Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Identiteti dhe kriza e tij

Filmi

Rrëfimi


Lënda

Sociologji


Përgatitur nga

Merita Shala, SH. M. "Ahmet Gashi" Prishtinë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Identiteti dhe kriza e tij
Rrëfimi

Përshkrimi i filmit

“Ky është vendi im, pse ka rëndësi të ma kujtoni këtë” Filmi dokumentar “The Confession” është një histori e bazuar në jetën e Mozzam Begg i cili përmes një interviste sjellë fakte rreth jetës së tij, ku është rritur duke përjetuar kriza identiteti dhe etiketimi duke i thënë “Paki go home”.

Moazzam Begg ka lindur në Birmingham, djalë i një menaxheri bankash që emigroi në Britani nga Pakistani. Ai ishte arsimuar në një shkollë hebraike dhe pyetja e tij për identitetin e tij dhe vendimin për të përqafuar Islamin përputhej me trazirat e mëdha në botë, nga pastrimi etnik në Bosnje deri në sulmet e 11 shtatorit.

Gjatë intervistës së tij në dokumentar, Begg shpjegon përfshirjen në konflikte të armatosura, duke filluar nga vizita e tij në Bosnje dhe Hercegovinë, Çeceni, Afganistan për të përfunduar në Siri. Meqenëse Begg është i përfshirë në organizata botërore nga muxhahedinët në Bosnje e deri në grupin e talibanëve në Afganistan, ai shihet si person islamik radikal i dhunshëm dhe i rrezikshëm në sytë e Britanisë së Madhe. Mirëpo Begg pohon se bashkimi me organizata ka qenë për kurreshtje, për të eksploruar, studiuar përreth këtyre vendeve. Ai pohon se nuk iu bashkua grupit të talibanëve, thjeshtë dëshironte të rrinte, jetonte me ta, meqenëse kishte dëgjuar se talibanët nuk lejonin shkollimin/edukimin e vajzave/grave, gjë që sipas përvojës së tij nuk ishte e vërtetë, sepse ata lejonin shkollimin e tyre. Gjithashtu ai kundërshtonte dhe nuk pajtohej me al-Kaidan, e njohur si organizatë terroriste dhe ishte zë i fuqishëm kundër ISIS.

Begg është arrestuar në vitin 2001 nën akuza për vepra terroriste, akuza që janë hedhur poshtë nga gjykata, ku është vërtetuar pafajësia e tij, dhe asnjëherë nuk është dëshmuar e kundërta, nuk kishte prova që kishte kryer ndonjë krim, aludohej në alibi. Megjithatë ai thotë “Unë nuk jam antishtet, shteti është anti unë” duke i rikujtuar torturat psikologjike, fizike, kërcënimet dhe shantazhimin, panikun e përjetuar, rikthimin në familje e komunitet, pas qëndrimit në burg përreth tri vitesh.

Njësia mësimore

—Identiteti dhe kriza e tij

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe mjedisi,
—Jeta dhe puna,
—Gjuhët dhe komunikimi.

Përshtatshëm për

Shkallën kurrikulare 5 dhe 6, klasat XI -XII.

Kompetencat

◎ Kompetenca e të mësuarit,

◎ Kompetenca qytetare,

◎ Kompetenca personale,

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit.

Rezultatet e të nxënit

Bazuar në Kurrikulën e re të Kosovës objektivat që synohen të arrihen përmes këtij filmi dokumentar janë:

⦿ Promovimi i vlerave demokratike, kulturore dhe qytetare,

⦿ Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës,

⦿ Zhvillimi i identitetit personal dhe njohja dhe respektimi i identiteteve dhe përkatësive të ndryshme sociale, etnike, gjinore, fetare, sekulare, racore, kulturore etj.

