Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Faleminderit Afrikë, Faleminderit Ebola


Lënda

Sociologji


Përgatitur nga

Jehona Luma - Reçica, SH. M. "Ulpiana" - Lipjan

Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "FILM & FACTUAL MEDIA" nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë", financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Worksheets
Faleminderit Afrikë, Faleminderit Ebola

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar “Thank You Africa, Thank You Ebola” paraqet rrëfimin e djaloshit si një katërmbëdhjetë-vjeçar që babai i tij iu kishte drejtuar me këto fjalë “ti je burri i
shtëpisë, kujdesu për nënën dhe fëmijët”.

Djali e kuptoi se babai kishte zgjedhur rrugën për në Afrikë më një mision human për t`u dalë në ndihmë mjekëve atje në luftimin e virusit të quajtur Ebola.

Të jesh human do të thotë të mbash qëndrim njerëzor e fisnik dhe të tregosh dashuri të thellë ndaj të gjithë njerëzve pa dallime.

Obligimet e këtij të riu veç sa shtoheshin, por edhe ndjenja e krenarisë për veprën dhe kontributin e babait në luftimin e këtij virusi.

Njësia mësimore

—Njeriu si qenie specifike shoqërore

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkalla V, VI;
Klasa: XI, XII

Kompetencat

◎ Kompetenca e të menduarit – Mendimtar kreativ (Simulon një situatë për marrjen e një vendimi për jetën e vet ose zgjidhjen e një problemi me interes shoqëror, lidh vendimin me pasojat në mënyrë të përgjegjshme, e prezanton gjatë një debati me moshatarë në një kohëzgjatje të caktuar, duke u bazuar në këtë përvojë merr vendime dhe iniciativa të dobishme për vete, për shkollën dhe më gjerë)

◎ Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis – Kontribuues produktiv (Merr pjesë ose udhëheq një fushatë të informimit të qytetarëve për një fushë apo temë të caktuar, për përgatitjen e saj mbështetet në idetë progresive dhe në shembujt pozitiv, përgatitjet i prezanton para klasës duke vënë theksin mbi qëllimet dhe rezultatet e pritura nga ky organizim (p.sh., fushatëinformimi për mbrojtjen e mjedisit natyror dhe shoqëror, ose për mënyrat e jetës së shëndetshme etj.).

◎ Kompetenca personale – Individ i shëndoshë (Ilustron me shembuj para të tjerëve modelet (praktikat) e sjelljeve që reflektojnë mënyrat e mbrojtjes dhe të kultivimit të kulturës së vet, vlerave, besimeve dhe kulturave të të tjerëve në mjedisin ku jeton dhe me gjerë)

◎ Kompetenca qytetare – Qytetar i përgjegjshëm (Tregon shembuj konkret të mbrojtjes së mjedisit natyror dhe atij të krijuar nga njeriu në aktivitete të jetës së përditshme në shtëpi; klasë, shkollë dhe komunitet, propozon alternativa etj.).

Rezultatet e të nxënit

⦿ Kultivimi i identitetit personal, kombëtar, i përkatësisë shtetërore e kulturore.

DokuLab
Faleminderit Afrikë, Faleminderit Ebola

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Falemnderit Afrikë, falemnderit Ebola
Faleminderit Afrikë, Faleminderit Ebola

Pikat e diskutimit

  1. Si e kuptoni humanizmin njerëzor?
  2. Pse njeriu quhet qenie humane?
  3. Humanizmi është një qëndrim apo qasje në filozofi dhe etikë?


Aktivitetet

Hapi I: Stuhi mendimesh

Ç`do të thotë te jesh human?

Hapi II: Veprimtari me lexim të drejtuar (VLD)

Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksti mësimor. Ata nxiten që gjatë leximit të mendojnë dhe të parashikojnë rreth asaj që po lexojnë. Njohuritë e nxënësve pasurohen me informacione të tjera nga mësimdhënësi që mban gjallë interesin e nxënësve deri në fund të orës mësimore.

Hapi III: Rrjeti i diskutimit

Duke reflektuar rreth njohurive të ftuara gjatë kësaj orë mësimore, mësimdhënësi nxit në klasë një diskutim rreth çështjes: “Çfarë e bënë një njeri humanist? Nxënësit diskutojnë dhe argumentojnë mendimet e tyre duke sjellë shembuj konkretë për njësinë mësimore.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Lexo më shumë në këtë temë:

UN Women Digital Library

Learn about SDG’s

Gender stereotyping

Gender Equality Training

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.