Filmi
Lënda
Përgatitur nga
Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.
Një ditë në jetën e Rrahman Beqirit, minator në kompleksin e gjerë industrial afër qytetit të ndarë të Mitrovicës në Kosovë. Beqiri, një veteran i grevës së famshme të vitit 1989 që sinjalizoi shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, endet nëpër tunelet e thella të minierave dhe luginave të gjera që e rrethojnë atë, duke kujtuar të kaluarën ndërsa merakoset për të ardhmen e Kosovës.
Rrahmani përshkruan vështirësitë e ditëve të punës së tij dhe kolegëve të tij. Tregon se shumë pasiguri ka të punosh si një minator, deri sa pagesa nuk është e nivelit të përmbushjes së kërkesave të një familje.
Rrahmani tregon se si vet e ka ushtruar këtë profesion tërë jetën e tij, por këtë profesion nuk dëshiron që ta zgjedhë djali i tij, bazuar në ato vështirësi që i ka kaluar e po i kalon edhe në ditët e sotme përsonalisht së bashku me shokët e tij të punës.
Filmin e kam shqyrtuar në aspektin e tipeve të dhënave në MS Office Excel si dhe llogaritjeve të vlerës mesatare, kalkulimit të pagës së punëtorëve e tjera llogaritje që ofron programi Excel. Prandaj duke e shikuar këtë film nxënësit krijojnë idenë e zbatimit praktik të MS Office Excel-it.
—MS Office Excel, Funksionet dhe insertimi i tyre
—Jeta dhe Puna
Shkalla 5, Klasa X
◎ Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit – Komunikues efektiv (Përdor në mënyrë efektive programet e TIK-ut gjatë procesit të nxënies (duke përfshirë edhe të nxënit në distancë), kryerjes së detyrave në një fushë të caktuar mësimore dhe prezantimit për auidiencave të ndryshme)
◎ Kompetenca e të menduarit (Gjykon vërtetësinë e një rezultati të dhënë (p.sh., rezultatin e një detyre nga matematika, shkencat, shoqëria, mjedisi etj.) i cili mund të jetë gjetur me zbatimin e formulave të njohura ose me përdorimin e procedurave të caktuara dhe nxjerrë përfundime për vërtetësinë e gjykimit të dhënë.
◎ Kompetenca e të nxënit – Nxënës i suksesshëm (Zgjidh një problem të caktuar mësimor ose një situatë nga jeta e përditshme. Në bazë të një planifikimi të dhënë dhe në bazë të rezultatit të fituar vërteton saktësinë e planifikimit dhe tregon me shembuj se si do të zbatojë strategjinë e ndjekur edhe në situata dhe kontekste të tjera gjatë të nxënit. Shfrytëzon në mënyrë të pavarur dhe efektive teknologjinë informative dhe burime të tjera të informimit për të mbledhur materiale për zgjidhjen e një problemi apo detyre të caktuar, të cilat më pas i analizon, i klasifikon dhe i paraqet para të tjerëve përmes TIK-ut dhe ndonjë forme tjetër të shprehjes.)
⦿ Zhvillimi i përgjegjësisë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit;
⦿ Aftësimi për jetë dhe për punë në kontekste të ndryshme shoqërore e kulturore;
⦿ Zhvillimi i ndërmarrësisë dhe përdorimi i teknologjisë për zhvillim të qëndrueshëm;
⦿ Aftësimi për mësim gjatë gjithë jetës.
Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.
Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.
Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.
Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.
Mësimdhënësi/ja paraqet në programin MS Office Excel me projektor, disa praktika me funksionet e paraqitura më poshtë dhe pyet nxënësit se sa kanë njohuri rreth kryerjes së veprimeve me funksionet si më poshtë: Shuma =SUM; Mesatarja =AVERAGE; Minimumi =MIN; Maksimumi =MAX Numërimi i anëtarëve =COUNT; Prodhimi =PRODUCT; Nxënësit ndajnë shkurt përvojat dhe praktikat e deritanishme se si i kanë kryer veprimet e kërkuara deri më tani duke përdorur programin aplikativ Excel.
Pas mbarimit të filmit nxënësve u kërkohet të aplikojnë llogaritjen e vlerës mesatare, pagës së minatorëve, llogaritjen e ditëve të punës se sa orë pune mesatarisht qëndrojnë në minierë, vlerës së shumës, prodhimit si dhe numërimi i vlerave psh. vlerave të numëruara në situata të ndryshme të shfaqura në filmin e shikuar nga nxënësit. Formulat janë ekuacione të cilat llogarisin vlerat e të dhënave të pasqyruara në fletën e punës. Ndërsa funksionet përdoren për të kryer llogaritje të ndryshme në Excel. Funksionet mund të insertohen në FORMULAS dhe INSERT FUNCTION. Për çdo funksion mësimdhënësi praktikon dhe demonstron në formë vizuale te nxënësit.
Pas përfundimit të detyrave prezentojnë në klasë dhe diskutojnë rreth rezultateve të detyrave. Duke reflektuar rreth njohurive të përfituara gjatë kësaj ore mësimore, mësimdhënësi nxit në klasë një diskutim, ku pyeten nxënësit nëse kanë diçka për të diskutuar rreth sfidave gjatë përdorimit të funksioneve dhe formulave praktikisht. Nxënësit diskutojnë dhe argumentojnë mendimet e tyre duke sjellur shembuj konkretë. Mësimdhenësi me këshilla praktike ofron ndihmë nxënësve sipas nevojës.
Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.
17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.
Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.
DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.
Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.
Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.