Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Please pick up

Filmi

Please Pick Up


Lënda

PSIKOLOGJI


Përgatitur nga

Jeta Rexha, SH. M. "Hajdar Dushi" Gjakovë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Please pick up
Please Pick Up

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar “Please pick up”, flet për një vajzë e cila është e varur nga droga dhe përpjekjen e shoqës së saj për t’a ndihmuar që të shpëtojë nga kjo situatë.

Përpjekja e saj për ndihmë, dëshpërimisht kthehet në dorëzim, ngaqë shoqja e saj i reziston çdo ndihme.

E dërmuar heq dorë, duke u shprehur se ajo vetë e ka jetën në dorë.

Njësia mësimore

—Kategoritë e drogave psikoaktive dhe efektet e tyre
(Tematika: Biopsikologjia)

Fushat e kurrikules

—Shoqëria dhe mjedisi;
(Lidhja me fushat ose temat tjera ndërkurrikulare: Biologji, Sociologji)

Përshtatshëm për

Shkalla: V, VI;
Klasa: XI, XII.

Kompetencat

Kompetencat kryesore — Rezultati përfundimtar:
I. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit — I.1; I.3 Komunikues efektiv;
II. Kompetenca e të menduarit — II.1 Mendimtar kreativ dhe kritik;
III. Kompetenca e të mësuarit — III.3 Nxënës i suksesshëm;
IV. Kompetenca personale — IV.7 Individ i shëndoshë.

Rezultatet e të nxënit

◉ Përshkruan drogat psikoaktive dhe kategoritë e tyre;
◉ Shpjegon rolin e drogave psikoaktive në psikikë;
◉ Njeh gjendjet që krijohen prej drogave psikoaktive.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Please Pick Up

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

PSIKOLOGJI
DokuLab
Please pick up
Please Pick Up

Pikat e diskutimit

  1. Çfarë janë drogat?
  2. Përse njerëzit e përdorin drogën?
  3. Kategoritë e drogave psikoaktive dhe efektet e tyre.
  4. Abuzimi me drogën, varësia dhe format e trajtimit.


Aktivitetet

Parashikim i njohurive:

(10 min.) STUHI MENDIMESH: Mësuesi/ja organizon klasën për termet: —Çfarë janë drogat? —Cilat droga njihni ju? | Përgjigjet e nxënësve shkruhen në tabelë.

Ndërtim i njohurive:

(25 min.) PUNË NË GRUPE: Shikohet filmi dhe klasa ndahet në dy grupe. GRUPI 1: Nxjerr informacion nga faqet 41-42 dhe plotëson skemën: Kategoritë e drogave psikoaktive ~ Efektet që ato shkaktojnë dhe llojet e kategorive; Qetësuesit ~Janë droga që veprojnë në tru dhe pjesë të tjera të sistemit nervor. Kryesisht ato zvogëlojnë proceset dhe reagimet e përgjithshme të trupit…; Stimuluesit ~ Për dallim prej qetësuesve, stimuluesit rrisin proceset dhe reagimet e përgjithshme të trupit… GRUPI 2: Nxjerr informacion nga faqja 42 dhe plotëson skemën: Kategoritë e drogave psikoaktive ~ Efektet që ato shkaktojnë dhe llojet e kategorive; Opiatët; Halucinogjenët.

Përforcimi i njohurive:

(10 min.) LEXIM I DREJTUAR: Lexohet nga libri teksti në faqen 42 “Abuzimi, varësia dhe trajtimi”. Më pas duke e ndërlidhur me filmin, nxënësit reflektojnë përmes pyetjeve? 1. Përse njerëzit abuzojnë me drogën? 2. Cilat janë trajtimet për abuzimin me drogën?

Vlerësimi:

◼ Vlerësohet lloji i argumenteve të sjella nga nxënësit, ◼Veçohet grupi që e përcjell më saktë çështjen e caktuar te nxënësit e tjerë të klasës.

PSIKOLOGJI
DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.

Learn about SDG’s