Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Për hatër


Lënda

Psikologji


Përgatitur nga

Jeta Rexha, SH. M. "Hajdar Dushi" Gjakovë

Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "Film & Factual Media: Educating 4 Equality". Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Worksheets
Për hatër

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar “Per hatër” flet për një grua në moshë të mesme e cila është martuar në moshën 25 vjeçare.

Ajo rrëfen jetën e saj martesore e cila në fillim ka qenë e mirë, ka pasur marrëdhënie të mira deri në momentin kur burri i saj kishte filluar të përdorte alkool.

Ajo ka pesë vajza dhe një djalë. Kur filloi të përdorte alkool, atëherë kishte filluar të sillte probleme në familje, thotë ajo.

Gruaja tregon se si ai kishte filluar të përdorte edhe fjalë banale dhe të gjitha këto i bënte karshi fëmijëve.

Thotë ta ketë përkrah familja e saj, dhe kanë kërkuar të ndahet nga burri, meqë ai sillte probleme në shtëpi, mirëpo gruaja nuk pranon të ndahet hatri i fëmijëve.

Ndarja nga burri po i shkakton gruas presion psiqik edhe për shkak të ndikimit social, fjalëve të të tjerëve. Gruas i bëjnë përshtypje fjalët e të tjerëve dhe pikërisht për këtë shkak ajo e ka të vështirë të ndahet.

Ajo rrëfen vuajtjen e saj shpirtërore, dhunën psiqike dhe fizike që ka përjetu sa herë që burri ka shkuar në shtëpi i dehur. Me gjithë vështirësitë që përjeton, ajo gjen forcë t’i motivojë fëmijët e saj për një jetë më të mirë.

Njësia mësimore

—Stresi dhe përballimi i tij

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën: V dhe VI;
Klasa: XI dhe XII

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit - Komunikues efektiv (I.1 Shprehet përmes një forme të komunikimit, për një temë të caktuar në një material (prezantim) prej 200 fjalësh dhe veçon çështjet kryesore të ngritura në material (prezantim). I.2 Lexon rrjedhshëm një tekst në gjuhën amtare, të përbërë prej 3-5 paragrafëve, u përgjigjet pyetjeve të shtruara për llojin e tekstit, stilet e të shkruarit, tregon qëllimin dhe lidhjen ndërmjet përmbajtjes së paragrafëve.

◎ Kompetenca e të menduarit - Mendimtar kreativ (II.1 Në forma të ndryshme të të shprehurit prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informatave për fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse (p.sh., temë nga shkenca, nga kultura, nga arti, nga sporti, nga shëndetësia, nga shoqëria, nga mjedisi etj).

◎ Kompetenca e të nxënit - Nxënës i suksesshëm (III.1 Demonstron shkathtësi funksionale në lexim-shkrim, në matematikë, në jetën e përditshme, në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për kryerjen e një detyre apo aktiviteti dhe gjatë të nxënit të dijeve të reja në ndonjë fushë të caktuar mësimore.)

Rezultatet e të nxënit

⦿ Njeh përkufizimin e stresit;
⦿ Përcakton burimet kryesore të stresit;
⦿ Shpjegon reagimet fiziologjike dhe psikologjike ndaj stresorëve;
⦿ Harton plane për përballimin e stresit personal;
⦿ Vlerëson rëndësinë e shëndetit tonë fizik dhe mendor në një jetë pa stres.

DokuLab
Për hatër

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Për hatër
Për hatër

Pikat e diskutimit

  1. Çka kuptoni me stres?
  2. Identifikoni burimet e stresit?
  3. Reagimi i trupit ndaj stresit (psikologjik, fizik, të sjelljes)
  4. Pakësimi dhe tolerimi i stresorëve
  5. Stresi dhe shëndeti jonë mendor


Aktivitetet

Rrjeti i diskutimit

Shtrohet për diskutim situata e filmit dokumentar. Çfarë mendimi keni ju ndaj kësaj situate?

Punë në grupe

Nxënësit ndahen në tri grupe. Çdo grup zgjedh përfaqësuesin e tij. Ndahen temat për secilin grup. ◼ Grupi I: Burimet e stresit; ◼ Grupi II: Reagimet ndaj stresit; ◼ Grupi III: Strategjitë për përballimin e saj; Nxënësit, informacionet për temën i marrin nga libri si dhe bëjnë lidhjen midis këtyre informatave dhe sekuencave të filmit.

Ese

Nxënësit shkruajnë ese për: “Ndikimin e stresit në shëndetin tonë mendor”

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.