Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Këta jemi ne


Lënda

Sociologji


Përgatitur nga

Jehona Luma - Reçica, SH. M. "Ulpiana" - Lipjan

Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "FILM & FACTUAL MEDIA" nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë", financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Worksheets
Këta jemi ne

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar “Këta jemi ne” është pasqyra më e mirë se si pushteti serb e vijoi zbatimin e fazave të dhunës e të terrorit ndaj shqiptarëve, të shpërnguljes së tyre nga atdheu dhe kolonizimin me elementin serb në Kosovë. Ishte periudha e ndjekjeve, burgosjeve, vrasjeve, shqiptarët arrestoheshin, vriteshin, masakroheshin dhe mbaheshin në burgjet e kampet e ndryshme të Jugosllavisë

Filmi paraqet presionet më të drejtpërdrejta për ndjekjen dhe shpërnguljen e shqiptarëve, helmimin e studenteve, përveç maltretimit të personave të pafajshëm dhe veçanërisht të inteligjencës së pakët dhe punëtorëve të arsimit, që u shpallën armiq të rendit socialist dhe u burgosën, madje një pjesë edhe u pushkatuan pa gjyq.

Siç shihet, presionet për shpërngulje ndaj shqiptarëve ishin aq të shumta e të shumëllojshme, sa jeta e tyre në Kosovë u bë e padurueshme. Prandaj, një numër jo i vogël u detyruan të largoheshin nga vendlindja e tyre me qëllime që një ditë do të ktheheshin në vendlindje për të kontribuar dhe edukuar fëmijët. Përkundër që familja ishte vendos në një shtet te zhvilluar, siç është Gjermania, prapë jeta ishte e vështirë për tu përballur e për tu shikuar si një i “huaj”.

Thënia “Guri i rëndë peshon në vend të vet” e gjen përshkrimin më të mirë në këtë film dokumentar. Qysh në ditën e parë që ata u kthyen në vendin e tyre ata e gjetën ngrohtësinë dhe mbështetjen që s’e kishin pas asnjëherë.

Njësia mësimore

—Shteti dhe shoqëria,
—Sistemet politike,
—Migrimi

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe Mjedisi;
—Jeta dhe Puna.

Përshtatshëm për

Shkalla V, VII.
Klasa XI, XII

Kompetencat

◎ Kompetenca e të menduarit (Lidhja e vendimeve me pasojat, Vlerësimi dhe vetëvlerësimi, Zgjidhja e problemeve)

◎ Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis (Zotërim i aftësive për menaxhim të konflikteve dhe vlerësim të rreziqeve. Ndërmarrje e veprimeve të pavarura dhe të përgjegjshme)

◎ Kompetenca personale (Shfaqje e bashkë ndjesisë për të tjerët. Dëshmim i aftësive për të bërë jetë të shëndoshë)

◎ Kompetenca qytetare (Përkrahje dhe nisje e ndryshimeve të dobishme për jetën personale, për tërë shoqërinë dhe për mjedisin)

Rezultatet e të nxënit

⦿ Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës;

⦿ Promovimi i vlerave demokratike, kulturore dhe qytetare.

DokuLab
Këta jemi ne

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Këta jemi ne
Këta jemi ne

Pikat e diskutimit

  1. Çka dini për burgosjet politike në Kosovë?
  2. A keni dëgjuar për helmimet e studentëve të viteve të ’90-ta dhe nga kush janë bërë?
  3. Çfarë vuajtje ka shkaktuar regjimi jugosllave në popullin shqiptar?
  4. Cilat janë pasojat e jetesës në një shtet tjetër?
  5. A e konsideroni gabim kthimin nga shtetet e huaja në Kosovë?


Aktivitetet

Evokimi: Diskutimi

Mësimdhënësi kërkon nga nxënësit që të mendojnë dhe tregojnë se çfarë dijnë lidhur me burgosjet politike të regjimit jugosllav. Kur kanë ndodhë helmimet e nxënësve dhe nga kush janë helmuar nxënësit atëbotë.

Realizim kuptimi: Puna në grupe

Nxënësit ndahen në grupe. Analizojnë dhe diskutojnë lidhur me burgosjet politike nga pushteti serb gjatë shfaqjes së filmit dokumentar. Secili grup merr si detyrë që të analizojë shkaqet e burgosjeve, helmimeve dhe dëbimit të shqiptareve nge atdheu i tyre.

Reflektimi: Rrjeti i diskutimit

Nxënësit diskutojnë rreth çështjes: Si e konsideroni rikthimin e popullatës nga vendet e huaja në Kosovë?

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Lexo më shumë në këtë temë:

UN Women Digital Library

Gender stereotyping

Gender Equality Training

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.