Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Worksheets

Filmi

Blinera n’rrjet


Lënda

Sociologji


Përgatitur nga

Jehona Luma - Reçica, SH. M. "Ulpiana" - Lipjan

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Worksheets
Blinera n’rrjet

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar “Blinera n ‘rrjet” paraqet ndikimin e rrjeteve sociale ne jetën e adoleshentëve, ku tashmë rrjetet sociale janë shndërruar në një “ushqim” të përditshëm për ta.

Shumë të rinjë ditën e fillojnë me një postim në rrjetet sociale. Blerina pohon se postimet lidhen me anën emocionale se si ata ndihen ata. Adoleshentët gjithnjë e më shumë bëhen “të varur” nga interneti. Sepse rrjeti social mundëson të përjetosh shumë përvoja. Duke qëndruar në shtëpi, bën të mundur të krijosh një identitet tjetër, ndoshta krejtësisht të kundërt nga ç ‘janë në të vërtetë. Nuk mund të shihesh sy më sy me bashkëbiseduesin, nuk mund të dëgjohet zëri i tij apo i saj, por rrjeti na lejon të jemi çka duam, ku dhe kur dëshirojmë.

Shumë të rinjë bëhen pjesë e “Social media” sepse dëshirojnë ti bashkohen trendit pa i ditur pasojat. Blerina pohon se “social media” ndodhë të na largojë nga realiteti mirëpo, në vete bart edhe një realitet. Shpesh ka momente ku Blerina mendon mbylljen e rrjeteve sociale, sepse ky rrjet magjik ka filluar të bëhet sfidues për të. Sipas Blerinës sa më shumë “Like” që merr në një fotografi të postuar aq më e “vlerësuar” ndihesh. Megjithatë, marrim gjithmonë parasysh sa më shumë virtualisht të përfshihet një individ, aq më pak e jeton realitetin.

Njësia mësimore

—Ndërveprimi shoqëror dhe jeta e përdtishme në epokën e internetit.

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe Mjedisi,
—Jeta dhe Puna.

Përshtatshëm për

Shkallën Kurrikulare 5 dhe 6.
Klasa XI, XII.

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit (1. Të shprehurit kulturor nëpërmjet simboleve, shenjave dhe shprehjeve të tjera artistike; 2. Komunikimi nëpërmjet teknologjisë informative)

◎ Kompetenca e të menduarit (1. Kompetencat digjitale; 2. Vlerësimi dhe vetëvlerësimi)

Rezultatet e të nxënit

⦿ Promovimi i vlerave demokratike, kulturore dhe qytetare;

⦿ Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës;

DokuLab
Blinera n’rrjet

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Blinera n’rrjet
Blinera n’rrjet

Pikat e diskutimit

  1. Shpjegon nevojën e komunikimit përmes internetit në shekullin XXI?
  2. Sa i përdorni rrjetet sociale?
  3. Cilat janë përparësitë dhe dobësitë e përdorimit të rrjeteve sociale?
  4. A ka parakushte që duhet të zotërojë individi që të mund të futet në rrjet?
  5. Si ndikon përdorimi i rrjeteve sociale ne jetën tuaj?


Aktivitetet

Evokim.

Mësimdhënësi kërkon nga nxënësit që të mendojnë dhe tregojnë se çfarë dinë lidhur me rrjetet sociale. Çfarë rreziku mund të shfaqet te ta nëse janë përdorues të cilët kalojnë kohë të gjatë në rrjete sociale.

Realizim-kuptimi: Puna në grupe.

Nxënësit ndahen në grupe Analizojnë dhe diskutojnë lidhur me “rrjetet sociale” gjatë shfaqjes së filmit dokumentar. Secili grup ka për detyrë që të analizojë anët pozitive dhe negative të përdorimit të rrjeteve sociale. Rreziku që shfaqet te ta si rezultat i postimeve të shpeshta, mendjes ndikimi tek gjendja psiko-sociale e tyre.

Reflektimi: Rrjeti i diskutimit.

Nxënësit diskutojnë rreth çështjes: A mund të zëvendësojë teknologjia marrëdhëniet e drejtpërdrejta mes njerëzve?

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Lexo më shumë në këtë temë:

UN Women Digital Library

Learn about SDG’s

Gender stereotyping

Gender Equality Training

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.