Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Roli i medieve te të rinjtë

Filmi

Presidenti ynë i ri


Lënda

Edukatë Qytetare


Përgatitur nga

Merita Shala, SH. M. "Ahmet Gashi" Prishtinë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Roli i medieve te të rinjtë
Presidenti ynë i ri

Përshkrimi i filmit

Historia e zgjedhjes së Donald Trump tregohet tërësisht përmes propagandës ruse. Sa tmerrues, aq edhe gazmor, filmi është një portret satirik i ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016 që zbulon një perandori të lajmeve të rreme dhe taktikat e luftës moderne të informacionit.

“Presidenti ynë i ri” është një dokumentar se si media ruse (kryesisht, por jo vetëm TV) mbuloi zgjedhjet presidenciale në SHBA të vitit 2016 dhe pasojat e tyre. Në këtë film dokumentar, ne arrijmë të kuptojmë aspekte të ndryshme të të gjitha çështjeve, nga bazat e Kullës Ostankino, nga e cila transmetohen lajmet ruse, te “Fake news” dhe “Propaganda e shekullit 21”, të cilat arrijnë në thelbin e tij.

Nëpërmjet filmimeve kuptohet se si mediat ruse të sponzoruara nga shteti tejkaluan zgjedhjen e Trump në një mënyrë të orientuar nga Rusia, duke falsifikuar informacionin që transmetohej në popullatën ruse. Historia e zgjedhjes së Donald Trumpit thuhet tërësisht përmes propagandës ruse.

Taktikat e “luftës moderne” të informacionit me anë të lajmeve të rreme arrijnë të ndikojnë në krijimin e bindjeve, qëndrimeve, paragjykimeve dhe stereotipeve të ndryshme në popull.

Njësia mësimore

—Roli i medieve te të rinjtë

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe mjedisi

Përshtatshëm për

Shkalla kurrikulare 5;
Klasa X

Kompetencat

◎ Kompetenca e të menduarit,

◎ Kompetenca qytetare,

◎ Kompetenca personale,

◎Kompetencat e komunikimit dhe të shprehurit.

Rezultatet e të nxënit

⦿ Shpjegon konceptin e sotëm mbi informimin;

⦿ Njihet me zhvillimin e mjeteve të informacionit;

⦿ Analizon në mënyrë kritike shkaqet dhe pasojat e ngjarjeve, dukurive dhe proceseve të ndryshme në shoqëri;

⦿ Diskuton, shpreh mendimin e vet dhe parashtron argumente për propagandën dhe Fake News.

DokuLab
Presidenti ynë i ri

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Presidenti ynë i ri
Presidenti ynë i ri

Pikat e diskutimit

  1. Informimi dhe e drejta për informim
  2. Roli i mediave në krijimin e qëndrimeve, opinioneve dhe bindjeve
  3. Ndikimi i mediave në shoqëri
  4. Mjetet e informimit dhe çfarë roli kanë ato sot
  5. Pse mjetet e informimit nuk janë vetëm mjet argëtimi?
  6. Propaganda si mjet për arritjen e qëllimeve
  7. Dallimi mes lajmeve të rreme dhe atyre të vërteta - (Fake news)
  8. Sa ndikojnë mediat në vendimet tona të përditshme?
  9. A duhet të bëhet centralizimi i mediave që japin lajme?


Aktivitetet

Evokim: Harta e koncepteve

Mësimdhënësi/ja krijon harten e koncepteve në mënyrë që të nxiten nxënësit të përgjigjen përmes pyetjeve: —Çfarë kuptoni me informim? —A mendoni që jeni të informuar drejt për ngjarjet që ndodhin në botë? —Ku informoheni/ në cilat medie merrni informacione?

Realizim: Strukturë e mendjes

—Mësimdhënësi/ja kërkon nxënësve që për pak minuta t’i referohen temës së trajtuar në film dokumentar. Pastaj kërkon nga nxënësit që të japin një përcaktim te sakt të termit (Informim dhe Të njoftohesh/ të marrësh të dhëna për gjendjen e punëve në një fushë të caktuar, ngjarje, veprimtari, etj.). —Nga mund t’i marrim ne gjithë këto të dhëna në fusha të ndyshme? Mësimdhënësi/ja shpjegon nxënësve disa nga karakteristikat e secilit prej burimeve të mëposhtme të informacionit: Interneti > Shtypi i shkruar > Radio > Televizioni. Ndërkaq diskutohen pjesë nga filmi dokumentar duke u analizuar Fake news dhe indentifikimi i disa lajmeve të rrejshme ku njeërëzit janë bërë pjesë e tyre.

Reflektim: Diskutim i lirë

Mësimdhënësi/ ja shtron një pyetje për diskutim: —Si ndikojnë fake news në jetën tonë dhe pse u besojnë njerëzit lajmeve të rreme?

Veprimtari në shtëpi

Kërkoni në internet dhe bëni një historik të shkurtër për medien në Kosovë. Me të dhënat e tuaja bëni një shkrim të shkurtër për zhvillimin e medies në Kosovë.

Vlerësim

Vlerësohen nxënësit që marrin iniciativa për të qenë pjesëmarrës në diskutim.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.