Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Devijimi dhe sjelljet devijante

Filmi

Matrix


Lënda

Sociologji


Përgatitur nga

Jehona Luma - Reçica, SH. M. "Ulpiana" - Lipjan

Kjo fletë e punës është përgatitur nga programi DokuLab i DokuFest në kuadër të grantit "FILM & FACTUAL MEDIA" nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë", financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Devijimi dhe sjelljet devijante
Matrix

Përshkrimi i filmit

Filmi dokumentar “Matrix” paraqet varësin në një botë të re përmes teknologjisë që nuk njeh moshë në rrugët e Prizrenit.

Filmi paraqet një realitet të ri e me ndikim shumë të madh në jetën antisociale.

Siç shihet, në këtë botë përkundër formave të tjera ku të rinjët janë më aktivë, në këtë film i shohim thuajse të gjitha moshat padallim që përballen me varësinë dhe sjellje antisociale.

Këtu shihen elemente antisociale, si: sharje, agresiviteti, lojëra të papërshtatëshme, momente rebelimi, pasojat e së cilave do t’i shoqërojnë dhe do t’i ndiejnë gjatë gjithë jetës.

Njësia mësimore

—Devijimi dhe sjelljet devijante;
—Kontrolli shoqëror i devijimeve.

Fushat e kurrikulës

—Shoqëria dhe Mjedisi.

Përshtatshëm për

Shkalla V, VII.
Klasa: X, XI, XII

Kompetencat

◎ Kompetenca e të menduarit – Mendimtar kreativ (Modelon zgjidhjen e një problemi të dhënë (në klasë, apo jashtë saj) për një temë të caktuar nga një fushë mësimore, duke e zbërthyer në hapa të vegjël dhe jep sqarime të nevojshme për hapat e ndjekur në zgjidhjen e problemit, duke përdorur forma të ndryshme të të shprehurit)

◎ Kompetenca personale – Individ i shëndoshë (Merr pjesë ose udhëheq një grup punues që bashkëpunon me përfaqësues të komunitetit për të ndihmuar moshatarët dhe anëtarët e tjerë të komunitetit të cilët kanë probleme shëndetësore, sociale, ekonomike etj, më pas raporton me gojë ose me shkrim për përvojat personale)

◎ Kompetenca qytetare – Qytetar i përgjegjshëm (Përshkruan (në formë verbale ose të shkruar) mundësinë e përdorimit të internetit dhe të informative në mënyrë të përgjegjshme për tema të caktuara dhe argumenton domosdoshmërinë e përdorimit të drejtë).

Rezultatet e të nxënit

⦿ Zhvillimi i përgjegjësisë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit.

DokuLab
Matrix

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Matrix
Matrix

Pikat e diskutimit

  1. Çka dini për sjellje antisociale?
  2. Kur një sjellje mund të konsiderohet si sociale, e kur si antisociale?
  3. Si trajtohen personat me sjellje antisociale në shoqërinë tonë?
  4. Bazuar në film si kishit vepruar ju në këtë situatë?


Aktivitetet

Hapi I: Harta e konceptit

Për të bërë lidhjen me temën e re, mësimdhënësi kërkon nga nxënësit të thonë çfarë dinë rreth termit sjellje asociale dhe varësinë në përdorimin e lojërave kompjuterike.

Hapi II: Veprimtari me lexim të drejtuar (VLD) dhe shikimi i filmit

Fillimisht nxënësve iu lëshohet filmi dhe pastaj klasa ndahet në dy grupe. Mësimdhënësi i orienton nxënësit të marrin informacion rreth këtyre çështjeve të mësimit. Grupi 1: Identifikimi i sjelljes antisociale? Grupi 2: Numëroni elemente antisociale? Nxënësve u lihet kohë në dispozicion për të marrë informacionin e nevojshëm nga teksti mësimor. Pasi ata e shikojnë edhe filmin besojë që janë të motivuar të mendojnë dhe të parashikojnë rreth asaj që po lexojnë. Kur nxënësit janë gati, ata i diskutojnë informacionet me mësimdhënësin/en. Njohuritë e nxënësve plotësohen me informacione të tjera nga mësimdhënësi/ja.

Hapi III: Shkrim i lirë

Duke u bazuar në përvojën tuaj personale dhe filmin që shikuat, tregoni parashikimin tuaj për efektin e lojërave kompjuterike në shoqërinë tonë.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Lexo më shumë në këtë temë:

UN Women Digital Library

Learn about SDG’s

Gender stereotyping

Gender Equality Training

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.