Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "Film & Factual Media: Educating 4 Equality". Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Filmi rrëfen ngjarje të vërtetë të përjetuar nga përsonazhet e filmit: Anonimus dhe motra e tij. Si gjashtëmbëdhjetë vjeçare motra e Anonimus filloi rrugëtimin e saj të përjetimeve që rrallë kush i përjeton. Ajo bie viktimë e një mashtrimi duke u martuar së pari në moshë shumë të re e pastaj mashtrohet për të shkuar së bashku me burrin e saj në Siri për çka nuk ka qenë e informuar familja e saj e as vëllau i saj i cili këtë ikje të motrës e përjetoi shumë keq. Ajo nga martesa e parë lind një djalë dhe menjëherë i vritet burri në konfliktet në Siri. Detyrohet të martohet për të dyten herë vetëm e vetëm për të mos u izoluar në kampin e vejushave, në të cilin kamp nuk i lejojnë të komunikojnë me internet me familjarë, d.m.th. i izolojnë komplet nga bota. Edhe me burrin e dytë lind një fëmijë.
Ndodh që kërkon nga vëllau të holla për t’u kthyer në Kosovë, por mashtrohet dhe mbyllet në një kamp në Siri. Komunikimi me internet me vëllaun bëhet gjithnjë e me i vështirë dhe në sekuenca të caktuara të filmit, vërehet që përgjohet nga njerëz keqbërës. Kërkimi në internet për të gjetur kampin në të cilin e kanë mbyllur motren e Anonimus-it e orienton vendndodhjen e saj pasi që edhe pse kanë komunikuar me internet asnjëhërë nuk e ka bërë të ditur. Ndodh papritur pas një kohe të gjatë që motra e lajmëron vëllaun për kthimin e saj. Ajo i shkruan: “Po na kthejnë”. Në prill të vitit 2019, 110 përsona qytetarë të Kosovës, të cilët ishin në zonat e konfliktit në Siri u kthyen në Kosovë 32 gra dhe 74 fëmijë. Filmi mundet të shikohet dhe të ndahet me nxënës rreth disa temave, njësive të ndryshme mësimore në fusha dhe lëndë të ndryshme. Unë e kam përzgjedhur që nxënësve t’iu shfaqi filmin Anonimus për realizimin e njësisë mësimore Navigimi në internet, ndërsa mund të shfaqet edhe për njësinë mësimore: Kërkimi në internet-Motorrët kërkues.
—Navigimi në internet, Shërbimet e internetit.
—Jeta dhe Puna
Shkalla 5, 6. Klasa: X, XI, XII
◎ Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit – Komunikues efektiv (Përdor në mënyrë efektive programet e TIK-ut gjatë procesit të nxënies duke përfshirë edhe të nxënit në distancë, kryerjes së detyrave në një fushë të caktuar mësimore dhe prezantimit për auidiencave të ndryshme).
◎ Kompetenca e të menduarit - Prezanton mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informatave për fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse (p.sh., temë nga shkenca, kultura, arti, sporti, shëndetësia, shoqëria, mjedisi etj.).
◎ Kompetenca e të nxënit – Nxënës i suksesshëm (Parashtron pyetje dhe shfaq mendime të strukturuara për zgjidhjen e një problemi apo detyre të një teme të caktuar, bën përmbledhjen e së paku dy veprimeve të përdorura të cilat përcaktojnë drejtimin e mëtejmë të të nxënit të vet për temën apo problemin e caktuar).
⦿ Zhvillimi i përgjegjësisë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit;
⦿ Aftësimi për jetë dhe për punë në kontekste të ndryshme shoqërore e kulturore;
⦿ Zhvillimi i ndërmarrësisë dhe përdorimi i teknologjisë për zhvillim të qëndrueshëm;
⦿ Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Diskutohet me nxënës për internetin, navigimin në internet, shërbimet e internetit. Japin disa shembuj të navigimit në faqe të ndryshme dhe të sigurta në internet, shembuj nga ajo se çka dinë rreth temës.
Pas mbarimit të filmit nxënësve u kërkohet të shfletojnë librin në njësinë mësimore “Navigimi në internet- shërbimet e internetit” dhe pastaj diskutojnë për pikat e diskutimit që janë të parapara më lartë, duke ju referuar filmit të shfaqur “ANONIMUS”.
Duke reflektuar rreth njohurive të përftuara gjatë kësaj ore mësimore, mësimdhënësi nxit në klasë një diskutim, ku pyeten nxënësit nëse kanë diçka për të diskutuar për sjelljen e tyre si përdorues të internetit, rreth përdorimit të softverëve në kohë reale për komunikimin në largësi, përparësive dhe mangësive, etj. Nxënësit diskutojnë dhe argumentojnë mendimet e tyre duke sjellë shembuj konkretë nga jeta e përditshme dhe nga njohuritë e tyre si përdorues aktual të rrjeteve sociale, shërbimeve të ndryshme dhe navigimeve në faqe të shumta të world wide web.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.
Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.