Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Familja, martesa, seksualiteti dhe gjinia

Filmi

Shokët e mi


Lënda

Sociologji


Përgatitur nga

Jehona Luma - Reçica, SH. M. "Ulpiana" - Lipjan

Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "FILM & FACTUAL MEDIA" nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë", financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest

Familja, martesa, seksualiteti dhe gjinia
Shokët e mi

Përshkrimi i filmit

“Shokët e mi” është një rrëfim i shkurtë mbi jetën e një adoleshenti, viktimë e bullizmit në Kosovë. Bullizëm konsiderohet ajo dukuri ku një/disa individë përdorin lëndimin si mënyrë për të dëmtuar vetëvlerësimin e viktimës.

Një person përfshihet në bullizëm kur ekspozohet vazhdimisht dhe për një periudhë kohe ndaj veprimeve negative, nga një apo më shumë personave. Bullizmi është një dhunë e zgjatur, fizike apo psikologjike, nga një person apo grup personash, e drejtuar ndaj një personi cili nuk mund të mbrohet në atë situatë. Bullizmi është ajo situatë ku një person përdor forcën në mënyrë të qëllimshme, me synimin për të lënduar tjetrin në mënyrë të përsëritur; është dëshirë e ndërgjegjshme për të lënduar dhe për të vendosur tjetrin nën stres.

Në këtë rrëfim kemi të përfshirë ofendimet, talljet, të folurin si ngacmim seksual. Viktima e këtij lloji të bullizmit tregon se si e ka vuajtur këtë gjersa ishte në shkollë fillore e me shpresë që në shkollimin e mesëm nuk do t`i përsëritet gjë e cila nuk ndodhi.

Tipet e bullizmit janë:

-Fizike-goditja, pengimi, shkelmi si dhe shkatërrimi i një prone të fëmijës
-Verbale-tallja, ngacmimi, komente të papërshtatshme
-Psikologjike ose sociale-shpërndarja e thashethemeve mbi fëmijën, vënia në lojë në publik, përjashtimi nga një grup.
-Elektronike-bullizmi online përfshin të gjitha mediumet elektronike si email-i, ueb faqet, rrjetet sociale, mesazhet, videot, etj. të përdorura për kërcënim ose lëndim.
-Të përballesh me një agresor është e vështirë për çdo adoleshent sidomos në ambientet e shkollës.
-Gjetja e një shoku që e mbështet ishte e vështirë, mirëpo mbështetjen me te fuqishme për të dal nga kjo gjendje e gjeti tek shokët virtual, të cilët e bën të ndihet i vlerësuar.

Njësia mësimore

—Familja, martesa, seksualiteti dhe gjinia.

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe Mjedisi,
—Jeta dhe Puna.

Përshtatshëm për

Shkallën Kurrikulare 5 dhe 6. Klasa XI, XII.

Kompetencat

◎ Kompetenca e të menduarit (Zgjidhja e problemeve)

◎ Kompetenca personale (1. Shfaqje e bashkë ndjesisë për të tjerët; 2. Bërja e zgjedhjeve të përgjegjshme për shëndetin personal)

◎ Kompetenca qytetare (1. Mirëkuptim dhe respektim i dallimeve ndërmjet njerëzve; 2. Tolerancë dhe respekt për të tjerët)

Rezultatet e të nxënit

⦿ Zhvillimi i përgjegjësisë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit.

⦿ Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës.

DokuLab
Shokët e mi

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Shokët e mi
Shokët e mi

Pikat e diskutimit

  1. Çka është bullizmi?
  2. Cilët janë tipet e bullizmit?
  3. Përse ndodhë bullizmi?
  4. Cilët janë shkaqet dhe pasojat që shfaqet bullizmi?
  5. Si kishit vepruar nëse shoku/shoqja juaj kishte qenë viktimë e bullizmit?
  6. A keni qenë ndonjëherë viktimë e bullizmit?


Aktivitetet

Stuhi mendimesh. (5 minuta)

1. Çfarë njohuri kanë nxënësit rreth dhunës? 2. Çfarë kuptoni me bullizëm?

Realizim kuptimi. (30 minuta)

Shikimi i filmit, ditari dy pjesësh, gjatë dhe pas shikimit të filmit nxënësve u kërkohet të mbajnë shënime në formë “citati” dhe “komenti”

Reflektimi. (10 minuta)

Diskutim në çifte.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Lexo më shumë në këtë temë:

UN Women Digital Library

Learn about SDG’s

Gender stereotyping

Gender Equality Training

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.