Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Provimi


Lënda

Gjuhë Shqipe


Përgatitur nga

Nuhi Kuçi, SH. M. "Skënderbeu" Kaçanik

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Worksheets
Provimi

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumetar “Provimi” është një dokumentar prekës e personal duke dokumentuar një pesëdhjetë e katër vjeçare, emigrante nga Kosova derisa përpiqet të kalojë një provim shumë të rëndësishëm në gjuhën gjermane. Piktori dhe video-artisti Zeqiri etablon një Austri të ftohtë dhe të pafalshme përmes dritares së banesës së nënës së tij, ndërsa lufton përmes fjalëve dhe frazave të vështira.

Pra, përshkruhet jeta e vështirë në dhe të huaj, vështirësitë që kanë shqiptarët në mërgim.

Ky film dokumentar përshtatet me tekstin e Faik Konicës “Malli i Atdheut” në të cilin Konica shpreh ndjenjat e një të mërguari, i cili në fillim niset me plot gëzim për mërgim, por me kalimin e kohës gazi shuhet pak nga pak.

Vetëm ai që e ka përjetuar jetën në mërgim e kupton këtë ndjenjë, mungesën e vendlindjes, gjuhës dhe kulturës.

Njësia mësimore

—Letërsi shqiptare, Faik Konica - “Malli i atdheut”

Fushat e kurrikulës

—Gjuhët dhe Komunikimi;
—Jeta dhe Puna;
—Shoqëria dhe Mjedisi.

Përshtatshëm për

Shkalla V, VI.
Klasa XI, XII

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit (Paraqet para një audience të caktuar, përmes së paku një forme të komunikimit çështjet thelbësore të ngritura në një vepër. Shpreh mendimin e lirë, opinionin dhe qëndrimin për një temë të caktuar nga jeta duke përdorur forma të ndryshme të komunikimi me gojë, me shkrim, film dokumentar, krijim letrar etj)

◎ Kompetenca e të menduarit (Bën hulumtim në mënyrë të pavarur për një çështje të caktuar, pra, jetën e shqiptarëve në mërgim, gjuhën e tyre, kulturën etj. Përpunon në mënyrë kritike informatat e mbledhura nga burime të ndryshme për ndonjë temë të ndjeshme në shoqëri, formon qëndrim kritik dhe e paraqet atë gjatë një debati me moshatarë dhe me të tjerë për çështjen e ngritur, ‘për’ ose ‘kundër”)

◎ Kompetenca personale (Diskuton në grup për mënyrat e bashkëpunimit me të tjerët për të zgjidhur një situatë të re mësimore)

◎ Kompeteca qytetare (Prezanton mënyrën e funksionimit të mjedisit shoqëror në nivel lokal dhe me gjerë, si dhe me shembuj konkretë tregon kontributin e vet në ruajtjen dhe kultivimin gjuhës dhe kulturës shqiptare në përgjithësi)

Rezultatet e të nxënit

⦿ Përshkruan jetën në dhe të huaj;

⦿ Tregon ndjenjat e të mërguarit;

⦿ Analizonë porosinë në fund të tregimit.

DokuLab
Provimi

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Provimi
Provimi

Pikat e diskutimit

  1. Pse shqiptarët kanë qenë të detyruar ta marrin rrugën e mërgimit?
  2. Gurbeti dikur dhe sot, të diskutohet.
  3. Mërgimi - çfarë duhet të bëjmë që të shërohet kjo plagë?


Aktivitetet

Pjesa Hyrëse: Stuhi mendimesh (5 min).

Bashkëbisedojmë me nxënës për rrugëtimin e shqiptarëve gjatë viteve, jetën e tyre në mërgim. Tregojnë ndonjë moment kur kanë provuar të emigrojnë, ose kanë dëgjuar ndonjë histori nga të tjerët për jetën në dhe të huaj.

Pjesa Kryesore: shikimi i filmit “Provimi“ (10 min).

Nxënësve u kërkohet që gjatë prezantimit të filmit të mbajnë ndonjë shënim, ndonjë fjalë dhe pas mbarimit të filmit të diskutojnë për të.

Rrjeti i Diskutimit dhe stuhi mendimesh (20 min).

Pas mbarimit të filmit nxënësve u shpërndahen fletë me tekstin “Malli i Atdheut” të Faik Konicës. Pastaj bashkëbisedojnë për pikat e diskutimit që janë të parapara më lartë, (shënohen në tabelë). 1. Pse shqiptarët kanë qenë të detyruar ta marrin rrugën e mërgimit? 2. Gurbeti dikur dhe sot. 3. Çfarë duhet të bëjmë që të shërohet kjo plagë – Mërgimi?

Pjesa Përfundimtare: Bashkëbisedim (5 min).

Pyeten nxënësit nëse kanë diçka për të diskutuar për mërgimin, pasojat nga kjo dukuri, etj.

Vlerësimi.

Përgjatë kësaj ore mësimi, bëjmë vlerësim të vazhdueshëm me gojë për përparimin e nxënësve, me qëllim identifikimin e njohurive, interesave, aftësive apo shkathtësive që kanë fituar nxënësit në lidhje me tematikën e trajtuar gjatë mësimit. Këtë vlerësim mund ta shoqërojmë edhe me shënime specifike për nivelet e të nxënit sipas rastit, pra mund të vendosi edhe notë në tabelarët për vlerësim.

Detyrë shtëpie.

Hulumtoni mes librave dhe në internet për shpërnguljen e shqiptarëve në vende tjera. Bisedoni me një mërgimtar.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.