DokuLab
Rrëfimi

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Rrëfimi
Rrëfimi

Pikat e diskutimit

  1. Identiteti dhe kriza e tij. Kush jam unë? Ku jam duke shkuar? Humbja e identitetit. Zgjedhja e krizes së personalitetit?
  2. Si identifikohemi: në bazë të gjinisë, nacionalitetit, përkatësisë etnike, religjionit, background-it familjar, kulturës etj.
  3. Izolimi nga moshatarët, familja, shoqëria
  4. Radikalizimi - rrymë dhe qëndrim politik, synimi i fjalës “Radikalizëm”
  5. Koncepti i terrorizmit dhe metodat e tij
  6. Çka konsiderohet “Ekstremist” apo “Radikal”
  7. Përdorimi i termit “Radikal”- etiketimi, manipulimi dhe përjashtimi
  8. Motivet e bindjeve radikale
  9. Faktorët që ndikojnë në rritjen e rrezikut dhe kërcënimi nga radikalizimi
  10. Pasojat e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm si dhe parandalimi
  11. Toleranca fetare dhe format ekstreme të Islamit
  12. Torturat fizike/ psikike
  13. Ndikimi i medias dhe “Propagandës” në botë
  14. Pikat e forta, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet e radikalizimit në kontekstin social dhe kulturor në Kosovë


Aktivitetet

Evokim – Brainstorming (Stuhi mendimesh)

Mësimdhënësi kërkon nga nxënësit që në fletët e tyre të vendosin nocionet psh, identitet, radikalizëm, ekstremizëm etj. Pastaj kërkon nga nxënësit që të japin mendimet dhe idetë e tyre që janë të lidhura me temën si dhe bëjnë degëzimin e tyre. Nxënësit mendojnë individualisht për temën dhe mund të punojnë në çifte apo grupe. Ata pastaj japin idetë dhe njohuritë e tyre për temën, si dhe bëjnë shkëmbimin e ideve të tyre në grup.

Reflektim – Rrjeti i diskutimit

Së bashku konkludojnë rolin, rëndësinë e personalitetit dhe ndikimin që ka në shoqëri, rolin e familjes, shkollës dhe masmediave në nxitjen/ parandalimin e radikalizmit/ekstremizmit të dhunshëm, riintegrimin në familje, shoqëri, toleranca fetare, konteksti i Kosovës në përhapjen dhe luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm etj. Vlerësimi: Vlerësimi i nxënësit mbështet në rezultatet e të nxënit në kompetencat e fushës sipas temës mësimore. Vlerësimi është i vazhdueshëm dhe formues.

Realizimi

Ndërtimi i njohurive të reja. Mbajtja e strukturuar e shënimeve (krahaso-dallo), harta e konceptit: Klasa ndahet në grupe, mësimdhënësi drejton nxënësit të analizojnë pjesë të caktuara të filmit (paragrafë/fjali) me qëllim dallimin e situatave varësisht nga konteksti social dhe kulturor në Kosovë.

Grupet

GRUPI 1: “Ky është vendi im, pse ka rëndësi të ma kujtoni këtë” “Si qytetar anglez, a jam mbojtur” “Pse më kanë targetuar mua? Dallimi në mes unë dhe ata” GRUPI 2: “A e kuptoni që ju jeni pjesë e procesit i cili përfshinë tortura dhe abuzime, përparësi e plotë ndaj të tjerëve” “Bombat nuk diskriminojnë” “E kuptova nevojën e reagimit” GRUPI 3: “Ne jemi mësuar që civilët nuk targetohen (gratë,fëmijët,pleqt)” “Durimi është më i mirë për ju në emër të religjionit” “Qëndrimet e mija bazoheshin në përvojat e mija, e jo në raportimet e TV-së” GRUPI 4: “Shkatërrues, atak panik, bërtit, qanë, torturë psikologjike ” “Kisha një mision në kokën time: Të bashkohem me familjen time” “A konsideron se mund ta rrezikosh vetën” “E dua historinë time”

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Filmat tjerë që korespondojnë me këtë temë dhe të cilat mund të përdoren për trajtimin e temave të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm janë: Solar Mamas, The Invisibles, Nuk jam vetëm, Kosovatrans, A Woman Captured.

Filmat tjerë që korespondojnë me këtë temë dhe të cilat mund të përdoren për trajtimin e temave të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm janë:

Solar Mamas
The Invisibles
Nuk jam vetem
Kosovatrans
A Woman Captured

Lexo më shumë në këtë temë:

UN Women Digital Library

Learn about SDG’s

Gender stereotyping

Gender Equality Training

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.