Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Filmi dokumentar “Rrëfimet e emigrantit” trajton fenomenin e migrimit gjatë periudhës së migrimeve masive në vitin 2014 / 2016 në Kosovë. Papunësia dhe gjendja e rëndë ekonomike si dhe mungesa e përspektivës kanë ndikuar që shumë të rinjë të mësyejnë rrugët e Europës.
Ka shumë teori apo pikëpyetje se “Pse” shumë njerëz në vitin 2014 filluan me u largu nga Kosova dhe jo vetëm disa, por mijëra njerëz, rreth 5 % e popullsisë së Kosovës. Qinda e mijëra gra, fëmijë, burra e të rinjë disa me autobus, disa në këmbë u nisën për një udhëtim të gjatë për në Hungari, Austri e Gjermani. Mediat plasuan pamje me imazhe të kosovarëve duke udhëtuar për të gjetur një jetë më të mirë, por çfarë do të bëjnë kur të arrijnë atje?
Ky film dokumentar paraqet historinë e një të riu i cili ka vendosur që të migroj për në Evropë. Gjatë intervistës dhe xhirimit të filmit dokumentar Lundrimi ndihet nervoz. “Dëshiroj të shkoj edhe unë në Gjermani si shokët e mi, ta provoj edhe unë fatin tem, se kështu nuk kam as unë të ardhme as kurgjë”. Janë këto fjalët e të riut nga fshati Vërmicë, komuna e Malishevës, që si pasojë e mungesës së përspektivës për një mirëqenie më të mirë ekonomike e shtyn atë të migrojë në mënyrë ilegale nga Kosova. Shkalla e lartë e pa punësisë, niveli i ulët i kualitetit në arsim, niveli i ulët i kujdesit shëndetesor, mos zbatimi dhe respektimi i ligjit, korrupsioni, nepotizmi, etj, të gjitha këto kanë bërë që disa të rinjë po ashtu edhe familje të largohen nga vendi ynë.
Si shumica e qytetarëve të Kosovës në mungesë të liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Europian edhe Lundrimi është njëri ndër ata që nuk e ka bërë asnjë hap jashtë Kosovës, e që udhëtimi me autobus natën për në Serbi është vërtetë stresues. Kjo ishte dita më stresues dhe më e gjatë për Lundrimin, edhe pse ai shfaq përsëri durim ani pse 10 milje rrugë për në Suboticë dhe se kalimi nga Serbia për Hungari përmes malit është e rrezikshme dhe mund të arrestohet nga policia.
“Kurrë nuk përfundon” ofshan Lundrimi gjersa tymi i cigares ia mbulon fytyrën e dëshpëruar.
Çfarë ndodhë me migrantët kur nuk kanë para më? Lundrimi është i dëshpëruar, pa para, dhe nuk ka para për taxi për ta dërguar në kufi…..
Lundrimi më në fund është me fat, takon një trafikant emigrantësh në stacion i cili ka ardhë më i marrë disa refugjatë… Largimi i qytetarëve të Kosovës për në vendet e Bashkimit Evropian vazhdon edhe sot e kësaj dite, mirëpo përmes marrjes së vizave të punës. Sfidë për autoritetet shtetërore është riatdhesimi i të ikurve dhe ripranimi i tyre në bazë të standardeve që i kërkon BE-ja.
—Migrimet e shqipëtarëve në periudha të ndryshme kohore
—Shoqëria dhe mjedisi,
—Gjuhë dhe komunikim.
Shkallën 5, 6;
Klasa: XI, XII.
◎ Nxënës i suksesshëm,
◎ Mendimtar kreativ,
◎ Komunikues efektiv.
⦿ Promovimi dhe kultivimi i vlerave kulturore dhe qytetare,
⦿ Përgjegjësia ndaj mjedisit,
⦿ Përdorimi i teknologjisë, Aftësimi për punë dhe jetë.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
1. Tendencat e njerëzve për lëvizje gjeografike dhe sociale. 2. Cilët janë faktorët që ndikojnë që individi apo grupi të migrojnë? 3. Pasojat e migrimeve: demografike, ekonomike, sociale, kulturore dhe politike. 4. Asimilimi dhe shembuj të funksionimit të modelit të asimilimit.
1. Migrimet për shkaqe/arsye shkollimi/arsimimi si dhe pasojat. 2. Migrimet për shkaqe/arsye ekonomike/politike si dhe pasojat. 3. Migrimet për shkaqe/arsye konflikti/luftëra si dhe pasojat. 4. Migrimet për shkaqe sociale/kulturore si dhe pasojat.
1. Emër. 2. Dy mbiemra. 3. Folje. 4. 1 fjali/mesazh. Shkrim i lirë: Arsyet pse duhet ne duhet të qëndrojmë në Kosovë?
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.
Filmat tjerë që korespondojnë me këtë temë dhe të cilat mund të përdoren për trajtimin e temave të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm janë:
Solar Mamas
The Invisibles
Nuk jam vetëm
Kosovatrans
A Woman Captured.
Lexo më shumë në këtë temë:
Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.