Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Mes Rreshtave


Lënda

Gjuhë Shqipe


Përgatitur nga

Nuhi Kuçi, SH. M. "Skënderbeu" Kaçanik

Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "Film & Factual Media: Educating 4 Equality". Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Worksheets
Mes Rreshtave

Përshkrimi i filmit

Arsimi i Lartë në Kosovë vështirë po zhvillohet, pasi ekosistemi i tij akademik është pllakosur vazhdimisht nga shembuj të plagjiaturës së qartë. Ky fenomen dhe implikimet e tij në komunitetet e fakulteteve dhe më gjerë paraqiten përmes lenteve të aktivistëve, profesionistëve të arsimit dhe inovatorëve, secili duke dhënë perspektivën e tyre unike mbi situatën. Arsimi konsiderohet si themeli i të gjithë zhvillimit dhe prosperitetit shoqëror; në rastin e Kosovës, fati i saj mbetet i rrethuar nga pasiguria.

Ky film është i përshtatshëm për romanin e autorit Aziz Nesin “Fëmijët e Sotëm“, pikërisht te pjesa me titull “Akuza për kopje“ në të cilën flitet për një grup nxënësish që bashkëbisedojnë për kopjimet që i kanë bërë në shkollë. Pra, ata tregojnë mënyrat që i kanë përdorur edhe prindërit e tyre në shkollë gjatë testeve në lëndë të ndryshme. Ata tregojnë se “Kopja është një turp i madh. Me kopje nuk gënjen tjetrin, por veten“.

Njësia mësimore

—“Akuza për kopje“ Aziz Nesin, pjesë nga vepra “Fëmijët e Sotëm“

Fushat e kurrikulës

—Gjuhët dhe komunikimi

Përshtatshëm për

Shkalla VI;
Klasa XII.

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit - Paraqet para një audience të caktuar, përmes së paku një forme të komunikimit çështjet thelbësore të ngritura në një vepër-film; Shpreh mendimin e lirë, opinionin dhe qëndrimin për një temë të caktuar nga jeta duke përdorur forma të ndryshme të komunikimi me gojë, me shkrim, film dokumentar, krijim letrar etj.; Angazhohet dhe kontribuon në një diskutim me të tjerët për një temë të caktuar, p.sh. për edukimin medial, duke paraqitur argumente të bazuara në fakte për rolin dhe ndikimin e kopjimit–plagjiaturës, në procesin e përgatitjes së të rinjve për jetë të pavarur dhe orientim në karrierë.

◎ Kompetenca e të menduarit - Përpunon në mënyrë kritike informatat e mbledhura nga burime të ndryshme për ndonjë temë të ndjeshme në shoqëri, formon qëndrim kritik dhe e paraqet atë gjatë një debati me moshatarë dhe me të tjerë për çështjen e ngritur, ‘për’ ose ‘kundër” kopjimit.

◎ Kompetenca personale - Diskuton në grup për mënyrat e bashkëpunimit me të tjerët për të zgjidhur një situatë të re mësimore, pra për të mos kopjuar.

Rezultatet e të nxënit

⦿ Njohin temën që është përdorur në film dhe tregim;

⦿ Diskutojnë për pasojat e kopjimit-plagjiaturës;

⦿ Analizojnë pasojat që i ka kopjimi.

DokuLab
Mes Rreshtave

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Mes Rreshtave
Mes Rreshtave

Pikat e diskutimit

  1. Pse njerëzit përdorin kopjimin-plagjiaturën?
  2. Si mund ta eliminojmë kopjimin?
  3. Pse loja dhe humori janë shpesh motive të rëndësishme në letërsi?


Aktivitetet

Stuhi mendimesh (5 min.)

Bashkëbisedojmë me nxënës për autorin dhe veprën, japin mendime të përgjithshme me njohuritë që kanë. Tregojnë për periudhën, tematikën e veprave të autorit.

Rrjeti i diskutimit (30 min.)

Fillimisht lëshoj filmin "Mes Rreshtave" dhe nxënësve u sugjerohet që të mbajnë ndonjë shënim gjatë kohës sa shikojnë filmin, ndonjë moment që iu bënë përshtypje, ndonjë fjalë dhe e diskutojmë pas shfaqjes. Pas filmit nxënësve u shpërndahen fletë me një fragment nga romani ‘‘Fëmijët e Sotëm" i autorit Aziz Nesin, pra pjesën me titull ‘‘Akuza për kopje’’ dhe u kërkohet që ta lexojnë. Shënoj në tabelë pikat për diskutim: ◼ 1. Pse njerëzit përdorin kopjimin-plagjiaturën ? ◼ 2.Si mund ta eliminojmë kopjimin - pasojat e tij? ◼ 3. Pse loja dhe humori janë shpesh motive të rëndësishme në letërsi?

Braimstorming (5 min.)

Nxënësit diskutojnë diçka që kanë shkruar gjatë filmit apo gjatë leximit të pjesës së leximit. Tregojnë ndonjë përvojë të tyre gjatë kopjimit në shkollë.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.