashtëzakonshme e me fuqi të mbinatyrshme. Ato janë krijesa delikate dhe të padukshme e që në pyje e kullota hedhin valle dhe muzike duke jetuar të lira e të gëzuara. Me aftësitë e tyre të mahnitshme, i mundësojnë të fluturojnë gjatë ditës e të rrotullojnë fillin e ekzistencës gjatë natës. Ato shihen nga vetë njerëzit në raste mjaft të rralla.

Pas shekujsh që jetojnë rreth nesh, ata na ftojnë në realitetet e tyre mistike. Duke na lënë të takojmë superfuqitë e tyre, botën e tyre të bukur dhe dëshirën për muzikë, këto Shtojzovalle na ndihmojnë të reflektojmë për mundësitë e humbura që na është dashur të shohim dhe vlerësojmë çdo Shtojzovalle në jetën reale.

Ndoshta ne jo gjithmonë i vlerësojmë aq sa ato e meritojnë, mirëpo ato gjithmonë e ndriçojnë ambientin tonë në mënyrën më unike të vetën e që na ndez të gjithëve atë shojzovallen e vogël brenda nesh! Filmi na bën të fokusohemi dhe të përqëndrohemi në pikat e forta dhe të dobëta tona, në deshirat dhe synimet e qëllimet tona.

Ajo që e bën të veçantë filmin është se në film shtojzovallet analizojnë veten dhe interesat e dëshirat, preferencat dhe vlerat e tyre, analizë kjo që ndërlidhet me fushën “Jeta dhe Puna” Lënden e TIK-ut, modulin e Orientimit dhe Keshillimit në Karrierë.

Njësia mësimore

—Orientim dhe Këshillim në Karrierë.

Fushat e kurrikulës

—Jeta dhe Puna,
—Gjuhët dhe Komunikimi,
—Shoqëria dhe Mjedisi,
—Shkencat e Natyrës.

Përshtatshëm për

Shkallë; 5, 6. Mund të përdoret edhe në shkallën 4.
Klasa X, XI

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit - Komunikues efektiv
◎ Kompetenca e të menduarit - Mendimtar kreativ
◎ Kompetenca e të nxënit - Nxënës i suksesshëm

Rezultatet e të nxënit

⦿ Ritregon ngjarjen e një teksti të dëgjuar nga mjetet auditive, audiovizuale apo nga mësimdhënësi; Shpreh për 3-5 minuta para moshatarëve dhe të tjerëve përjetimet dhe emocionet që e kanë shoqëruar gjatë shikimit të filmit.

⦿ Parashtron pyetje dhe u përgjigjet pyetjeve për temën/problemin/ e dhënë në njërën nga format e të shprehurit.

⦿ Bashkëpunon me të tjerët pavarësisht prejardhjes, aftësive dhe nevojave të veçanta për arritjen e një qëllimi të përbashkët në aktivitet në klasë/shkollë apo jashtë saj.

⦿ Identifkon vlera shoqërore që kultivohen në klasë, në shkollë apo në familje si p.sh., besimin e ndërsjellë, tolerancën, solidaritetin, respektin, mirësjelljen etj.

DokuLab
Shtojzovalle

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Shtojzovalle
Shtojzovalle

Pikat e diskutimit

  1. A mendoni që gjendja emocionale dhe sociale e individit ndikon vetnjohjen dhe arritjen e vetëbesimit të tij?
  2. Çka mendoni cila moshë te nxënësit është me një udhëkryq të madh në vendimarrje rreth zgjedhjes së profesionit?
  3. Si e vlerësoni rolin e familjes dhe shoqërisë në zgjedhje të profesionit të nxënësit e niveleve të ndryshme të arsimit parauniversitar?
  4. A mendoni që profesioni që zgjedhet për të ushtruar në të ardhmen nga ju mundet dhe duhet të sjell kënaqësi gjatë ushtrimit?
  5. Tregoni për qëllimet dhe planifikimet e karrierës, se çfarë jeni të aftë të bëni?
  6. Shpjegoni se si mundeni të arrini qëllimet për të zhvilluar karrierën?


Aktivitetet

Evokim – Brainstorming (Stuhi mendimesh).

Diskutim në çift dhe grup. Cilat janë qëllimet tuaja në karrierë? Hapet diskutimi për të marrë mendimet rreth qëndrimeve të tyre.

Realizimi i njësisë mësimore.

Planifikimi i karrierës është një proces i përjetshëm që fokusohet në bërjen e zgjedhjeve për t'ju ndihmuar të menaxhoni punën tuaj dhe jetën personale. Mësimdhënësi sqaron si bëhet planifikimi, pse bëhet dhe kur bëhet. Më pas parashtron pyetje për vendimmarrje: Pse duhet të marrim vendime? Çfarë roli ka vendimmarrja në orientim në karrierë? Kërkohet nga nxënësit të shkruajnë planet për karrierën e tyre dhe më pas të shohin cilat janë kërkesat e tyre.

Reflektim: Diskutim i lirë.

Pyeten nxënësit nëse kanë diçka për të diskutuar për deshirave të tyre si për profesionin e ardhshëm, pengesave rreth realizimit të tyre, etj. Nxënësit i drejtojnë pyetje njëri tjetrit për punën e bërë.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Lexo më shumë në këtë temë:

UN Women Digital Library

Gender stereotyping

Gender Equality Training

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.