Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "Film & Factual Media: Educating 4 Equality". Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Filmi EXIT paraqet histori sa fascionuese aq edhe interesante lidhur me pikëpamje të ndryshme lidhur me lëvizjet radikale në Gjermani, Norvegji, Danimarkë dhe vende tjera si dhe ndikimin e propagandës në shoqëri. Bashkimi në lëvizje ekstremiste të krahut të djathtë, neo-nazistëve, grupeve militante fashiste për shumë adoleshent ka qenë strehë dhe vend për të shprehur ekstremizëm të dhunshëm përmes veprimeve të tyre sa mizore po aq edhe të frikshme dhe të turpshme. Manipulimi dhe ndikimi nga këto grupe kishte ndikim të madhë sidomos tek moshat prej 13 deri 16 vjeçare, kohë kur kriza e personalitetit dhe krijimi i identitetit është sfidë për këto grup mosha. Dhe se çfarë ndodhë kur një person i ri bashkohet një lëvizje radikaliste/ekstremiste dhe frymëzimi që kanë marrë për tu larguar nga lëvizjet duke kërkuar ndihmë përmes programeve të ndryshme.
Një nga personazhet më të rëndësishme dhe interesante Manuel do ta trajtoj gjatë përshkrimit të filmit dokumentar EXIT për shkak të rëndësisë dhe ndikimit që mund të ketë gjatë rrëfimit të tij.
Manuel ishte udhëheqësi i një grupi paramilitar neo-nazist. Pseudonimi i tij ishte pistoleta, ai e ka lënë lëvizjen dhe jeton në arrati. Manuel u rrit në Gjermaninë Lindore, kur ishte 13 vjeç, ai u bashkua me një grup neo-nazist. Miqtë e tij që të gjithë iu bashkuan krahut të djathtë, dhe kështu bëri dhe ai. Ndiente që kishte të drejtë dhe ishte krenar për këtë në atë kohë. Manuel u dënua për grabitje, sulm, dhe zjarrvënie. Ai ishte ende një neo-nazist i bindur. Gjatë qëndrimit në burg ndodhi diçka e papritur, pas një grindjeje me një të burgosur amerikan kaluan në kacafytje, në këtë rast dy të burgosur turq i erdhën në ndihmë. “Që dy “kafshë” erdhën për të ndihmuar një qenie njerëzore. Dy “njerëz” erdhën për të më ndihmuar, një gjerman “Majmunët” duke luftuar kundër njerëzve për të ndihmuar një njeri tjetër”. Manuel kontaktoi Exit Germany dhe mori ndihmë për të lënë lëvizjen në vitin 2006 dhe kurrë nuk ka menduar të kthehet në lëvizjen e krahut të djathtë sepse i pëlqen jeta që jeton tani shumë më shumë. “Është më e rrezikshme, por është e sinqertë, ndjenja reale, fjalë të vërteta dhe miq të vërtetë”. Gjërat nuk janë duke shkuar mirë për Manuelin pasi e dashura e ka braktisë dhe neo-nazistët e dinë se ku jeton. Atë e sulmuan neo-nazistët, nuk mund të fle qetë dhe nuk e dinë sa të guximshëm janë “Nuk jam i shqetësuar për vetën time, po për vajzën”. Më quajnë “çifut i ndyrë”, më sulmuan, më rrëzuan për toke, mi thyen dhëmbët shprehet ai. Gjithashtu Manuel kujton momentet kur sulmoi dy gra, njëra nga to ishte shtatëzënë te cilen e goditi në barkë derisa pësoi lëndime të mëdha “dhe prej atij momenti nuk mund ti shikoj njerëzit në sy” sepse gjithmonë i shoh sytë e asaj gruaje. Këto dy incidente të veçanta ku kishte fëmijë, Manueli kurrë nuk mund të ja falë vetës dhe është arsyeja pse i jep vajzës se tij aq shumë dashuri dhe vëmendje. Dhe ndoshta nëpërmes vajzës disi po këkron falje. Manuel ka pasur një trajtim psikologjik pasi u largua nga lëvizja “Por unë kurrë nuk mund ta falë veten” thote ai.
—Identiteti si pjesë e një grupi dhe e një komuniteti.
—Shoqëria dhe Mjedisi;
—Jeta dhe Puna.
Shkalla V, VI.
Klasa X, XI, XII
◎ Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit - Komunikues efektiv;
◎ Kompetenca e të menduarit - Mendimtar kreativ;
◎ Kompetenca e të nxënit - Nxënës i suksesshëm.
⦿ Promovimi i vlerave demokratike, kulturore dhe qytetare;
⦿ Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës;
⦿ Zhvillimi i identitetit personal dhe njohja, si dhe respektimi i identiteteve dhe përkatësive të ndryshme sociale, etnike, gjinore, fetare, seksuale, racore, kulturore etj.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Ora e mësimit fillon me diskutimin lidhur me dy çështje për debat: Ç’është identiteti si dhe identifikimi me grupin/ lëvizjen/ komunitetin? Për këtë qëllim zhvillohet me nxënësit një brainstorming në tabelë.
Mësimdhënësja ndan nxënësit në grupe dhe u kërkon atyre të shikojnë filmin dhe marrin shënime: Grupi 1: Cili është identiteti i Manuelit dhe përshkruani disa nga ndjenjat e tij që paraqiten në film dokumentar? Grupi 2: Cilat janë motivet / shkaktarët/ që kanë ndikuar që Manueli të bashkohet në grupin paramilitar neo-nazist? Grupi 3: Cilat janë pasojat e krijuara gjatë dhe pas kohës së të qenit pjesë e grupit apo lëvizjes? Pas shfaqjes së filmit, nxënësve u lihet pak kohë të diskutojnë për detyrën grupore dhe kur të jenë gati ata parashtrojnë informacionet e marra drejt nxënësve të tjerë të klasës.
Nxënësit shprehin argumentet e tyre sipas udhëzimeve të mësimdhënëses dhe pastaj diskutohet në klasë.
Gjatë kësja ore, nxënësit vlerësohen për: - Aftësitë për të lidhur temën e re më njësitë e mëparshme - Aftësinë për të punuar në grup - Aftësinë për të prezantuar mendimin e tyre - Forcën dhe qartësinë e argumenteve Detyrat dhe puna e pavarur: ESE: Kush jam unë? Kush është tjetri? (zgjedhë një personazh)
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.
Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.