Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

How happy are you?

Filmi

Në kërkim të së bukurës


Lënda

Gjuhë Angleze


Përgatitur nga

Valmira Cacaj, SH. M. "Vëllezërit Frashëri" Deçan

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

How happy are you?
Në kërkim të së bukurës

Përshkrimi i filmit

Në film përshkruhet historia e disa vajzave dhe realiteti i hidhur se si paraqitja e jashtme në ditët e sotme ndikon në mënyrën se si ato ndërveprojnë.

Përdorimi i grimit “të tepruar” nga këto vajza i ka vënë deri në atë pikë të mungesës së vetëbesimit, përmbushjes së tyre emocionale, kërkimit të vëmendjes së panevojshme lumturisë së tyre (të përkohshme) që në njëfarë forme po arrihet vetëm përmes grimit.

Njësia mësimore

—How happy are you? (Sa jeni të lumtur?)

Fushat e kurrikulës

—Gjuhët dhe komunikimi/ Languages and communication

Përshtatshëm për

Shkalla IV;
Klasa X.

Kompetencat

◎ Komunikues efektiv;
◎ Të shprehurit dhe të menduarit;
◎ Mendimtar kreativ.

Rezultatet e të nxënit

◉ Përshkruan personazhet dhe karakteristikat e tyre;
◉ Identifikon elementet kryesore që përbëjnë lumturinë/ përmbushin njerëzit;
◉ Shpreh dhe zhvillon kreativitetin e saj/tij në lidhje me lumturinë dhe gjithçka që i bën të lumtur.

DokuLab
Në kërkim të së bukurës

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Në kërkim të së bukurës
Në kërkim të së bukurës

Pikat e diskutimit

  1. Disa pyetje diskutuese (nxitja e nxënësve për të përdorur sa më gjuhën gjuhën angleze në dhënien e mendimeve të tyre personale). Çfarë është lumturia sipas jush?
  2. Sa mendoni se ndikon lumturia në jetën tonë emocionale dhe jetën e përditshme?
  3. Radhitni sipas rëndësisë sipas jush këto elemente: paratë, shëndeti, fama, paraqitja e jashtme, familja, karriera dhe suksesi.


Aktivitetet

Kuizi (mbahet në fund dhe përmban disa nënpyetje që varësisht nga nxënësit lidhen me sa janë të lumtur me veten e tyre dhe paraqitjen e tyre të jashtme dhe se çka i përmbush në jetë):

* Në jetën time i kam të gjitha gjërat që janë me rëndësi; * Kam një imazh pozitiv për vetveten; * Jam falënderues/e për çkado që kam dhe i vlerësoj ato / jam mirënjohës/e; * Nuk kam xhelozi ose lakmi ndaj të tjerëve; * Kam pasiguri në vetvete, në pamjen e jashtme, në pranimin e vetes ashtu si jam/vetëbesim.

Projekt (detyrë shtëpie):

Hulumto për një person të famshëm dhe mbi jetën e tyre: Zgjedh një personazh dhe analizo rrugëtimin e famës së tyre, si janë bërë të famshëm, a kanë hasur në pasiguri tek pamja e jashtme e tyre (nëse po, pse? – ku kalojnë te ndërhyrjet estetike ose përdorimi i tepërt i grimit, pastaj raste në përdorim të drogave të ndryshme ose deri edhe në vetëvrasje).

Vlerësimi:

Vlerësimi do jetë individual dhe i vazhdueshëm pasi edhe kuizi do jetë i tillë për secilin nxënës.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.

Learn about SDG’s