Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "Film & Factual Media: Educating 4 Equality". Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
“Knock Down the House” është dokumentar që trajton historinë e katër grave politikane në ShBA të cilat ishin kandidate për Zyre të Kongresit në zgjedhjet e vitit 2018. Ato përmes organizimeve në terren, dhe aktivizmit të tyre të zellshëm refuzuan edhe paratë e korporatave por edhe nocionin që njerëzit e thjeshtë, e në veçanti gratë, nuk mund të zhvillojnë fushata të suksesshme politike.
Kolektivisht këto kandidate paralajmërojnë një ndryshim kulturor e politik për ta transformuar procesin e kandidimit dhe zgjedhjes së përfaqësuesve politikë. Ndryshimet e tilla kanë të bëjnë me ndryshim të qëndrimeve, sjelleve dhe normave ekzistuese drejtë ndërtimit të një shoqërie më gjithëpërfshirëse.
Proceset politike dhe pjesëmarrja e grave.
Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna.
Shkallën; 5, 6. Klasa: XII.
I. Kompetenca e aktivizmit qytetar (Ndërtimi i qytetarisë aktive që është edhe e informuar dhe e bazuar është një nga pjesët kryesore e përmirësimit dhe mbështetjes së demokracisë. Në mënyrë që nxënësit të kuptojnë këtë më mirë, filmi jep shembuj dhe mund t’i fuqizojë ata në mënyrën e të menduarit rreth çështjeve që kanë të bëjnë me komunitetin e tyre)
II. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit (Me ndihmën e këtij dokumentari, nxënësit do të jenë gjendje të komunikojnë në mënyrë më efektive për sa i përket temave të politikës, qytetarisë aktive dhe barazisë gjinore. Diskutimet të cilat mund të jenë të përqendruara tek barazia gjinore do t’i shtyjnë nxënësit t’i komunikojnë
bindjet e tyre me argumente)
III. Kompetenca e të menduarit (Shikimi i dokumentarit dhe diskutimet që e pasojnë do t’i pajisë nxënësit në përvetësimin më të lehtë të koncepteve kyçe se si të aktivizohen dhe të jenë më aktiv në komunitetet e tyre dhe të lypin ndryshime e mos të jenë pasiv. Filmi i bën nxënësit të mendojnë në mënyrë kritike jo vetëm për proceset politike por edhe për pozitën e gruas në Kosovë në ndërlidhje me proceset politike)
IV. Kompetenca e të nxënit (Ky dokumentar do t’i nxit nxënësit që të kërkojnë përgjigje edhe për mënyrën se si funksionojnë politikat dhe proceset zgjedhore në Kosovë. Diskutimi do t’ua bën të mundur që edhe të pyesin rreth çështjeve që iu interesojnë e për të cilat mund të mos kenë pasur rast të flasin më herët)
-T’i frymëzojë nxënësit që të kuptojnë rëndësinë e përfshirjes në proceset politike.
-T’i fuqizojë nxënësit që të angazhohen dhe të përfshihen në komunitetet e tyre nëpër çështje politiko-sociale.
-Ta shqyrtojë çështjen e barazisë dhe përfaqësimit në politike në Kosovë duke marrë shembull ShBA-në.
-Të bëhet e qartë shtypja e shumëfishtë që përjetojnë gratë kur dëshirojnë të kyçen në politikë.
Shfaqja e facilituar. Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me nxënësit. Ky proces ndihmon nxënësit që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke e parë problemin lokal në kontekst global, duke praktikuar anët pozitive dhe rrjedhimisht të merren veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambientin e klasës.
Shikoni Filmin. Nxënësit e shikojnë filmin në grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, nxënësit reflektojnë mbi filmin e shikuar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat, emocionet dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera unike që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenjave dhe vlerave të ndryshme, ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri, duke krijuar kështu një diversitet.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për ta vazhduar këtë më tej, nxënësit inkurajohen të lidhin filmin dhe çështjet në jetën e tyre personale dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Nxënësit i konsiderojnë veprimet që mund t’i ndërmarrin për të adresuar inferioritetin, vetëbesimin e vetëvlerësimin në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve edhe atyre të nivelit ndërkombëtar.
Mësimdhënësi/ja ose psikologu/ja fillimisht shënon konceptet kryesore në tabelë dhe ju drejton pyetje nxënësve, për të marrë përgjigje rreth këtij koncepti: Sa janë të përfaqësuara gratë në skenën politike të Kosovës?
Fillimisht nxënësve ju lëshohet filmi dhe pastaj klasa ndahet në dy grupe. Mësimdhënësi apo psikologu/ja i orienton nxënësit të diskutojnë në mënyrë kritike rreth barazisë gjinore në politike dhe mënyrës se si ata e shohin përfaqësimin politik aktual. Grupi 1: Sa janë gratë e përfaqësuara në politikbërje në Kosovë? Grupi 2: Si mund të fuqizohen të rejat (dhe të rinjtë) të marrin role më aktive në komunitetet e tyre? Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga filmi por edhe nga Google/Interneti. Kërkimi i informatave në internet dhe shikimi i filmit nxit të gjithë klasën të diskutojnë këtë temë. Pasi nxënësit janë gati, ata i diskutojnë informacionet me mësimdhënësin/en apo psikologun/en. Njohuritë e nxënësve plotësohen me informacione të tjera nga mësimdhënësi/ja apo Psikologu/ja.
Duke u bazuar në nevojat personale dhe në filmin që shikuat, tregoni se çfarë karakteristikash do të dëshironit t’i shihnit tek politikanët dhe politikanet në Kosovë? Apo: Çfarë do të mund të bënit ju për çështjet që prekin komunitetin tuaj duke u bazuar në shembujt e katër grave politikane në ShBA.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.
Lexo më shumë në këtë temë:
Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit