Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Të drejtat e njeriut dhe historia e tyre

Filmi

Pa përkufizim


Lënda

Edukatë Qytetare


Përgatitur nga

Merita Shala, SH. M. "Ahmet Gashi" Prishtinë

Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "Film & Factual Media: Educating 4 Equality". Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Të drejtat e njeriut dhe historia e tyre
Pa përkufizim

Përshkrimi i filmit

Gjinia femërore e fjalës “yll”. Një pikë shëndritëse e fiksuar në qiell, trup i largët që emeton energji dhe është i dukshëm gjatë natës”. YLLKA f.

Filmi dokumentar “Pa përkufizim” trajton paragjykimet, stereotipet si dhe diskriminimin në shoqërinë tonë. Stereotipet mund të gjenden edhe në libra, vizatime komike, reklama ose filma. Pikëpamje dhe ide të tilla shumë shpesh nuk kanë të përbashkët asgjë me realitetin dhe shpesh janë të pafavorshme apo armiqësore. Është shumë e rëndësishme të vetëdijësohemi dhe të informohemi për rolet gjinore, të cilat varen nga një kontekst i veçantë shoqëroro -ekonomik, politik apo kulturor dhe ndikohen nga faktorë tjerë si: raca, prejardhja, etnia, klasa, orientimi seksual dhe mosha.

Ky film dokumentar përmes disa personazheve na shpërfaq realitetin kosovar të ndërthurur në mes paragjykimeve dhe stereotipeve. Secili personazh tregon historinë e tij/saj që lidhen me paragjykimet, stereotipet, rolet, dallimet gjinore, fetare, racore, lirinë e shprehjes, vlerat morale, stigmatizimin, diskriminimin, identitetin, të qenurit i pavarur, sfidat, zhgënjimin, demoralizimin, mbijetesën. Por “Unë dua atë që bëjë sepse e bëjë atë që e ndjejë,  sepse besoj që mund të jem inspirim i dikujt tjerët” shprehet Jeta derisa tregon historinë e saj.

Ndërkaq Era pohon se rrallë ka pa dikënd që ka dalë prej kornizave që shoqëria i ka përcaktuar dhe trashëguar, e që për të paraqesin dyert e një burgu emocional dhe shpirtëror, edhe pse gjithmonë është munduar me ju përshtatë rrjedhave. Sipas saj “Nëse me kanë vetvetja është marre edhe me ndjekë intuitën është ekzagjerim, atëherë  cila është esenca e jetës?”.

Njësia mësimore

—Të drejtat e njeriut dhe historia e tyre.

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe Mjedisi,
—Jeta dhe Puna.

Përshtatshëm për

Shkalla V, VI;
Klasa: X, XI, XII.

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të të shprehurit;
◎ Kompetenca e të menduarit;
◎ Kompetenca personale;
◎ Kompetenca qytetare;

Rezultatet e të nxënit

⦿ Promovimi i vlerave demokratike, kulturore dhe qytetare;

⦿ Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës;

⦿ Zhvillimi i identitetit personal dhe njohja dhe respektimi i identiteteve dhe përkatësive të ndryshme sociale, etnike, gjinore, fetare, seksuale, racore, kulturore etj.

DokuLab
Pa përkufizim

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Pa përkufizim
Pa përkufizim

Pikat e diskutimit

  1. Çfarë janë dhe si manifestohen stereotipet?
  2. Stereotipet gjinore dhe racore
  3. Ndikimi i stereotipeve dhe roleve gjinore në shoqëri
  4. Ndikimi i masmediave në krijimin e stereotipeve
  5. Paragjykimet, racizmi dhe seksizmi
  6. Cilat janë problemet që shkaktohen nga stereotipet?
  7. Prej nga vjnë stereotipet?
  8. Diskriminimi
  9. Diversiteti
  10. Shembuj të shprehjes së stereotipeve


Aktivitetet

Evokim: Rendit-Grupo-Emërto

Mësimdhënësi/ja shënon në tabelë termin kryesor, që është Stereotipet dhe rolet gjinore. Nxënësve u lihet kohë 5 minuta për të shkruar në një fletë sa më shumë fjalë që lidhen me stereotipet. Nxënësit nxiten të grupojnë fjalët që kanë shkruar për stereotipet. P.sh., stereotipet i përkasin të menduarit dhe sjelljes, dizajn mendor, gjykime, paragjykim, gjeneralizim, përceptim selektiv, kategorizim, norma morale etj. Mësimdhënësi/ja rendit në fletët e tyre sipas grupimeve përkatëse. Nxënësit nxiten të japin shpjegime rreth tyre, kjo fazë parapërgatitë nxënësit për të kaluar një njohuritë e reja.

Realizim: Ndërtimi i njohurive, shpjegim

Mësuesi shpjegon për disa minuta thelbin e mësimit, me histori nga jeta reale. Diversiteti është një fakt social, që dallon njerëzit dhe grupet nga njëri-tjetri në etni, përkatësi gjinore, kombësi, aftësi ndryshe, arsimim, besim fetar etj. Stereotipet dhe paragjykimet janë mënyra se si mund të kategorizohet bota rreth nesh. Stereotipet janë përceptime dhe klishe, ndërsa paragjykimet janë ndjenja të paarsyeshme të frikës dhe mospëlqimit ndaj dikujt apo diçkaje.

Shikim i orientuar dhe analizë e filmit

Nxënësit e shikojnë filmin dokumentar dhe e analizojnë, reflektojnë dhe ngrenë pyetje. Gjithashtu ata mund të sjellin nga përvojat e tyre shembuj dhe të diskutojnë rreth tyre.

Reflektim

Imagjinatë e drejtuar - Nxënësit diskutojnë situatën e mësimpërme dhe orientohen të mendojnë rreth botës së ardhme. Çfarë jam unë dhe çfarë mund të jem?

Detyrë shtëpie

Listoni disa shembuj të stereotipeve gjinore dhe stereotipeve etnike në Kosovë

Vlerësim

Nxënësit vlerësohen për mënyrën e argumentimit, arsyet dhe gjykimet rreth trajtimit të temës, qëndrimet e tyre dhe çasjen.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.