Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Edukimin e nxënësve në lidhje me bulizmin në internet dhe pasojat e tij

Filmi

Overwhelmed: A Cyberbullying Short Film


Lënda


Përgatitur nga

Ermelindë Hoti, Studente, Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"

Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "Film & Factual Media: Educating 4 Equality". Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Edukimin e nxënësve në lidhje me bulizmin në internet dhe pasojat e tij
Overwhelmed: A Cyberbullying Short Film

Përshkrimi i filmit

Filmi tregon për vështirësitë që has një vajzë adoleshente për t’u pranuar nga të tjerët pasi që bëhet pjesë e rrjeteve sociale. Ajo ndihet gjithmonë në presion për pritjet që kanë ndjekësit e saj. Në fillim merr komente pozitive nga ndjekësit, por kur fillon të marrë komente negative fillon të shqetësohet dhe krijon imazh negativ për veten.

Njësia mësimore

—Edukimin e nxënësve në lidhje me bulizmin në internet dhe pasojat e tij

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën; 5, 6.
Klasa: X, XI.

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit - komunikues efektiv (Me ndihmën e filmit, nxënësit do t’i perfeksionojnë shkathtësitë e komunikimit verbal dhe jo verbal. Nxënësit do të njohin njëri-tjetrin më shumë, do të jenë me të hapur dhe diskutimet mes tyre do të jenë më efektive)

◎ Kompetenca e të menduarit - Mendimtar kreativ (Filmi rritë kreativitetin e adoleshentëve, nxitë të menduarit kritik-reflektues, që do t’iu ndihmojë edhe në të ardhmen)

◎ Kompetenca e të nxënit – Nxënës i sukseshëm (Shikimi i filmit e posaçërisht diskutimet pas tij, ndihmojnë adoleshentët në përvetësimin më të lehtë të të nxënit)

Rezultatet e të nxënit

⦿ Parandalimi i bulizmit në internet,

⦿ Parandalimi i paragjykimit,

⦿ Pasojat e shkallëzuara dhe veprimet përmirësuese,

⦿ Edukimi i nxënësve në lidhje me bulizmin në internet dhe pasojat e tij.

DokuLab
Overwhelmed: A Cyberbullying Short Film

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar. Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me nxënësit. Ky proces ndihmon nxënësit që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke e parë problemin lokal në kontekst global, duke praktikuar anët pozitive dhe rrjedhimisht të merren veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambientin e klasës.

Shikoni Filmin. Nxënësit e shikojnë filmin në grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, nxënësit reflektojnë mbi filmin e shikuar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat, emocionet dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera unike që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenjave dhe vlerave të ndryshme, ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri, duke krijuar kështu një diversitet.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për ta vazhduar këtë më tej, nxënësit inkurajohen të lidhin filmin dhe çështjet në jetën e tyre personale dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Nxënësit i konsiderojnë veprimet që mund t’i ndërmarrin për të adresuar inferioritetin, vetëbesimin e vetëvlerësimin në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve edhe atyre të nivelit ndërkombëtar.

Psikologët dhe mësimdhënësit duhet të kenë parasysh:

• Përkufizime specifike të bulizmit dhe bulizmit në internet
• pasojat e shkallëzuara dhe veprimet përmirësuese
• procedurat për raportim
• procedurat për hetim
• një deklaratë e qartë se nxënësit do të disciplinohen nëse sjellja e tij/saj (brenda ose jashtë shkollës) rezulton në një përçarje të konsiderueshme të mjedisit arsimor, dhe
• procedurat për edukimin e nxënësve, stafit dhe prindërve në lidhje me bulizmin në internet.

Në bazë të kësaj psikologët shkollor dhe mësimdhënësit kryejnë një vlerësim të nevojave dhe vlerësim të programit në lidhje me agresionin, dhunën dhe bulizmin. Trajnojnë stafin e shkollës në zhvillimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve pozitive të sjelljes që parandalojnë bulizmin, zvogëlojnë përfshirjen e kalimtarëve dhe promovojnë zhvillimin shoqëror-emocional të nxënësve përdorur incidente të lidhura me disciplinën si mundësi mësimi.

DokuLab
Overwhelmed: A Cyber-bullying Short Film
Overwhelmed: A Cyberbullying Short Film

Pikat e diskutimit

  1. Çfarë hapa duhet të ndërmarrim në situata të tilla?
  2. Si t’i përkrahim ata që i përjetojnë këto situata dhe si të mos bëhemi shkaktarë të situatave të tilla?
  3. Vetë-imazhi.


Aktivitetet

Harta e konceptit.

Mësimdhënësi/ja ose Psikologu/ja fillimisht shënon konceptet kryesore në tabelë dhe ju drejton pyetje nxënësve, për të marrë përgjigje rreth këtij koncepti: a) Sa ndikojnë të tjerët në imazhin që keni për veten? b) Sa kohë shpenzoni në rrjete sociale dhe c) Çfarë ndikimi kanë ato tek ju?

Veprimtari me lexim të drejtuar (VLD) dhe shikimi i filmit.

Fillimisht nxënësve ju lëshohet filmi dhe pastaj klasa ndahet në dy grupe. Mësimdhënësi orienton nxënësit të diskutojnë në mënyrë kritike rreth bulizmit në internet. Grupi 1: Si duhet të përdoren në mënyrë adekuate rrjetet sociale? Grupi 2: Efektet që mund të ketë bulizmi në internet në përshkallëzimin e situatës. Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga filmi por edhe nga Google. Kërkimi i informatave në internet dhe shikimi i filmit i nxit të gjithë klasën të diskutojnë këtë temë. Pasi nxënësit janë gati, ata i diskutojnë informacionet me mësimdhënësin/en apo Psikologun/en. Njohuritë e nxënësve plotësohen me informacione të tjera nga mësimdhënësi/ja apo Psikologu/ja.

Shkrim i lirë.

Duke u bazuar në përvojen tuaj personale dhe filmin që shikuat, a keni përvojë tuaj negative me rrjetet sociale dhe cilat hapa i keni ndërmarrë në atë situatë?

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Lexo më shumë për këtë temë:

Gender stereotyping

Gender Equality Training

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit