Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Paragjykimi, diskriminimi dhe përjashtimi social

Filmi

The Bright Side


Lënda

Edukatë Qytetare


Përgatitur nga

Gyltene Isufi, SH. M. "Zenit" Prishtinë

Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "Film & Factual Media: Educating 4 Equality". Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Paragjykimi, diskriminimi dhe përjashtimi social
The Bright Side

Përshkrimi i filmit

“The Bright Side” është një film që na rrëfen për një zonjë që ka humbur shikimin, por që e gjejmë aq fortë të pasionuar pas fushës së artit e që kryesisht është muzika dhe piktura. Motivi i asaj është shumë inspirues edhe për shumë individ tjerë që besoj me rrëfimin e saj për shumë kategori tjera të shoqërisë tonë do të ketë një qasje tejet frymëzuese.

Yllka Berisha një zonjë nga Prizreni, që është duke studiuar psikologjinë por ajo me shumë admirim na tregon për pasionet e saj ndaj muzikës dhe artit, për sukseset e saj dhe çmimet që i ka fituar me pikturat e punuara.

“E du pianon shumë, është ai instrumenti që ma knaq veshin”

Yllka me shumë dashuri shprehet për pianon, një ndër instrumenete që ajo e veçon edhe e bënë të ndjehet mirë. Po ashtu ajo vazhdon të na rrëfej me shumë pasion edhe për pikturën, ku ne atë e shohim me një punim që fol për diellin dhe ujin çka do të thotë se Yllka na ofron edhe sqarime për punimet e saj, po ashtu ajo ka një dashuri të veçantë për natyrën. Angazhimi i saj si dhe sukseset e bëjnë Yllkën të jetë aq motivuese dhe shumë inspiruese qoftë për vetën dhe të tjerët. Mandej Yllka tregon për vallëzimin që e bënë të ndjehet mirë, arti në përgjithësi atë e bënë të lumtur.

“Të humbasësh shikimin nuk do të thotë të humbasësh shpresën për jetë, vullnetin dhe vizionin”

Kur ne si shoqëri e ndëgjojmë këtë fjali të zonjës Yllka, duhet të jemi kritik ndaj vetës dhe të punojmë më shumë për personat me nevoja të veçanta të kërkojmë nga institucionet kushte më të mira për shkollim apo ashtu edhe të j’u krijojmë vende pune, ku ata me talentet që posedojnë të i shërbejnë institucioneve përkatëse. Yllka një individ që të motivon, të jep vullnet e shumë inspirim. Yllka vërtet është e ndritshme.

Njësia mësimore

—Paragjykimi, diskriminimi dhe përjashtimi social;
—Identiteti personal;

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe mjedisi

Përshtatshëm për

Shkalla III;
Klasa V, VI

Kompetencat

◎ Kompetenca e të menduarit – mendimtar kreativ;

◎ Kompetenca e të mësuarit – nxënës i suksesshëm;

◎ Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis – kontribues produktiv;

◎ Kompetenca personale – individ i shëndetshëm.

Rezultatet e të nxënit

⦿ Kultivimi i identitetit personal;

⦿ Promovimi i vlerave të përgjithshme kulturore e qytetare;

⦿ Aftësimi për jetë dhe për punë në kontekste të ndryshme shoqërore e kulturore;

⦿ Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës.

DokuLab
The Bright Side

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
The Bright Side
The Bright Side

Pikat e diskutimit

  1. Tiparet e identitetit personal
  2. Karakteristikat e identitetit personal
  3. Hobi dhe talenti
  4. Roli i Yllkës në shoqëri
  5. Mirëqenia individuale


Aktivitetet

Evokimi – DRTA (Lexim dhe mendim i drejtuar)

Pas shikimit të filmit nxënsëve u japim mundësi të shprehin mendimet e tyre për filmit, cila është tema e trajtuar apo se çfarë është mesazhi i filmit? Ata do të kenë kohë për disa përgjigje të shkurta.

Realizimi – INSERT

(Sistemi ndërveprues i shënjimit për të menduarit dhe leximin efektiv) në këtë fazë nxënësitë ndahen në çifte dhe diskutojnë për filmin por mandej në mënyrë individuale japin mendimet e tyre në lidhje me filmin.

Reflektimi

Diskutimi në çifte dhe në grup me qenëse në fazën e realizimit ne i ndam nxënësitë në çifte atëherë në fazë e reflektimit ata bëhen ne grupe, ku diskutojnë për mos përputhjet, krahasimet por edhe japin konkluzionet që ata i kanë nxjerr.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.