Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Puna si kusht i zhvillimit shoqëror

Filmi

Punë për të gjithë


Lënda

Edukatë Qytetare


Përgatitur nga

Gyltene Isufi, SH. M. "Zenit" Prishtinë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Puna si kusht i zhvillimit shoqëror
Punë për të gjithë

Përshkrimi i filmit

“Punë për të gjithë” — puna është kusht i domosdoshëm për zhvillimin e njeriut si në aspektin social, emocional, ekonomik dhe profesional. Zakonisht njerëzitë janë të prirur dhe kanë tendencën që të fitojnë një vend pune me kushte të përshtatshme për profesionin që ata posedojnë por mbi të gjitha kanë nevojë të kenë mirëqenie në vendin e punës si nga ana emocionale po ashtu edhe nga ana e benefiteve prej të ardhurave të fituara për pozitën që paguhen. Filmi “Punë për të gjithë” shfaqet në periudha të ndryshme kohore, e që trajohet kryesisht koncepti i punës në formatin e fabrikave industriale të prodhimeve nga më të ndryshme, ku në fillim shohim një pjesë të shkëputur nga filim i parë “Workers leaving the factory”, i prodhura diku në fund të shekullit XIX-të, njerëzitë si burrat dhe gratë në parim kanë një standard pothuajse të njejtë nga njëri tjetri nga aspekti i veshjes, ku ata me nxitim dalin nga fabrikat nga këndvështimi jonë na jep një përceptim që ata kanë një vullnet për punën.

Diku kah gjysma e dytë e shekullit XX-të, fabrikat industriale marrin një intensitet më të shtuar të punës po thuajse në të gjitha sektorët e prodhimtarisë, ndërsa kah fundi i shekullit të XX-të, teknologjia fillon të zhvillohen në nivele më të avancuara, ku në disa pozita zëvendësohet me punëtorë fizik. Ndërsa në fillim të shekullit XXI, teknologjia ka synim të zhvillohet dhe të ketë ndikim sa më të madh nëpër të gjitha shoqëritë. Në vitet e fundit kemi një model ndryshe të bërit biznes ku disa pronarë të industrive kapitale vazhdojnë të mashtrojnë klientët me furnizime, ku pasuria e tyre viteve të fundit ka pasur rritje në miliadra në ditë kurse pjesa tjetër e njerëzve kanë pasur rënie të të ardhurave. Ky model është i dëmshëm për shoqëritë, ku shumë prej këtyre pronarëve nuk paguajnë tatimet, dëmtojnë ambientin apo ashtu edhe komunitetin. Sot për disa individ ose dhe grupe të ndryshme të shoqërive kudo nëpër Botë punojnë me orar të gjatë pune apo kanë edhe punë dytësore kështu për ta shtëpitë e tyre mbeten vendin ku ata vetëm gjumin e kalojnë aty.

Njësia mësimore

—Puna si kusht i zhvillimit shoqëror (kl. IX);
—Sistemet ekonomike (kl. IX);
—Punësimi dhe vetëpunësimi (kl. IX);
—Teknologjia dhe tregu i punës (kl. IX).

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe mjedisi

Përshtatshëm për

Shkalla: IV, V;
Klasa: IX, X, XI.

Kompetencat

◎ Kompetenca e të menduarit – mendimtar kreativ;

◎ Kompetenca e të mësuarit – nxënës i suksesshëm;

◎ Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis – kontribues produktiv;

◎ Kompetenca personale – individ i shëndetshëm.

Rezultatet e të nxënit

◉ Kultivimi i identitetit personal;
◉ Promovimi i vlerave të përgjithshme kulturore e qytetare;
◉ Aftësimi për jetë dhe për punë në kontekste të ndryshme shoqërore e kulturore;
◉ Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës;
◉ Zhvillimi i ndërmarrësisë dhe teknologjisë.

DokuLab
Punë për të gjithë

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Punë për të gjithë
Punë për të gjithë

Pikat e diskutimit

  1. Përkufizimi i termit punë
  2. Çka përfitojnë njerëzit nga puna?
  3. Puna në bazë të profesionit
  4. Ndikimi i marketingut në prodhimtari
  5. Klasa punëtore, kushtet dhe përfitimet
  6. Pasojat e ambientit nga fabrikat industriale


Aktivitetet

Evokimi:

STUHI MENDIMESH: Në fazën e parë të procesit mësimor pas përfundimit të filmit, bëjmë një diskutim të shkurtër ku vendosim disa pika diskutimi për fazën e dytë të orës.

Realizimi:

INSERT (Sistemi ndërveprues i shenjimit për të menduarit dhe leximin efektiv): meqë kemi përcaktuar pikat e diskutimit, atëherë nxënësit do të bëjnë diskutim më të detajuar dhe do të jenë të hapur për replika, apo kundërreplika.

Reflektimi:

Mendo, puno në dyshe (thuaja grupit) në fazën e fundit nxënësit do të ndahen në dy grupe dhe do të bëjnë detyrë pikën që më së shumti e kanë diskutuar. Do t'i paraqesin në letër argumentet që do të jenë të qëndrueshme dhe do të mund të bëjnë krahasime për temën në formë aktualiteti në vendin tonë.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.

Learn about SDG’s