Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Këta jemi ne


Lënda

Gjuhë Shqipe


Përgatitur nga

Nuhi Kuçi, SH. M. "Skënderbeu" Kaçanik

Kjo fletë e punës është përgaditur nga programi DokuLab i DokuFest nue kuadër të grantit "FILM & FACTUAL MEDIA" nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë", financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest

Worksheets
Këta jemi ne

Përshkrimi i filmit

Në filmin dokumetar “Këta jemi ne” trajtohet fati i një familjeje shqiptare e cila emigron në Gjermani për një jetë më të mirë, por pas dite viteve qëndrimi atje, ata vendosin të kthehen në Kosovë.

Tregojnë përjetimet që kanë pasur atje në vend të huaj dhe mungesa e shumë gjërave shqiptare, sidomos mungesa e gjuhës shqipe. Tani jetojnë në Kosovë, edhe pse nuk kanë shumë kushte të mira ekonomike, por janë të lumtur që jetojnë në vendin e tyre, edukohen sipas traditave shqiptare dhe flasin shqip.

Përmes këtij filmi dokumentar ne mund të gjejmë ngjashmëri me veprën e Faik Konicës “Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit” në të cilën protaganisti Dr. Gjilpëra studion jashtë Shqipërisë dhe vendos që të kthehen në atdhe e t`i shërbej vendit.

Njësia mësimore

—Letërsi shqiptare, Vepra “Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”

Fushat e kurrikulës

—Gjuhët dhe Komunikimi,
—Jeta dhe Puna,
—Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkalla V, VI.
Klasa XI, XII

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit (Paraqet para një audience të caktuar, përmes së paku një forme të komunikimit çështjet thelbësore të ngritura në një vepër. -Shpreh mendimin e lirë, opinionin dhe qëndrimin për një temë të caktuar nga jeta duke përdorur forma të ndryshme të komunikimi me gojë, me shkrim, film dokumentar, krijim letrar etj. Angazhohet dhe kontribuon në një diskutim me të tjerët për një temë të caktuar, p.sh. për edukimin medial, duke paraqitur argumente të bazuara në fakte për rolin dhe ndikimin e televizionit, radios, shtypit dhe mjeteve të tjera të informimit në shoqëri, në procesin e përgatitjes së të rinjve për jetë të pavarur dhe orientim në karrierë)

◎ Kompetenca e të menduarit (Përpunon në mënyrë kritike informatat e mbledhura nga burime të ndryshme për ndonjë temë të ndjeshme në shoqëri, formon qëndrim kritik dhe e paraqet atë gjatë një debati me moshatarë dhe me të tjerë për çështjen e ngritur, ‘për’ ose ‘kundër”)

◎ Kompetenca personale (Diskuton në grup për mënyrat e bashkëpunimit me të tjerët për të zgjidhur një situatë të re mësimore)

◎ Kompeteca qytetare (Me shembuj argumenton ndërlidhjet midis punës, profesionit dhe karrierës, në një punim/prezantim me shkrim prej jo më pak se 1000 fjalësh, në përmbledhje të punimit/prezantimit ofron shembuj të shfrytëzimit të mundësive në dispozicion për arsimim dhe përgatitje profesionale ose këshillim në karrierë)

Rezultatet e të nxënit

⦿ Njeh portretizimin dituror, moral e shpirtëror të protaganistit të veprës;

⦿ Njeh subjektin e veprës së Konicës;

⦿ Analizon personazhet, marrëdhëniet ndërmjet tyre, mjedisin, rolin dhe funksionin e tyre.

DokuLab
Këta jemi ne

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Këta jemi ne
Këta jemi ne

Pikat e diskutimit

  1. Cilët janë disa faktorë që kanë ndikur për të shkuar shqiptarët në mërgim?
  2. Përparësitë dhe mangësitë e mërgimit!
  3. A duhet të kthehemi në atdhe?


Aktivitetet

Pjesa Hyrëse: Studi mendimesh (5 min)

Bashkëbisedojmë me nxënës për mërgimin, plagë e pashëruar. Tregojnë ndonjë përvojë që kanë pasur vetë, ose me familarët tyre në mërgim

Pjesa Kryesore: Shikimi i filmit (10 min)

Nxënësve u kërkohet që gjatë prezantimit të filmit “ Këta jemi ne” të mbajnë ndonjë shënim, ndonjë fjalë dhe pas mbarimit të filmit të diskutojnë për të. Pas mbarimit të filmit nxënësve u shpërndahen fletë me një fragment nga vepra e Konicës “Dr. Gjilpëra...” dhe pastaj bashkëbisedojnë për pikat e diskutimit që janë të parapara më lartë, ( shënohen në tabelë ) ---Cilët janë disa faktorë që kanë ndikur për të shkuar shqiptarët në mërgim? -Përparësitë dhe mangësitë e mërgimit! -A duhet të kthehemi në atdhe?

Rrjeti i Diskutimit dhe stuhi mendimesh (20 min)

Diskutojmë dhe debatojmë për temën

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.