Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "Film & Factual Media: Educating 4 Equality". Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Filmi dokumentar “Melankolia” shfaqë dëshirat e fëmijëve ku u jepet të mendojnë se bota është një vend për të kultivuar ëndrrat e tyre për të ardhmen. Në fëmijëri, të gjithë ne ëndërrojmë shumë, duke menduar se gjithçka është subjekt i nesh dhe madje edhe më shumë. Secili nga ne ka jetuar në këtë kohë të mrekullueshme të ëndrrave dhe fantazive, kështu që histori të tilla zgjojnë një farë nostalgjie.
“Unë dua të bëhem mësuese, unë dua të bëhem mjeke, unë dua të bëhem instruktor, unë dua të bëhem IT…” Janë në hapat e parë të jetës dhe kanë shumë ëndrra për profesionin që duan të kenë kur të rriten.
Ajo që të lë përshtypje më shumë është kur dëgjon vajzat se duan të behën: mësuese, piktore, pianiste, aktore, muzikante, doktoresha… kurse djemtë si mjek, instruktor, kamerier, IT atëherë shtrohet pyetja se a ka profesioni gjini?
Po ashtu shihet se sjellja prindërore ka një ndikim të madh në mënyrën se si fëmijët zhvillohen duke qenë mjaft të rëndësishëm në suksesin e tyre në të ardhmen. Filmi dhe studimet tregojnë se fëmijët janë të ndikuar nga qëndrimi i prindërve, qoftë pozitivisht apo negativisht. Sjellja prindërore është jetike, sepse parashikon se si fëmijët performojnë në fushën e zhvillimit psikosocial, performancës akademike, marrëdhënieve sociale dhe sjelljes ndaj problemeve.
—Cikli jetësor dhe periudhat e tij;
—Agjensët e socializimit;
—Shoqëria dhe Mjedisi
Shkalla V;
Klasa: XI
◎ Kompetenca e të menduarit - Mendimtar kreativ (1. Në forma të ndryshme të të shprehurit prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informatave për fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse p.sh., temë nga shkenca, nga kultura, nga arti, nga sporti, nga shëndetësia, nga shoqëria, nga mjedisi etj)
◎ Kompetenca e të nxënit - Nxënës i suksesshëm (1. Demonstron shkathtësi funksionale në lexim-shkrim, në matematikë, në jetën e përditshme, në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për kryerjen e një detyre apo aktiviteti dhe gjatë të nxënit të dijeve të reja në ndonjë fushë të caktuar mësimore; 2. Parashtron pyetje dhe shfaq mendime të strukturuara për zgjidhjen e një problemi apo detyre të caktuar, bën përmbledhjen e së paku dy veprimeve të përdorura të cilat përcaktojnë drejtimin e mëtejmë të të nxënit të vet për temën apo problemin e caktuar)
⦿ Promovimi i vlerave të përgjithshme kulturore dhe qytetare;
⦿ Zhvillimi i përgjegjësisë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit;
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Mësimdhënësi/ja organizon me klasën stuhi mendimesh për konceptin e vetë përcaktimit profesional.
Mësimdhënësi/ja nxit mendimin e nxënësve nëpërmjet pyetjeve të mëposhtme: 1. Si e mendoni të përzgjidhni profesionin tuaj? 2. Sa do të ndikojnë prindërit në përzgjedhjen e profesionit? 3. Faktorët e familjes vazhdimësia profesionale në familje, profesioni i anëtarëve të familjes dhe të dashurve a do të ndikojë? Më pas klasa ndahet në dy grupe. I orienton nxënësit të marrin informacion rreth çështjeve të mësimit. Grupi 1: Nxënësit japin një shpjegim për ëndrrat fëmijërore. Grupi 2: Nxënësit japin një shpjegim për ndikimin e familjes në përzgjedhjen e profesionit.
Si do ta bënit përzgjedhjen e profesionit tuaj?
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.
Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.