Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Në kërkim të së bukurës


Lënda

Sociologji


Përgatitur nga

Arlinda Kastrati-Hoti, SH. M. "12 maji" Rahovec

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Worksheets
Në kërkim të së bukurës

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar “Në kërkim të së bukurës” tregon dëshirën e femrave për t’u duk ndryshe dhe këtë e shpresin duke përdorur grimin. Kuptohet se femra është çdo herë në kërkim të së bukurës, secila prej tyre ka dëshirë të duket bukur, më ndryshe dhe kjo i bën të ndihen mirë dhe të fillojnë ditën me pozitivitet.

Njësia mësimore

—Cikli jetësor dhe periudhat e saj

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe mjedisi

Përshtatshëm për

Shkalla V, VI;
Klasa XI, XII.

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit – Komunikues efektiv (1. Shpreh mendimin e vet me gojë ose me shkrim, apo me ndonjë formë tjetër të të shprehurit (simbole, kode, shenja dhe shprehje të tjera artistike etj.), për një punë të caktuar që reflekton aspekte të përgatitjes akademike në arsimin e mesëm të lartë; 2. Lexon rrjedhshëm një tekst në gjuhën amtare, të përbërë prej 3-5 paragrafëve, u përgjigjet pyetjeve të shtruara për llojin e tekstit, stilet e të shkruarit, tregon qëllimin dhe lidhjen ndërmjet përmbajtjes së paragrafëve).
◎ Kompetenca e të menduarit – Mendimtar kreativ (1. Prezanton informata për fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse p.sh., temë nga shkenca, nga kultura, nga arti, nga sporti, nga shëndetësia, nga shoqëria, nga mjedisi etj).
◎ Kompetenca personale – Individi i shëndoshë (1. Analizon përparësitë dhe dobësitë personale, duke i evidentuar masat përmes të cilave synon të mbështesë avancimin personal në përparësitë që ka dhe masat përmes të cilave synon të përmirësojë dobësitë personale).

Rezultatet e të nxënit

◉ Përshkruan veçoritë e periudhave të ciklit jetësor të njeriut.
◉ Analizon periudhën e adoleshencës si periudhë më delikate të jetës së njeriut.

DokuLab
Në kërkim të së bukurës

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Në kërkim të së bukurës
Në kërkim të së bukurës

Pikat e diskutimit

  1. Cilat janë periudhat e ciklit jetësorë të njeriut si qenie shoqërore?
  2. Përshkruani rëndësinë e periudhës së fëmijërisë për individin.
  3. Tregoni pse adoleshenca është periudha më delikate e jetës së njeriut.
  4. Kur arrihet mosha e pjekurisë?
  5. Pse pleqëria konsiderohet si faza më e rëndë e jetës?


Aktivitetet

Hapi I : Stuhi mendimesh

Si e përcaktoni adoleshencën?

Hapi II: Tryeza rrethore

Klasa organizohet në dy grupe pune. Grupi 1 — Rëndësia e periudhës së fëmijërisë dhe adoleshencës. Grupi 2 — Përparësitë e moshës së pjekurisë dhe problemet që shfaqen në moshën e pleqërisë. Secilit grup i jepet kohë të njihet me informacionin e tekstit. Nëpërmjet një lideri, grupet organizojnë punën për të bërë një përmbledhje të mendimeve të tyre, të cilat paraqiten nëpërmjet një posteri.

Hapi III: Rrjet i diskutimit

Shfaqja e filmit dokumentar ’’Në kërkim të së bukurës’’, pasi nxënësit e shikojnë filmin, diskutohet rreth tij.

Vlerësimi:

Nxënësit vlerësohen me punën në grupe, për mënyrën e argumentimit, arsyet dhe gjykimet rreth trajtimit të temës, qëndrimet e tyre.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.

Learn about SDG’s