Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Këpucët e humbura


Lënda

Edukatë Qytetare


Përgatitur nga

Merita Shala, SH. M. "Ahmet Gashi" Prishtinë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Worksheets
Këpucët e humbura

Përshkrimi i filmit

“E ardhmja e një kombi është e lidhur ngushtë me edukimin që merr rinia” - Albert Einstein.

Filmi dokumentar “Këpucët e humbura” trajton temën e sistemit arsimor paralel në Kosovë gjatë përiudhës së viteve 1990. Gjatë asaj periudhe kohore shqipëtarët u dëbuan masivisht nga institucionet arsimore nga regjimi i atëhershëm serb. Përmes studentëve të ish sistemit të tillë edukativo-arsimor në Kosovë, shfaqen sfidat dhe rreziku që kanosej në atë kohë lidhur me vijimin e mësimit në shtëpi-shkolla, larg institucioneve arsimore, meqenëse mësimdhënësit dhe nxënësit i dëboi regjimi serb.

Gjatë asaj periudhe Kosova u suprimua nga regjimi serb dhe humbi të gjitha fuqitë si në aspektin legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu edhe në atë edukativo-arsimor dukë bërë segregimin e shkollave, me ç‘rast u bë edhe një helmim masiv i nxënësve në shkolla. Pamundësia e e nxënësve dhe mësimdhënësve për të vijuar mësimin në shkolla dhe refuzimin për të mësuar me kurrikulën serbe krijoi pabarazi dhe u krijua një sistem paralel arsimor.

Prandaj përmes këtij filmi trajtojmë ballafaqimin me të kaluarën dhe ndërtimin e kujtimeve përmes ndërlidhjes në mes të shkuarës dhe të tashmes. Në atë kohë jo të gjithë studentët kishin fatin të vijonin shkollmin, edhe ata që vujuan kanë pësuar dëme dhe trauma nga politika e atëhershme. Kështu, sistemi paralel në Kosovë nuk ishte rezistencë vetëm kundër zhdukjes së analfabetizmit, por ishte edhe përpjekje për krijimin e Republikës së Kosvës dhe luftën për liri dhe barazi, çlirim nga okupatori.

Njësia mësimore

—Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive në shkollën time,
—Të drejtat e njeriut dhe historia e tyre.

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe Mjedisi,
—Jeta dhe Puna.

Përshtatshëm për

Shkallën Kurrikulare 5 dhe 6,
Klasat: X, XI, XII.

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit - Komunikues efektiv;

◎ Kompetenca e të menduarit - Mendimtar kreativ;

◎ Kompetenca e të nxënit - Nxënës i suksesshëm

◎ Kompetenca qytetare - Qytetar i përgjegjshëm.

Rezultatet e të nxënit

⦿ Promovimi i vlerave demokratike, kulturore dhe qytetare;

⦿ Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës;

⦿ Zhvillimi i identitetit personal dhe njohja dhe respektimi i identiteteve dhe përkatësive të ndryshme sociale, etnike, gjinore, fetare, seksuale, racore, kulturore etj.

DokuLab
Këpucët e humbura

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Këpucët e humbura
Këpucët e humbura

Pikat e diskutimit

  1. Sistemi paralel në Kosovë gjatë kohës së regjimit serb
  2. Vijimi i mësimit në shtëpi-shkolla
  3. Dëbimi i nxënësve/ mësimdhënësve nga shkolla (migrimi)
  4. Identiteti (idhujt, muzika, vendet e frekuentuara), adoleshenca/ kultura/ përkatësia kombëtare/ sfidat, këpucët, mungesa e teksteve shkollore, rikuperimi
  5. Ballafaqimi me të kaluarën- kujtimet
  6. Arsimimi atëherë/ tash
  7. Rëndësia e respektimit të të drejtave dhe lirive të nxënësve në shkollë
  8. Dhuna psikike dhe fizike në shkolla, represioni, konfrontimi


Aktivitetet

Evokim: Stuhi mendimesh

Fillimisht kontrollohen detyrat e shtëpisë duke evidentuar detyrën më të mirë dhe motivohen nxënësit për përgjigjet e tyre. Pastaj mësuesi/ja i drejtohet nxënësve: -Çfarë e karakterizonte periudhën e viteve 1980- 1990-ta?; A keni dëgjuar ndonjëherë për sistemin e arsimimit paralel në Kosovë?; Nxënësit ndajnë mendimet e tyre në klasë dhe diskutohet. Pastaj ata udhëzohen që të shikojnë filmin dokumentar.

Realizim: SWOT

Nxënësit shikojnë filmin, reflektojnë rreth filmit dhe ndahen në 4 grupe. Secili grup ka për qëllim të analizojë njëren nga komponentet përmes analizës SWOT që përfshinë: përparësitë, mangësitë, mundësitë dhe rreziqet; e sistemit arsimor në Kosovë atëherë dhe tash. Gjithashtu ata mund të sjellin përvoja personale nga jeta e tyre dhe diskutojnë rreth tyre.

Reflektim: Përforcim i njohurive

Në mënyrë që të nxitet reflektimi rreth temës, mësuesi/ja shtron për diskutim situatën e rastit në temën: arsimimi paralel nën masa të dhunshme, mësimi në shkolla/ shtëpi, nxënës të ulur në dysheme që vijojnë mësimin me shumë përkushtim, mësimdhënës që interesin kombëtar dhe idealizmin e kanë mbi çdo gjë edhe përkundër dhunës që ushtrohet mbi ta, vendosmëria e mësimdhënësve për të punuar me planprogramet e veta dhe kundërshtimi i atyre të Serbisë edhe përkundër presionit dhe persekutimit, segregimi, identiteti, migrimi, sfidat etj.

Detyre shtëpie: Ese

Mësimi në rezistencë (1980-1999) dhe tash në përiudhën e pandemisë Covid-19

Vlerësimi:

Nxënësit vlerësohen për përgjigjet, forcën e arsyetimit dhe të gjykimit të argumentit, mbajtjen e qëndrimit.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.