Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Jetë brenda ekranit


Lënda

Sociologji


Përgatitur nga

Jehona Luma - Reçica, SH. M. "Ulpiana" - Lipjan

Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "Film & Factual Media" nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë", financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Worksheets
Jetë brenda ekranit

Përshkrimi i filmit

Përveç ngacmimit në ambiente shkollore, që është fenomen shumë i përhapur, edhe ngacmimi në rrjetet sociale po ashtu përbën problem serioz në ditët e sotme. Filmi dokumentar ”Jetë brenda ekranit” paraqet një fenomen i cili është përhapur shumë në jetën e të rinjve e që është ngacmimi i të rinjve në rrjetet sociale apo bulizmi online që ka mjaft ndikim në psikikën e individit krahasuar me bulizmin e drejtpërdrejtë.

Filmi paraqet raste të cilat ndodhin si raste sulmesh, talljesh dhe ofendimesh që cenojnë personalitetin dhe privatësinë e personit, duke u etiketuar negativisht, duke përdorur dobësi apo hendikap të tyre dhe duke shfrytëzuar faqen apo imazhe për t`u përbaltur moralin dhe dinjitetin.

Përhapja e bullizmit kibernetik (ngacmimit në rrjetet sociale) është shumë e madhe, pasi të pothuajse të gjithë sot kanë të paktën një llogari në rrjetet sociale. Kjo dukuri është shumë më e përhapur tek adoleshentet, të cilët supozohet të kalojnë shumë më shumë kohë se të tjerët në internet. Ky lloj ngacmimi zhvillohen në mënyrë elektronike te personi tjetër. Për shembull kërcënimet e ndryshme në biseda, shpërndarje të fotove të personit në rrjete sociale pa autorizim, të bërit shaka me të etj. hyjnë te ngacmimi në rrjetet sociale.

Pra, me pak fjalë, ngacmimi në rrjetet sociale përfshin çdo lloj fyerje, poshtërimi, përçmimi që i bëhet një personi në këto media.

Njësia mësimore

—Roli i kompjuterit dhe internetit sot;

—Koha dhe hapësira në shoqërinë virtuale;

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkalla V, VI.
Klasa XI, XII

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit - Komunikues efektiv (Shpreh mendimin e lirë, opinionin dhe qëndrimin për një temë të caktuar nga jeta, shkenca, shoqëria, duke përdorur forma të ndryshme të komunikimit me gojë me shkrim etj.)

◎ Kompetenca e të menduarit (Vlerësimi dhe vetëvlerësimi; Zgjidhja e problemeve)

◎ Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis (Zotërim i aftësive për menaxhim të konfikteve dhe vlerësim të rreziqeve; Ndërmarrje e veprimeve të pavarura dhe të përgjegjshme)

◎ Kompetenca personale (Dëshmim i aftësive për të bërë jetë të shëndoshë; Bërja e zgjedhjeve të përgjegjshme për shëndetin personal)

V. Kompetenca qytetare – Qytetar i përgjegjshëm (Shpjegon të drejtat, detyrat dhe përgjegjësit e individit në raste të ndryshme, si: në shtëpi, në klasë, në shkollë, në shoqëri, dallon rastet kur hyjnë në konflikt me njëri-tjetrin dhe paraqet alternativa të zgjidhjes së tyre)

Rezultatet e të nxënit

⦿ Aftësim për mësim gjatë gjithë jetës;

⦿ Përgjegjësia ndaj vetës si dhe shoqërisë;

⦿ Krijimi i identitetit personal.

DokuLab
Jetë brenda ekranit

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Jetë brenda ekranit
Jetë brenda ekranit

Pikat e diskutimit

  1. Sa është i përhapur bulizmit kibernetik (ngacmimit në rrjetet sociale)?
  2. Si zhvillohet ky ngacmim?
  3. Cilat janë shkaqet e këtij ngacmimi?
  4. Cilat janë pasojat e ngacmimeve përmes rrjeteve sociale?


Aktivitetet

Evokim – Brainstorming (Stuhi mendimesh)

Në fillim të orës mësimore pyesim nxënësit se çfarë njohurie kanë ngacmimet e të rinjve në rrjetet sociale apo bulizmi online. Bëjmë një hyrje të shkurtër dhe shkëmbejmë pyetje dhe përgjigje rreth asaj se çka kemi në fokus. Më pas shikojmë filmin.

Reflektim – Rrjeti i diskutimit

Pas përfundimit të filmit marrim mendimet e përgjithshme për filmin, më pastaj së bashku konkludojnë rolin, rëndësinë dhe kujdesin të cilin duhet të kemi gjatë përdorimit të rrjeteve sociale, si dhe rrezikun që mund të kanoset tek të rinjtë.

Realizim - Shkrim i lirë

Duke u bazuar ne përvojën tuaj personale dhe filmin që e shikuat tregoni rolin dhe ndikimit e rrjeteve sociale që shfaqin rrezik.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Lexo më shumë në këtë temë:

UN Women Digital Library

Gender Equality Training

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.