Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Letërsi popullore shqiptare, Mitologjia

Filmi

Shtojzovalle


Lënda

Gjuhë Shqipe


Përgatitur nga

Nuhi Kuçi, SH. M. "Skënderbeu" Kaçanik

Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "Film & Factual Media: Educating 4 Equality". Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Letërsi popullore shqiptare, Mitologjia
Shtojzovalle

Përshkrimi i filmit

Shtojzovallet, janë krijesa magjike e mitologjisë shqiptare që posedojnë fuqi supernatyrore dhe bukuri të jashtëzakonshme. Shpesh të hasura duke vallëzuar e kënduar në pyje, Shtojzovallet më në fund shihen edhe nga sytë e njerëzve. Pas shekujsh jetese rreth nesh, ato na ftojnë në realitetin e tyre mistik.

Duke na lënë të njoftohemi me superfuqitë e tyre, botën e tyre të bukur dhe pasionin për muzikën. Këto Shtojzovalle na ndihmojnë të reflektojmë mbi tërë mundësitë e humbura që kemi pasur për t’i parë dhe vlerësuar ato.

Në letërsinë shqiptare është mjaft e njohur figura mitologjike shtojzovalle. Në letërsinë popullore ka disa tregime ku e përmendin këtë figurë mitologjike me këto karakteristika, sidomos përmendet në përrallat shqiptare.

Njësia mësimore

—Letërsi popullore shqiptare, Mitologjia, Përrallat shqiptare

Fushat e kurrikulës

—Gjuhët dhe Komunikimi,
—Jeta dhe Puna,
—Shoqëria dhe Mjedisi

Përshtatshëm për

Shkallën V dhe VI të Kurrikulës së Kosovës,
Klasa XI dhe XII.

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit (1. Ritregon ngjarjen e një teksti të dëgjuar nga mjetet auditive, audiovizuale apo nga mësimdhënësi; 2. Shpreh për 3-5 minuta para moshatarëve dhe të tjerëve përjetimet dhe emocionet që e kanë shoqëruar gjatë shikimit të filmit “Shtojzavalle”).

◎ Kompetenca e të menduarit (Parashtron pyetje dhe u përgjigjet pyetjeve për temën Mitologjia/problemet e dhënë në njërën nga format e të shprehurit)

◎ Kompetenca personale ( Bashkëpunon me të tjerët pavarësisht prejardhjes, aftësive dhe nevojave të veçanta për arritjen e një qëllimi të përbashkët në aktivitet në klasë/shkollë apo jashtë saj)

◎ Kompeteca qytetare (Identifkon vlera shoqërore që kultivohen në klasë, në shkollë apo në familje si, p.sh. besimin e ndërsjellë, tolerancën, solidaritetin, respektin ndaj familjes, mirësjelljen ndaj të tjerëve, etj.)

Rezultatet e të nxënit

⦿ Njohin figurën e shtojzovalles që përmendet në përrallat shqiptare,

⦿ Diskutojnë për rolin e tyre në shoqëritë primitive,

⦿ Mos ekzistenca e shtojzovalleve, figurave mitologjike.

DokuLab
Shtojzovalle

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke e parë problemin lokal në kontekst global, dhe përfundimisht të merren veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambientin e klasës.

Shikoni Filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre.  Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë njohja dhe respektimi i ideve, ndjenjave dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për ta marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe ti kuptojnë më mirë të njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Shtojzovalle
Shtojzovalle

Pikat e diskutimit

  1. Cilat figura mitologjike janë të njohura në letërsinë popullore?
  2. Roli i Shtojzovalleve në përrallat shqiptare.
  3. Sa janë të besueshme në popull këto figura?


Aktivitetet

Pjesa Hyrëse: Stuhi mendimesh (5 min)

Diskutohet me nxënës për figurat mitologjike shqiptare. Tregojnë ndonjë rast që kanë dëgjuar për ndonjë figurë mitologjike

Pjesa Kryesore: Shikimi i filmit (10 min)

Nxënësve u kërkohet që gjatë prezantimit të filmit “Shtojzavalle” të mbajnë shënime dhe pas mbarimit të filmit të diskutojnë për to.

Rrjeti i Diskutimit (20 min)

Pas mbarimit të filmit nxënësve u shpërndahen një fletë me një përrallë shqiptare në të cilën përmendet edhe figura mitologjike e shtojzovalles. Në tabelë shënohen pikat për diskutim: Cilat figura mitologjike janë të njohura në letërsinë popullore? Roli i Shtojzovalleve në përrallat shqiptare

Pjesa përfundimtare: Stuhi mendimesh (5 min)

Pyeten nxënësit nëse kanë diçka për të diskutuar për Mitologjinë.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor. Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.