Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Kujtimet

Filmi

Time


Lënda

Gjuhë Shqipe


Përgatitur nga

Laureta Lika, SH. M. "Ismail Qemali" Tiranë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Kujtimet
Time

Përshkrimi i filmit

Filmi “Time” flet për babë Sylë Shalën, i cili ndër vite në sajë të guximit, teknikës, dëshirës, kishte shpëtuar disa njerëz të mbytur në lumin Drin.

Si këmbim për sakrificën e tij merrte respektin e njerëzve, të të afërmve. (Filmi është ndërtuar në formë kujtimesh).

Njësia mësimore

—Kujtimet

Fushat e kurrikulës

—Gjuhë dhe komunikim

Përshtatshëm për

Shkalla: V
Klasa X, XI

Kompetencat

◎ Kompetenca për të mësuar e për të nxënë;

◎ Kompetenca për jetë e sipërmarrje;

◎ Kompetenca digjitale;

◎ Kompetenca personale;

◎ Kompetenca qytetare;

◎ Kompetenca e të menduarit.

Rezultatet e të nxënit

⦿ Kupton llojin e tekstit “kujtime”;

⦿ Dallon veçori të ndërtimit strukturor gjuhësor të këtij lloj teksti;

⦿ Diskuton rreth mesazhit që përcjell teksti (filmin dokumentar);

⦿ Parafrazon filmin dokumentar (kthim në prozë);

⦿ Shkruan një tekst narrativ - kujtime.

DokuLab
Time

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Time
Time

Pikat e diskutimit

  1. —Çfarë ju bëri përshtypje gjatë shfaqjes së filmit?
  2. —Ç'detaje ju bënë përshtypje?
  3. —Ç'mesazh përcjell filmi?
  4. —A ju motivoi figura e babë Sylës?
  5. —Ç'pozicion kishte tregimtari?


Aktivitetet

Evokimi: Stuhi mendimesh

—Llojet e teksteve letrare dhe joletrare: nga ndryshojnë? —Kujtimet, ditari, autobiografia janë tekste letrare a joletrare?

Ndërtimi i njohurive: Punë në grup

—Grupi I. Parafrazimi i filmit. —Grupi II. Karakteristika gjuhësore të tekstit "Kujtime". —Grupi III. Karakteristika strukturore.

Reflektimi: Diskutim

—Ç'mesazh përcjell filmi dokumentar (kujtime)? (Të jemi altruist, të ndihmojmë njëri-tjetrin në rast nevoje, etj.);

Detyrë shtëpie:

—Shkruani një tekst "Kujtime"

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.

Learn about SDG’s