Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Në filmin dokumentar “Pa Vlla” katër gra, një histori. E rrëfyer në gjithë Kosovën. Barra e të qenit vajzë, në familjet pa djem. Plot ankth, paragjykim dhe guxim. Pa vlla! Një film i kapërcimit të streotipit gjinor!
Kjo temë është trajtuar në disa vepra të autorëve shqiptarë, sepse është një brengë që i ka brengusur të gjitha nënat shqiptare. Shumë familje kanë qenë të paragjykuara nga mungesa e një mashkulli në shtëpi, por tani kjo temë në shumicën e familjeve është tejkaluar dhe nuk e kanë më këtë brengë.
Një temë e tillë është trajtuar edhe nga Ndre Mjeda te vepra “Andrra e Jetës” për fatin e Lokës dhe vajzave të saj Trinës dhe Zogës. Lokja brengoset se nuk ka trashëgimtar.
Letërsi shqiptare, Ndre Mjeda - “Andrra e jetës”
—Gjuhët dhe Komunikimi;
—Jeta dhe Puna;
—Shoqëria dhe Mjedisi.
Shkalla V, VI.
Klasa: XI, XII
◎ Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit (Paraqet para një audience të caktuar, përmes së paku një forme të komunikimit çështjet thelbësore të ngritura në një vepër. Shpreh mendimin e lirë, opinionin dhe qëndrimin për një temë të caktuar nga jeta duke përdorur forma të ndryshme të komunikimi me gojë, me shkrim, film dokumentar, krijim letrar etj)
◎ Kompetenca e të menduarit (Bën hulumtim në mënyrë të pavarur për një çështje të caktuar, pra, jetën pa djem, pa burra në shtëpi etj. Përpunon në mënyrë kritike informatat e mbledhura nga burime të ndryshme për ndonjë temë të ndjeshme në shoqëri, formon qëndrim kritik dhe e paraqet atë gjatë një debati me moshatarë dhe me të tjerë për çështjen e ngritur, ‘për’ ose ‘kundër”)
◎ Kompetenca personale (Diskuton në grup për mënyrat e bashkëpunimit me të tjerët për të zgjidhur një situatë të re mësimore)
◎ Kompeteca qytetare (Prezanton mënyrën e funksionimit të mjedisit shoqëror në nivel lokal dhe me gjerë, si dhe me shembuj konkret tregon kontributin e vet në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të mjedisit)
⦿ Identifikon tematikën që trajtohet në këtë vepër;
⦿ Analizon fatin e Lokës që nuk ka trashëgimtarë;
⦿ Diskuton për kapërcimin e kësaj çështjeje edhe në kohën e sotme.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Bashkëbisedoj me nxënës për botën mashkullore dhe femërore, raportet që kanë pasur në familje, familjet pa mashkull në shtëpi, motrat pa vëlla. Tregojnë ndonjë moment kur janë ndjerë të diskriminuar.
Nxënësve u kërkohet që gjatë prezantimit të filmit “Pa Vlla” të mbajnë ndonjë shënim, ndonjë fjalë dhe pas mbarimit të filmit të diskutojnë për të.
Pas mbarimit të filmit nxënësve u shpërndahen fletë me një fragment nga vepra e Mjedës “Andrra e Jetës” në të cilën trajtohet fati i Lokës dhe vajzave të saj Trinës dhe Zogës. Këto simbolizojnë fëmijërinë, rininë dhe pleqërinë. Lokja bregoset që nuk ka trashëgimtar dhe nuk ka kush ta ripërtërij oxhakun. Pas leximit të fragmentit, në tabelë i shënojmë pikat për diskutim.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.
Lexo më shumë në këtë temë:
Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.