Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Në filmin Fmi i Hanës në sfond ndëgjohet muzika e cila është sinkronizuar shumë bukur me sekuencat filmike sipas stories filmike.
Muzika e Muharrem Qenës “Oj Hanë” dhe Shpat Deda “Shkëndije” e bën që audienca të ketë një kënaqësi të madhe gjatë shikimit të këtij filmi. Gjatë krijimit tetë-mujor të Zgjimit ai është vizituar nga një mik mikroskopik. Ky mik bëhet shoku i tij më i mirë dhe Zgjimi vendos ta çojë në Jetë. Ky mik në Jetë quhet një kromozom shtesë. Si mirënjohje, ky “mik” i dha Zgjimit fytyrën më të prerë dhe buzëqeshjen më të bukur në botë.
Pra, filmi tematikë kryesore e ka përditshmërinë e një fëmiu me sindromin down ku motra e tij shpalos para audiencës momente tepër të veçanta të kësaj përditshmërie.
Hyjnore është pamja e Zgjimit me sy si një pyll në mes të detit. Karakteri tepër i veçantë i Zgjimit si djalë me dëshira e me ëndrra si gjithë fëmijët tjerë, por që e karkterizon një sinqeritet fëmijëror i paparë që i bën të gjithë që janë afër tij të ndihen ashtu fëmijëror, të dashur e pabrenga.
—Multimedia, krijimi i sekuencave multimediale. Insertimi i sekuencave muzikore dhe insertimi i video sekuencave.
—Shoqëria dhe Mjedisi
Shkalla 5. Klasa X, XI.
◎ Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit – Komunikues efektiv;
◎ Kompetenca e të menduarit – Mendimtar kreativ;
◎ Kompetenca e të nxënit – Nxënës i suksesshëm;
◎ Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis – Kontribues produktiv
⦿ Zhvillimi i përgjegjësisë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit;
⦿ Aftësimi për jetë dhe për punë në kontekste të ndryshme shoqërore e kulturore;
⦿ Zhvillimi i ndërmarrësisë dhe përdorimi i teknologjisë për zhvillim të qëndrueshëm;
⦿ Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Diskutohet me nxënës për: Çfarë është multimedia? Shtrohet për diskutim: - Çka dini për multimedia? - Keni njohuri se si krijojmë multimedia? - Çka na mundëson krijimin e multimedias? Japin disa shembuj të përdorimit sekuencave multimediale dhe softverë që mundësojnë krijime të tilla.
Nxënësve u ipen instruksione praktike se si bëhet realizimi i krijimeve multimediale, insertimet audio dhe video fajllave. Instrukcionet ipen me aplikacione dhe softerë si: Filmora dhe MS Officce Power Point. Ora mësimore relizohet në kabinet të informatikës duke përdorur PC, projektor dhe zmadhues zëri. Nxënësit praktikojnë në kompjuterët e tyre dhe punojnë individualisht ose në grup nga dy nxënës.
Pyetën nxënësit nëse kanë diçka për të diskutuar rreth krijimit dhe përdorimit të mutimedias, për vështirësitë dhe sfidat që mund të shfaqen gjatë dizajnimeve praktike multimediale, etj
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.
Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.