Printo

Fleta e punës për përdorimin e filmit në klasë

Multimedia

Filmi

Kjo është Tringa


Lënda

TIK


Përgatitur nga

Litvane Spahija, SH. M. "Hajdar Dushi" Gjakovë

Të drejtat autoriale të fletës së punës i takojnë DokuFest dhe nuk mund të përdoret pa miratim paraprak nga DokuFest.

Multimedia
Kjo është Tringa

Përshkrimi i filmit

Media sociale është një mjet që po bëhet mjaft popullor këto ditë për shkak të veçorive të tij miqësore, mirëpo a po miqësohemi edhe në realitetin ku po jetojmë? Kjo është historia e Tringës që ka vendosur ta ndajë me shumë njerz e që në ditët e sotme shumë nxënës të tjerë përjëtëojnë të njejtat ngjarje me të e duke mos mundur që të flasin rreth këtyre temave.

Nga ajo që shohim në mediat sociale, shumë të rinjve të u imponohet që në moshë të re që të mendojmë se ekziston vetëm një tip ideal i trupit, jemi të bombarduar me imazhe të jetës perfekte, por jo gjithmonë duhet t’a besojmë atë që na ofrohet përpara nesh. Duhet të kuptojmë se pas këtyre fotografive që shohim ‘online’ shumicën e kohës pas tyre fshihen trajnerë personalë, dieta të planifikuara, artistë grimi, stilistë dhe veçanërisht armiku më i madh i vetëbesimit: Photoshop!

Pas gjithë atyre buzëqeshjeve fallco fshihen shumë të pathëna që ne nuk i shohim. Ajo që shihni zakonisht në revista, në TV dhe në mediat sociale, NUK është e vërtetë.
Dieta e vetme që duhet të bëni është kjo: një dietë për të lënë faqet dhe llogaritë toksike në mediat sociale që po ju humbin kohët që nuk do të kthehen prapë! Mundohuni të mos përqendroheni në papërsosmëritë tuaja, sepse ne kemi lindur për të qenë të vërtetë, jo për të qenë të përkryer.

E gjithë bota është në majë të gishtave tanë të gjitha falë mediave sociale. Rinia është veçanërisht një nga përdoruesit më dominues të mediave sociale, andaj duhet të kemi kujdes si ju drejtohemi atyre. E gjithë kjo të bën të pyesësh se diçka kaq e fuqishme dhe me një shtrirje kaq masive nuk mund të jetë e gjitha e mirë. Ashtu si ka gjithmonë dy anë të një monedhe, e njëjta gjë vlen edhe për mediat sociale…

Njësia mësimore

Multimedia.

Fushat e kurrikulës

—Jeta dhe Puna,
—Gjuhët dhe Komunikimi,
—Shoqëria dhe Mjedisi,
—Shkencat e Natyrës.

Përshtatshëm për

Shkallën e 5 dhe 6 të Kurrikulës së Kosovës,  klasa X dhe XI.

Kompetencat

◎ Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit (Ritregon ngjarjen e një teksti të dëgjuar nga mjetet auditive, audiovizuale apo nga mësimdhënësi; Shpreh për 3-5 minuta para moshatarëve dhe të tjerëve përjetimet dhe emocionet që e kanë shoqëruar gjatë shikimit të filmit “THIS IS TRINGA”, rreth mënyrës së realizimit të filmit të shikuar.

◎ Kompetenca e të menduarit (Parashtron pyetje dhe u përgjigjet pyetjeve për temën/problemin/ e dhënë në njërën nga format e të shprehurit)

◎ Kompetenca personale (Bashkëpunon me të tjerët pavarësisht prejardhjes, aftësive dhe nevojave të veçanta për arritjen e një qëllimi të përbashkët në aktivitet në klasë/shkollë apo jashtë saj)

◎ Kompeteca qytetare (Identifkon vlera shoqërore që kultivohen në klasë, në shkollë apo në familje si p.sh., besimin e ndërsjellë, tolerancën, solidaritetin, respektin, mirësjelljen etj.).

Rezultatet e të nxënit

Kjo njësi mësimore mundëson që të prezentohet para nxënësvë sekuenca filmike, krijimi i sekuencave filmike, bashkangjitja e titrave, zërit - audio sekuencës dhe sekuencës vizuele. Instrument për arritje të qëllimit të orës mësimore është përdorur filmi i shkurtër dokumentar THIS IS TRINGA, i cili mundet të shfaqet gjatë orës mësimore, ose mundet të dërgohet linku te nxënësit si detyrë që ta shikojnë paraprakisht në shtëpi.

DokuLab
Kjo është Tringa

Shfaqja e facilituar

Shfaqja e facilituar bazohet në ciklin e mësimnxënies. Një shfaqje filmi pasohet nga një diskutim me audiencën. Ky proces ndihmon audiencën që të shikojnë filmin me sy kritik, reflektojnë, angazhohen duke parë problemin lokal në kontekst global dhe përfundimisht të merren me veprime të duhura që mund të ndikojnë në ndryshim shoqëror. Ky udhëzues e faciliton diskutimin në ambient të klasës.

Shikoni filmin. Publiku e shikon filmin si grup.

Reflektoni mbi filmin. Pas shfaqjes, audienca reflekton mbi filmin e shiquar, duke i ndarë pikëpamjet, ndjenjat dhe reagimet e tyre. Thelbësore për këtë qasje është njohja që çdo individ ka ide dhe mban vlera që janë të rëndësishme për ta. Duke e ndarë këtë, njohja dhe respektimi i ideve, ndjenja dhe vlerave të ndryshme ndihmon audiencën për të mësuar nga njëri-tjetri.

Shihni përtej kontekstit lokal. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit duhet të ekzaminojnë, debatojnë dhe analizojnë çështjet e ngritura në film. Për të marrë këtë më tej, audienca inkurajohet të lidh filmin dhe çështjet në jetën e tyre dhe t’i kuptojnë më mirë njohuritë e përbashkëta që ata posedojnë.

Vepro. Audienca i konsideron veprimet që mund të ndërmarrin për të adresuar varfërinë dhe pabarazinë në jetën e tyre dhe të komuniteteve, vendeve por edhe në nivel ndërkombëtar.

DokuLab
Kjo është Tringa
Kjo është Tringa

Pikat e diskutimit

  1. Cili program aplikativ mundëson realizimin e një filmi të tillë?
  2. Cilat paisje mundësojnë krijimin e sekuencës filmike, numëro disa paisje të tilla?
  3. Si mendoni që realizohet insertimi i fajllave audio në sekuencat filmike?
  4. A është e mundur që të realizohet insertimi i titrave filmike, nëse po si bëhet insertimi i tyre?
  5. Si mendoni se është bërë sinkronizimi i zërit videos dhe titrave në këtë film?
  6. Të spjegohet se si ështe realizuar hap pas hapi realizimi i filmit të shikuar?


Aktivitetet

Evokim

Në fillim të mësimore pyesim nxënësit se çfarë njohurie kanë për sekuencën filmike dhe realizimin e sekuencës filmike. Bëjmë një hyrje të shkurtër dhe shkëmbejmë pyetje dhe përgjigje rreth asaj se çka kemi në fokus. Më pas shikojmë filmin.

Realizim

Ditari dy pjesësh Reflektim -Pas përfundimit të filmit marrim mendimet e përgjithshme për filmin, më pastaj nxënësit i informojmë për referencat që do të marrin në lidhje me filmin, ku do të kenë mundësinë të shënojnë në fletë ndonjë detaj nga ajo që shohin, që do të ju shërbej si pikë reference për diskutim. Ndahen në dy grupe dhe shënojnë pikat e diskutimit që do të realizohen.

Reflektim

Pyeten nxënësit nëse kanë diçka për të diskutuar për aplikimit dhe realizimit të sekuencave filmike, vështirësive që hasen gjatë krijimit dhe këshillat që duhet t’u permbahen rreth fajllave multimedial, etj.

DokuLab

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të njohura gjithashtu si Qëllimet Globale, u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara në 2015 si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet deri në vitin 2030.

17 SDG janë të integruara - domethënë, ata e pranojnë që veprimi në një zonë do të ndikojë në rezultatet në të tjerët, dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore. Nëpërmjet premtimit për të lënë askend pas, vendet janë zotuar të ndjekin përparimin e shpejtë për ata më të rrezikuarit sa më parë. Kjo është arsyeja pse SDG-të janë krijuar për të sjellë botën në disa ‘zero’ që ndryshojnë jetën, duke përfshirë zero varfërinë, urinë, SIDA’n dhe diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.

Të gjithë janë të nevojshëm për të arritur këto objektiva ambiciozë. Krijimtaria, njohuria, teknologjia dhe burimet financiare nga e gjithë shoqëria është e nevojshme për të arritur SDG-të në çdo kontekst.

DokuFest përmes programit edukativ në kuadër të departamentit DokuLab është përkushtuar që të senzibilizojë rininë, për të mësuar më shumë për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kryesisht përmes shfaqjeve të filmave nëpër shkolla dhe trajnimit të mësimdhënësve në përdorimin e filmit dhe mjeteve audiovizuale në procesin mësimor.

Ky udhëzues është prodhuar me këtë qëllim dhe është i bashkërenduar me kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar.

Lexo më shumë në këtë temë:

UN Women Digital Library

Learn about SDG’s

Gender stereotyping

Gender Equality Training

Për të kërkuar shfaqjen e filmit vizitoni Bibliotekën Digjitale të Mësimdhënesit.